Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë, letër KQZ-së: Rishikoni ndarjen e mandateve

Redaksia Online January 19, 2013 14:43

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë, letër KQZ-së: Rishikoni ndarjen e mandateve

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë i ka dërguar një letër të hapur Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nëpërmjet të cilës i kërkohet rishikimi i ndarjes së mandateve.

Vëzhguesit Vendorë shprehen në letër se procesi i ndarjes së mandateve për çdo zonë zgjedhore nuk po respekton të drejtën kushtetuese të barazisë së votës së qytetarëve

“Një ndarje mandatesh pa respektuar procedurat dhe kompetencat e përcaktuar qartazi në Kodin Zgjedhor, do të sillte si pasojë pesha elektorale të diferencuara të votave të qytetarëve nëpër qarqe, duke prodhuar një proces zgjedhor të vesuar (të metë) edhe sikur të gjitha standardet e tjera të plotësoheshin pa asnjë lloj vërejtje”, thuhet në letrën e Vëzhguesve Vendorë.

Në letrën e hapur drejtuar KQZ-së, Vëzhguesit Vendorë thonë se nuk mund të përdoret ndarja e mandateve e vitit 2009 për zonat zgjedhore në 2013-n, por duhet një ndarje e re dhe nënvizon se mosndarja e re e mandateve për zgjedhjet e ardhshme përbën një shkelje të mirëfilltë kushtetuese përsa i përket barazisë së votës për qytetarët.

 

Redaksia Online January 19, 2013 14:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*