Kobe, historia e pabesueshme e një djaloshi që dominoi NBA-në

January 27, 2020 09:23

Kobe, historia e pabesueshme e një djaloshi që dominoi NBA-në

Lajmi i aksidentit fatal për 41-vjeçarin Kobe Bryant ka shokuar botën e sportit.

Për shumë sportdashës, ai ishte një nga personazhet më të adhuruara të basketbollit, ndërkohë që statistikat e konfirmojnë si një prej lojtarëve më të rëndësishëm i të gjitha kohërave.

I lindur në Filadelfia, shumë shpejt Kobe do të udhëtonte me familjen e tij, duke ndjekur të atin Joe edhe ai basketbollist, që emrin ia kishte vënë nga pjata e preferuar, bifteku i shtrenjtë japonez.

Një nga legjendat e basketbollit, Kobe Bryant, vdiq sot në moshën 41- vjeçare

Bryant ishte tifoz i Milanit, që e ndiqte nga adoleshenca e kaluar në Itali

Një nga pasionet e tij ishte helikopteri, pikërisht mjeti ku humbi jetën.

Për 7 vjet Kobe jetoi në Itali,  nga mosha 6 deri në 13 vjeç, dhe ende fliste një italishte perfekte, madje me vendin fqinj e lidhte edhe pasioni për Milanin.

I rikthyer në SHBA, Bryant zgjidhet në draft nga Charlotte Hornets në 1996, por ata nuk i besojnë dhe e shesin menjëherë Los Angeles Lakers.

Ai do të ishte më pas  “thesari” i ekipit kalifornian.

Në vitin 2000 së bashku me një tjetër legjendë si Shaquille O’Neal fiton kampionatin e parë në NBA, triumf që përsëritet në dy sezonet pasuese, duke skalitur në ar emrat e tyre në historinë e këtij sporti.

Pas një periudhe më të vështirë, edhe jashtë parketit, me akuzat e ngacmimit seksual që për disa kohë i larguan pjesë të fansave dhe pothuajse të gjithë sponsorët, Kobe u rikthye me dy fitore të njëpasnjëshme në 2009 dhe 2010, duke filluar të vendosë rekorde mbi rekorde.

Përshëndetja e tij në ndeshjen e fundit në karrierë mbetet nga momentet më emocionuese të atij sporti, me Bryant që firmos 60 pikë në sfidën kundër Utah Jazz.

Diçka jo e rrallë për dikë që kishte firmosur edhe 81 pikë në një ndeshje kundër Toronto Raptors në 2006.

Përtej basketbollit dhe Milanit, që ndiqte përherë, një nga pasionet e mëdha të tij ishin udhëtimet me helikopter.

Pasion, që e largoi nga jeta dhe nga të gjithë fansat e tij.

j.l./ dita

January 27, 2020 09:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim