Koçi: PD duhet të pranojë përgjegjësitë e veta

Redaksia Online October 2, 2013 10:43

Koçi: PD duhet të pranojë përgjegjësitë e veta

Kreu i PSV ’91, Petro Koçi, thotë se me kalimin në opozitë, për PD është hapur një faqe e re. Koçi thotë se PD tashmë duhet të pranojë ato gjëra për të cilat ka përgjegjësi, në mënyrë që të bëhet e besueshme për atë që kërkon.

“Besoj se në PD është hapur një faqe e re. Ikja institucionale e Berishës, pavarësisht hijes së tij nën të cilën vepron Basha, prapëseprapë do të funksionojë. Por kjo nuk do të thotë se ajo do të shkëputet nga e kaluara. Por besoj se do të ketë një lloj protagonizmi ndryshe brenda kësaj kulture. Mendoj se ka nevojë për më shumë realizëm. Duhen pranuar ca gjëra, për të cilat ka edhe opozita përgjegjësi, në mënyrë që të bëhet e besueshme për atë që kërkon”, tha Koçi për News 24.

Redaksia Online October 2, 2013 10:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*