Koalicioni i PS-së me Topin dhe Idrizin në favor të Partisë Demokratike…

April 19, 2015 14:07

Koalicioni i PS-së me Topin dhe Idrizin në favor të Partisë Demokratike…

Arben Duka

 

Marrëveshja me Topin,
është krejt e kotë,
se Topi nuk ka,
kontroll mbi çdo votë!

Topi s’ka anije,
ndaj s’ka as timonin,
s’u thotë dot të djathtëve:
“Votoni Erionin!”

Po dhe po t’u thotë,
s’e dëgjon askush,
as dhe një trumcaku,
mendjen dot s’ia mbush!

Vërtetë për të majtën,
do të qe një fat,
nëse do të nxirrte,
Topi kandidat!

Kur e gjithë drama,
pas perdes po luhet,
në koalicion,
Topi përse duhet!

Ai mund të ndihet,
vërtetë elegant,
nëse fut në lista,
ndonjë diversant!

Diversantë në listë,
kjo s’është fare pak,
të ketë ca Topistë,
këshilli bashkiak!

Sot ky marifet,
s’përbën më skandal,
kur me qejf e majta,
të djathtës i fal!

Këtë-një i vetëm,
s’kam si e pengoj,
por po ka Topistë,
listën s’e votoj!

Të kem pak kujdes,
mësova nga jeta,
unë votoj PS-në,
dhe më del Oketa!

Nuk di si të bëj,
me verdiktin tim,
se votoj PS-në,
dhe del një Shpëtim!

Unë votoj të grunjtën,
më del misërnikja,
dhe një qime s’preket,
nga Demokratikja!

Problemi kuptohet,
thjeshtë me një të parë,
ndaj Shpëton dhe Topin,
Luli s’i ka sharë!

Se ku shkojnë votat,
dihet historia,
do derdhen pa bujë,
në mulli të tija!

Ndaj do flas si Rama,
vaj-o vajmedet,
nga këta Të Dy,
PS-ja humbet!

Humbet e humbet,
po e them pa frikë,
dhe pse Çamët njihen,
si njerëz besnikë!

Të djathtën e tyre,
nuk e tradhtojnë,
ndaj që nuk po tallem,
të gjithë e kuptojnë!

Të kam thënë kaq herë:
“Mos fal kot-o lumë,
sepse për të korrur,
nuk ke dhe aq shumë!”

April 19, 2015 14:07
Komento

9 Komente

  1. Shahisti Pichakar Bythamçeftas April 19, 14:39

    Hasan Zykoja nuk po di cfare te shpike, po i mbarohet benzina dhe pasi i fut nja dy tre dopio fillon e flet percart dhe e regjistron, pastaj kur i del pija e merr e hedh ne leter. Hasan Zyko Kamberi shko merru me ndonje gje me te dobishme.

    Reply to this comment
  2. gazetar April 19, 14:44

    Idrizi i bollokumes se Qifes dhe Hallves se Havas,Tak kokaines dhe Omer tutorit

    Reply to this comment
  3. Kris 1 April 19, 18:08

    dhe ti po lajthitesh
    ja fut kot o plak
    e majta e Rames
    Eshte helm ,farmak
    Kur flet per te majten
    Ja fut kot or mik
    kane hypur maj pemes
    s’po shohim nje fik
    Nje tufe me lepuj
    Nuk quhet kope
    po demin e bene
    s’lene gje mbi dhe

    Reply to this comment
  4. Arber Iliri April 19, 19:21

    O Duka mos e ke shtu alkolin keto kohet e fundit.Zakonisht dehja te ben shume dyshues, .Te pakten shoqeroje me meze, mos e pij thate .

    Reply to this comment
    • N.VJOSA April 19, 20:42

      O Arben Poeti,
      I paske ngacmuar keq keta ushtaret e Sali Rrumpalles!
      Njeri te quan bejtexhi, njeri Hasan Zyko…tjetri te ben te dehur, dikush te quan te lajthitur dhe se nuk merresh me pune te dobishme!…
      Medet medet per keta lloj ushtaresh te Sali Haxhi Qamil Vicidolit!
      Keta nuk e duan qytetarin aktiv, qe lufton te lartesoje moralin e një shoqerie te vertete te qyteteruar, por duane maskarallekun, mafjozet, delenxhinjt, mashtrusit!
      Keta nuk duane nne parti qe ti qendroje besnike shtreses qe perfaqson, por duane zgjedhje dhe kandidate qe dine ta dredhin, ta hedhin, te genjejne dhe Kaosi e Mafja te sundojne!
      Jo ore te mjere, mbroni moralin e paster qytetar, zgjedhjet e ndershme, kandidatet qe ti sherbejne popullit te tyre dhe mos u merrni me Arbenin!
      Mos u beni mashe e Sali Marrezis!…
      Arben Duka eshte nje qytetar shembullor dhe nje Poet me nje pervoje mbi 40
      vjeçare!…
      Ai e njeh mrekullisht popullin dhe shoqerine shqiptare , merr pjes aktive , teper aktive per te bere te ndergjegjshem shqiptaret te zbatojne parimet e arta te demokracive perendimore!…
      Arben Duka eshte nje njohes dbe vezhgues i mprehte i realitetit shqiptar!….
      Ndersa ju partiake bythko, qe ndiqni verberisht nje Paranojak , nje DonKishot, nuk
      doni te kuptoni Katastrofen ku e zhyti ai Shqiperine!…
      Arben Duka perpiqet qe me vargun e thjeshte, te thjesht por madheshtor dhe te kuptueshem per te gjitha shtresat e shoqerise, te ndergjegjesoje Popullin e vet, me
      Artin e Fjales , me moralin e fuqishem qe percjell…
      Arben Duka e percjell realitetin shqiptar me nje poezi me timber te mpret qytetar, me ngjarjet e dites, duke ndjekur shembullin e shkrimtareve me te shquar….
      A ka me bukur, figurshem e domethenes, kur ngre zërin e vet te nje intelektuali
      luftarak, kur shkruan:

      I THASHË DJALLIT, DJALL O DJALL,
      PSE NUK VJEN NË SHQIPERI?…
      MË THA DJALLI, MOS U TALL,
      JU KENI SHOKUN SALI…!

      Ne se keni lexuar poetet tane me te mire, ata kane bere emer pikerisht sepse jane prane popullit te tyre, frymezohen prej muzes se tij…
      Pena T o p, Arben Duka!
      Dhe mos u ver veshin ketyre lloj komentuesve partiake qe vargjet e tua i shohin me syzet e mashtrusve dhe kodosheve te politikes!…

      Reply to this comment
  5. Kris 1 April 20, 01:45

    i lezetshem je o shoku Vjosa por sikur je fryre si shume dhe po del nga shtrati.Te jap te drejte ne nje gje .Ne kohen e Saliut djalli nuk vinte ne shqiper se kishim Saliun dhe Ilirin ndersa tani ka ardhur me qejf se ka shoke Edvinin.Ku e shikoni te majten tek Rama Vetem ti dhe Arbeni mund ta dini. une per bindje dhe gjendje shoqerore i takoj te majtes ,por do te isha idjot qe nje aventurier si Rama dhe nje parti te mykur ne koke si Ps ta quaja te majte.Per mua jane pjese e bandes se Saliut.
    Prandaj o vjosa poeti i ben nder vetes si ish ushtarak tu bjere kokes atyre qe po vjedhin , po shesin apo japin me koncension atdheun

    Reply to this comment
  6. N.VJOSA April 20, 08:52

    @Kris 1,
    Me perjashtim te frazes se fundit, te tjerat jane ankesa qe nuk te japin buke…
    Ka nje takem njerzish ne Shqiperi, qe presin nga Rama, sikur ai ka ne dore Çelsin magjik dhe do tu jape para çdo lloj dembeli….
    Jamern hilft nichts….thone gjermanet…(Ankesat nuk ndihmojne….)
    Rama mori nje shtet te shkaterruar dhe po perpiqet te beje shtet…Por ajo Mafje qe eshte instaluar ne Shqiperi, jo Rama, por as Perendia nuk ka çfare i ben…Ose me sakt, do te duhet shume kohe qe vendi te futet ne shinat e normalitetit….
    Qeveria, mbledh taksat, organizon mbajtjen dhe funksionimin e shtetit, sigurise, ndihmon investimet kur ato vijne drejt vendit, ndjek politika qe populli te qeverise me perfaqsuesit e tij…
    por mos harro se ne kete Europe qe jetojme sot, nuk eshte kaq e lehte te shenosh rritje…, te afrosh investime…
    Shqiperia eshte aq e perçare sa nuk ka qene asnjehere keshtu, as ne kohen e Zogut…
    Aq sa ka bere Rama deri tani, nuk eshte pak….Ti e shikon besoj se aty nuk eshte aq e lehte te shkulesh nga themelet kaosin, antishtetin, korrupsionin…, deshiren per te marre pushtetin me çdo kusht…
    Mos u qani nga Rama, por ndihmojeni Ramen me kritika konstruktive per te permiresuar qeverisjen…
    Shiko çfare po ndodh me lamashet e politikes shqiptare: Parti te reja duanë te krijojne dhe ta perçajne me tej te majten dhe qeverisjen…
    Ekonomi e tregut i krijon mundesi çdo individi te punoje, por nuk ka ti jape para qyl njerzve qe nuk bejne perpjekje te punojne…
    Une qe po te shkruaj keshtu, per te mbijetuar, kam mesuar 7-8 profesione, qe ti kem te hapura rruget per pune, ne mos ne nje sektor, ne sektorin tjeter…
    Keshtu i dashur Kris, kerkoje punen dhe mos prit nga Rama apo nga Qielli….Ramen po nuk punoi mire, ja , po vijne zgjedhjet dhe eshte populli ai qe ja qep kapelen sipas kokës…

    Reply to this comment
  7. Kris 1 April 20, 12:27

    Thame ta leme Nanon te punoje dhe Nanua na punoi qindin.Shiti Shqiperine ,shiti partine tek Edvini dhe pushtetin tek Saliu.
    Keta te Rames jane si minjte,hane nga pak dhe kudo.Shif sa rroga merr nje qeveritar e sa jane shtuar obortaret.Ku vane 1 miliard borxhe per te paguar borxhet?Ku eshte reforma ne drejtesi.Pse ky rrugac ne krye te Ps financon rrogat e klerit kur feja eshte e ndare nga shteti..
    Si ka mundesi qe per te vizituar panaire grupi i ketij maskarait shkon deri ne 35veta.
    Ne cilin vend te botes deklaron biznesmeni se pagova dreken e qeverise pa u marre nen hetim kreu i qeverise.
    Ku e sheh te majten tek Rama dhe kjo kryesi biznesmenesh te majte.?
    Pra i dashur Vjosa,nje popull qe i neneshtrohet ideologjise dhe nje kryeministri deri tani bashkepuntor me Meten dhe Saliun ne vrasjet e 21 janarit ka vetem nje te arthme varferine ose nga syte kembet.

    Reply to this comment
  8. Azemi April 20, 12:52

    Bir Selmani I nenes ke te qaje me pare!!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin