ARKIVAT: Kur Koçi Xoxe pranonte që kishte kryer 6 vrasje me urdhër të Enver Hoxhës dhe e kërkonte dëshmitar në gjyq

January 19, 2016 21:10

ARKIVAT: Kur Koçi Xoxe pranonte që kishte kryer 6 vrasje me urdhër të Enver Hoxhës dhe e kërkonte dëshmitar në gjyq

DITA posedon dosjen e deklasifikuar gjyqësore të Koçi Xoxes, një prej personazheve të dënuar të regjimit komunist.

Në seancën e shtatë të gjyqit të datës 18 maj 1949 Xoxe kërkon të vijë dëshmitar Enver Hoxha dhe flet lidhur me ekzekutimin pa urdhër të 6 personave si dhe kryerjen e torturave për të tjerë.

Më poshtë pjesë nga dosja botuar në Dita:

 

Sekretari: (Lexon shënimin në proces-verbal. Sot në datën 18/5/1949 fillon seanca e 7-të e procesit kundër grupit trockist dhe armiqve të popullit, të kryesuar nga Koçi Xoxe)

Prokurori (Bedri Spahiu): -Vazhdojmë me seancën e shtatë. Keni gjë për sa akuzoheni deri tani ju i pandehuri Koçi Xoxe?

Koçi Xoxe: -Unë dua të flas për ato që u zhvilluan nga akuza dje dhe pardje, megjithëse kisha thënë se nuk do të flisja, do të flas sot.  Por meqë sot nuk jam në gjendje fizikisht se me dashjen time nuk kam ngrënë dy ditë, kërkoj nga trupi gjykues që këto përgjigje t’i jap dhe prandaj, për sot të shtyhet gjyqi.

Kryetari(Frederik Nosi): -Po nga gjendja mendore, a je mirë i pandehur, se shohim se ti flet fare mirë dhe në rregull, prandaj përgjigju duke qëndruar ndenjur.

Prokurori: -Të na thotë i pandehuri Koçi Xoxe sa të holla ka përvetësuar nga arka e Sigurimit?

Koçi Xoxe: -Në arkën e Sigurimit kam marrë 43.000 lekë që kam thënë edhe në hetuesi. Por tani më kujtohet se nga këto, 11.000 lekë janë shpenzuar duke paguar kooperativën, kështu që mbeten vetëm 32.000 lekë që kam marrë për nevoja të shtëpisë. Këto të holla i kam marrë në bazë të një vendimi të pjesshëm të Byrosë që ishte marrë shumë kohë më parë. Këto të holla i kam tërhequr nga Ndihmës Ministrat sa herë që kam pasur nevojë dhe dëftesë nuk kam lëshuar.

Kryetari(Frederik Nosi): -Po a i di ti i pandehur rregullat e financës se si tërhiqen të hollat nga arka dhe nëse duhet lëshuar dëftesë?

Koçi Xoxe: -Dëftesë nuk kam lëshuar se i kam marrë nga ndihmësit e mi.

Prokurori: -Po në Republikën tonë Popullore, i pandehur, ka rregulla financiare në marrjen e të hollave, që duhen respektuar dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të merret Byroja siç thua ti, vendim për tërheqje të hollash në mënyrë abuzive.

Koçi Xoxe: -E di që ka rregulla financiare. Por unë nuk kam lëshuar dëftesë se i kam marrë nga ndihmësit dhe as më janë kërkuar dëftesa.  Unë nuk kam abuzuar, por janë marrë në bazë të një vendimi të një pjese të Byrosë.

Prokurori: -Po a mundet Byroja të marrë një vendim të tillë arbitrar?

Koçi Xoxe: -Kanë marrë edhe udhëheqës të tjerë. Dhe unë kisha më shumë nevojë sepse kisha familjen më të madhe.

Prokurori: -Kjo është një shpifje me të cilën i pandehuri kërkon të denigrojë udhëheqësit e tjerë. Koçit i duhej kjo për luksin dhe jetën që bënte. Ky mbante katër vetura në dispozicion. Në banjat e Durrësit kishte pallatin më të madh e më të lartë nga gjithë udhëheqësit e tjerë.

Koçi Xoxe: -Ky është një atak moral që më bëhet.

Prokurori: -Kjo është më e vogla, ajo më minimalja, në gjithë vargun e krimeve të shëmtuara të të pandehurit.

Kryetari: -Ju avokat i të pandehurit keni gjë për të thënë?

Spiro Stringa (Avokat): -Kërkoj të pyetet i pandehuri nëse do mbrojtjen time  dhe të caktojë ata që do të thirren për dëshmitarë.

Koçi Xoxe: -Unë do të mbrohem vetë.

Spiro Stringa: – I pandehuri duhet të ketë qetësi dhe pastaj të përgjigjet. I lutem trupit gjykues t’i jepet mundësia të pandehurit që të përgjigjet një ditë tjetër.

Koçi Xoxe: Dhe për sa u përket dëshmitarëve kam kërkuar të thirret Sekretari i Përgjithshëm(Enver Hoxha) për t’u pyetur në lidhje me dy raste. .. Për ato që tha Prokurori, për vrasjet pa gjyq, kanë qenë 6 raste. Dhe për këto kam pas qenë këshilluar dhe është bërë me urdhër të shokut Komandant(Enver Hoxhës). Dhe për këtë ka pasur edhe vendim të Byrosë. Kurse vetëm për një rast, është bërë duke u këshilluar vetëm me Komandantin(Enver Hoxhën). Për tortura unë nuk kam dhënë urdhër, vetëm për dy raste për Myzafer Pipën dhe një tjetër. Por nuk kam thënë që Myzafer Pipa të torturohej me hekur të skuqur. Me Gjyq Special ka qenë ekzekutuar vetëm Galip Hatipi dhe për këtë mora urdhër nga Komandanti(Enver Hoxha).

Prokurori: -Kërkoj, shokë gjyqtarë, të vazhdojë procedimi kundër të pandehurve të tjerë…

(Pas kësaj u procedua në pyetjen e të pandehurit Pandi Kristo). / Dita / 

 

January 19, 2016 21:10
Komento

23 Komente

  1. Nikolin May 6, 17:57

    llogari deri me nje per ca mijera leke
    perfytyroni sot qe vidhen miliarda dhe askujt nuk i hyn gjemb ne kembe

    Reply to this comment
    • adri January 20, 04:39

      Enver hoxhaplehra dhe krimineli me i madh i shqiperise. Enver hoxha felliqesira krimineli me i madh i Shqiperise qe nga krijimi i saj. enver hoxha kriminel qe nuk dinte te shkruante qe beri shkollen duke vrare njerezit dhe intelektualet e shqiperise..Krimineli ka veten nje emer ne shqiperi enver hoxha., Prokuroria duhet te arrestoje dhe hetoje familjaret e tij per krimet qe ka bere.

      Reply to this comment
  2. Mali May 6, 20:47

    Po te qe PKSH(PPSH) parti serioze analizen e kesaj periudhe do ta kishte bere qe ne 1956 si ne te gjitha vendet socialiste.Keto analiza nxoren nga burgu Vladislav Gomulken dhe e bene sekretar te pare ne Poloni.Po ne nuk jemi polake!Koci Xoxes edhe sot nuk i dihet varri.Revolucionari i frazave boshe Enver Hoxha kanibalizmin e tij ndaj shokeve e shiste si qendrim te kulluar revolucionar..Qe kur e nisi e deri sa na e hoqi qafe Perendia ky “engjell”nuk dinte se c’behej,ja punonin pas shpine:Koci, Nakua,Sejfullai…etj……….etj………etj…….Tuku,Bedriu….Beqiri,Petriti,Hitua,Abdyli…Ama ky gjithenje ne krye.Pune e piste,boll me,u lodha!Mehmeti Kadriu e dreqi e i biri….U lodha…

    Reply to this comment
    • intelektuali January 20, 10:03

      Ke harruar Qemal Stafen qe ANTIKRISHTI dhe pa shkolle Enver Hoxha e vrau me pabesi pederasti duke e spiunuar tek fashistet nga vila e kunatit te vet Bahri Omari ku jetonte si pasanik nga 1940 deri ne 1944 me gjithe Nexhmijen e tij. Pastaj ke harruar edhe nje gje tjeter: Ku Kumandant qe nuk kishte shkrepur asnjehere asnje plumbe apo pushke ne jten e tij jo vetem qe mbushi lumenj me gjak njeriu te pafajshem (shoke apo armiq e kundershtare politike) duke i torturuar me pare si nje sadist i vertete, por nga injranca e debilit pa shkolle falimentoi ekonomine dhe renoi shtetin si kurre me pare ne histori.

      Nje gje te ben pershtypje ne kete shkrim trondites:

      Xhelati Bedri Spahiu me sa qetesi pranon torturimin me hekur te skuqur dhe thyerje kockash te patriotit dhe mikut tone Muzafer Pipa me urdher nga Enver Hoxha, ashtu sic e torturuan edhe babane tone vetem pse nuk donin qe Shqypnia te behej prone e komunisteve te Beogradit dhe Moskes dhe si nje CIFLIG feudal i familjes Hoxha, ashtu sic ka mbetur pothuaj deri me sot.

      Konkluzion:

      Enver Hoxha mbahet sot nga politika jone kombetare si HERO megjithe Piramiden e tij Famkeqe ne mes te Tiranes dhe shteti e pushteti nuk do te kerkoje falje per krimet e komunizmit, perkundrazi jep medalje dhe pensione shtese per xhelatet e enverit, nderkohe qe Shqypnia kerkon te antarsohet ne BE. Kush i ve ne dukje keto te VERTETA shpallet nga enveristet ne pushtet si ARMIK i Shqypnise, njesoj sic i shpallte do vite me pare Enver Hoxha kundershtaret ne Kohen e Qepes te Partise se Punes.

      Prandaj:

      ne pinjollet e intelektualeve te vrare dhe masakruar nga banda sadiste e Enver Hoxhes me urdhera dirket prej tij themi sot per pinjollet e Enverit qe drejtojne Shtetin:

      MALLKUAR QOFTE RACA JUAJ O ENVERISTA ME PUSHTET QE E MBANI VATANIN SI NJE CIFLIG FEUDAL TE FAMILJEVE TUAJA TE PESHTIRA!

      Reply to this comment
  3. shqiptar May 7, 06:20

    killera po te pakten ishin bura shteti.
    sot kemi nje tufe karagjoza qe vetem vjedhin dhe u qurraviten ambasadorve

    Reply to this comment
  4. Saimir Shpati May 7, 07:01

    Na lodhet me keto budallalleqe… s’keni me se te mbushni gazeten?

    Reply to this comment
  5. xha Beqo January 19, 21:32

    Pume pellazgesh gjelle qensh

    Reply to this comment
  6. Mollosi January 19, 21:47

    Idiot Enveri, idiot Koci Xoxe!

    Reply to this comment
  7. Festja sipas kokes me xhunga January 19, 22:11

    Koci i vrau Enverit shoke te feminise, pshm Syrja Selfon, intelektual dhe shume te pasur, pasi e torturoi dhe e mundoi shume. . Bedri spahiu e mbrojti kocin. Te dy intrigante te paskrupullt.
    Torturuan e vrane pa gjygj shume intelektuat dhe nacionalist me listat e pregatitura nga jugoslavet.
    Ja denuan njerez te dashur per reth Enverit per ta detyruar te nderhynte dhe me pas per ta mbajtur nen presion e shantazhuar.
    Ne ate kohe Enverin e kishin nxjerre pothuaj jashte loje.
    Agjente te ndyrw udb dhe te vdekur per pushtet.
    Gjithe bemat e tyre tani ja veshin Enverit. Ne gjyq paska pas dhe prokuror dhe avokat, me sa duket gjyq me nje format te demokracive perendimore apo jo.Po koci teneqexhiu spaskerka pranuar avokat.
    Nuk keni ci beni me keq nje te vdekuri prej 30 vjetesh. Ska mbetur gje e lige pa thene. Here peder here feminist i terbuar.
    U mesuam u mbushem u mbytem me information te qelbur.
    E keni pyetur veten ndonjehere si ska folur nje llaf te keq ndonhe nga ata qe e kane njohur nga afer dhe i kane sherbyer. Dhe ne 50 vjet ata jane shume, njerez te thjeshte nga gjithe shqiperia, mjek, ushtare, sekretare, shoqerues, shofere, guzhunjere, pastruese, infermiere. Bile dhe isuf kalo , miku i saliut ska folur nje llaf te keq ne publik.
    Do ishte shume kollaj te kishin folur, kushedi sa do ja paguanin nje interviste atyre. Asnjeri ska thene nje llaf te keq. Po flasin gjoja me fakte ata qe se kane njohur fare.
    Te mirat e 50 vjeteve nuk kane vlere. Qe dini te gjithe te shkruani e te lexoni.
    Hahaha do te doja te dija se qe nga cfare generacioni dinin shkrim e kendim keta qe e shajne.
    Ndoshta gjenerationi dyte se me nje popullsi 99 perqind analfabete, merre me mend…
    Ndersa cjane bere te keqia ne 50 vjet, qe mbajne vulen e nje dore te caktuar, agjenturore, kriminale, antipopullore, eshte kollaj ja veshim Enverit.
    Pika qe su bie te gjitheve.
    Merruni me Enverin se i ndritet te gjitha dhe tashme juve dhe shqiperia i keni vene te gjitha gjerat ne vije.
    Tallin me nder b… me ju gjithe ata qe nga ai regjim u bene sadopak njerez. Gjithe shqiptaret e tjere hane lajme e gazeta.
    Ju befte mire. Si e keni koken ashtu dhe seftja. Ti gezoni te dyja

    Reply to this comment
  8. Kelmendi January 19, 22:11

    Te themi per nje cast qe Koci Xoxe nuk ishte armik i Kombit kur mendonte se me ndihmen e Titos do te realizonte bashkimin e Shqiperise me Jugosllavine, dhe rrjedhimisht “shpetimin” e saj. Gabimi i tij fatal ishte se nenvleftesoi ne menyre te theksuar shtetin e ri te sapokrijuar, dhe vecanerisht inteligjencen dhe intuiten e jashtezakonshme te shefit te tij, Enver Hoxhes. Pra si e kujtojme ne sot, si patriot?!!!, intelektual…?!! Dhe nese nuk ka qene asnje nga te dyjat, sa besueshmeri ka nje njeri me karakter te dyshimte kur flet per hakmarrje a per te shpetuar koken, qofte edhe nese thote te verteten…..?

    Reply to this comment
  9. Arben January 19, 22:26

    DONI ME PER BELULIN, O SHOKE KOMUNISTE????!!!!!

    EDHE SOT PO KETA LLOJ JANE NE PUSHTET.

    Reply to this comment
  10. Bilbil Sulovari January 19, 22:59

    Koçi Xoxe mori ate qe meritonte,kete duhet te marre edhe saleshqeni i viçidolit.

    Reply to this comment
  11. Petrol January 20, 00:11

    Pergezoj gazeten ”Dita” per kete material, edhe pse modest, per nje nga periudhat dhe drejtuesin me te erret te viteve 1945-48. Kush ka frike te analizohet me dokumenta veprimtaria dhe figura reale e Koci Xoxes? Nga ky material fiksova shprehjen e te pandehurit : ”Per vrasjet pa gjyq kam biseduar me … kam marre urdher nga… Dua qe ai te vije deshmitar ne gjyq”. Por prokuroria dhe gjykata nuk kishin fuqi ta sillnin bashkefajtorin te depononte ne gjyq… Kaq mjafton qe gjindja ta kuptoje te verteten tragjike. Per me shume fakte rekomandoj te lexoni librat ”Politika antikombëtare… : plenumi i 2-të i KQ të PKSH, Berat, 23-27 nentor 1944 : dokumente. Ndreçi Plasari dhe ”Dokumenta sekrete shqiptaro-jugosllave” ku gjenden me bollek deponime gjyqesh e krimesh prapa shpine

    Reply to this comment
  12. demo January 20, 02:41

    Shoku Koci i vrau shokut Enver, shokun e femijerise,bamiresin Syrja Selfo!!!!! Po nje shok tjeter te femijerise me mbiemrin Karagjozi,qe ja vrau ne tortura armiku tjeter i partise Mehmet Shehu????Po shoqen e femijerise,Sabiha Kasimati,qe ja pushkatuan shokut Enver para syve dhe e varrosen te gjalle,me listen e bombarduesve te ambasades sovjetike,?Shoku Koci kishte dy vjet i pushkatuar ne ate kohe.Po shoqen e shtepise dhe kusheriren Mussine Kokalari kush ja burgosi ,perdhunoi,torturoi dhe vdehje per se gjalli ne Burrel?Po shokun e lojrave te feminise Bedri Spahiu?Po shokun e sokakut te te marreve Shemsi Totozani?Po shokun e idealeve komuniste Zai Fundon si ja torturoi Dali Ndreu deri ne vdekje dhe faji i mbeti perseri Enver Hoxhes? Po edhe ai shoku i luftes dhe i idealeve te medha Mehmet Shehu,si vajti e qelloi veten per t`ja lene fajin Enver Hoxhes.Ai nuk dinte gje.Ata i kurdisnin kompllote ne bashkepunim me UDB dhe KGB,Dhe CIA,por partia ishte vigjilente dhe shoku Enver vdiq vete,pa ndihmen e kurrkujt.

    Reply to this comment
  13. PO KOQI XOXE VIQIDOLIT PSE U HARRUA ? January 20, 05:15

    pershendes komentuesin “festja sipas kokes me xhunga”

    mendoj se keto lajme qe serviren per “krime nga regjimi komunist” jane thjesht nje vazhdim inje terrori 25 vjecar Saliezbiberist.

    edhe per nje antikomunist qofte edhe te shkalluar ky lloj lajmi nga menyra si eshte shtjellur jep idene se Koxi xoxe ishte nje idiot por dhe me vone doli se ishte nje filoserb i rrezikshem.

    por keto lajme kane nje qellim te keq dhe nuk e di kush qenka ai Biberaj i Dites qe na servir keto idiotizma…duke luftuar me kufoma kur kemi salimonstren qe po na shurron 24/24 ore sidomos tani me rastin e masakres 21 janarit..

    biles shikojme qe amb. amerikan shkon takon KOCI XOXEN e viqidolit dhe do beje kriminalizim me kriminelin

    po ashtu donald luja me MUMJEN KODHELIN paska shkuar dje ne nje pike demontimi dhe deklaron se demontimi paska vrare 30 veta..me municjonet e enverit..kurse e verteta e gerdecit eshte lemeritese per saliun shkelzenin..por dhe per te pjerdhurin edi rama,kodhelen e tij duke pefshire dhe KETE AMBASDOR QE I TILLE NUK ESHTE

    MESHIRE PER ATO QE MERREN ME KOQI XOXEN PER TE HARRUAR KRIMET E KOQE BERISHES..TURP

    Reply to this comment
  14. intelektuali January 20, 10:08

    Perpara se te vriste Koci Xoxen kur i prishi relatat me Titon, Enver Hoxha kishte vrare me pabesi pederasti duke e spiunuar tek fashistet nga vila e kunatit te vet Bahri Omari ne fillim Qemal Stafen dhe shume komuniste te tjere. Ne vilen e Bahri Omarit qe ishte minister i jashtem kuisilng ne sherbim te fashisteve Enver ka jetuar si levend pa pune pasanik nga 1940 deri ne 1944 me gjithe Nexhmijen e tij. Ky Kumandanti qe permend puntori dru me pre dhe vegla e Titos, pra Enver Kumandanti nuk kishte shkrepur asnjehere asnje plumbe apo pushke ne jeten e tij jo vetem qe mbushi lumenj me gjak njeriu te pafajshem (shoke apo armiq e kundershtare politike) duke i torturuar me pare si nje sadist i vertete, por nga injranca e debilit pa shkolle falimentoi ekonomine dhe renoi shtetin si kurre me pare ne histori.

    Nje gje te ben pershtypje ne kete shkrim trondites:

    Xhelati Bedri Spahiu me sa qetesi pranon torturimin me hekur te skuqur dhe thyerje kockash te patriotit dhe mikut tone Muzafer Pipa me urdher nga Enver Hoxha, ashtu sic e torturuan edhe babane tone vetem pse nuk donin qe Shqypnia te behej prone e komunisteve te Beogradit dhe Moskes dhe si nje CIFLIG feudal i familjes Hoxha, ashtu sic ka mbetur pothuaj deri me sot.

    Konkluzion:

    Enver Hoxha mbahet sot nga politika jone kombetare si HERO megjithe Piramiden e tij Famkeqe ne mes te Tiranes dhe shteti e pushteti nuk do te kerkoje falje per krimet e komunizmit, perkundrazi jep medalje dhe pensione shtese per xhelatet e enverit, nderkohe qe Shqypnia kerkon te antarsohet ne BE. Kush i ve ne dukje keto te VERTETA shpallet nga enveristet ne pushtet si ARMIK i Shqypnise, njesoj sic i shpallte do vite me pare Enver Hoxha kundershtaret ne Kohen e Qepes te Partise se Punes.

    Prandaj:

    ne pinjollet e intelektualeve te vrare dhe masakruar nga banda sadiste e Enver Hoxhes me urdhera dirket prej tij themi sot per pinjollet e Enverit qe drejtojne Shtetin:

    MALLKUAR QOFTE RACA JUAJ O ENVERISTA ME PUSHTET QE E MBANI VATANIN SI NJE CIFLIG FEUDAL TE FAMILJEVE TUAJA TE PESHTIRA!

    Reply to this comment
  15. shpatar January 20, 10:14

    Lexoni sa me shume fakte te tilla te mesoni se si shqiptaret i hane koken njeri tjetrit me lojrat e agjenturave.
    Kam lexuar nje liber nga nje mik (Gjonzeneli) kujtimet e nje te arratisuri ne Amerike.Pengu.Me ka hapur nje dritare ku mesoje se cfare kane bere e bejne shqiptaret per pushtet.Arrije ne nje konkluzjon se keto si dhe shume pislleqe te sotshme e kane burimin tek mos emancipimi i shoqerise shqiptare.Kemi mbetur ne epokat kur shoqerija njerzore tregonte vetem njeren ane.Ate cnjerzore.
    Jo me kote sot shume studjues te huaj flasin per karrakterin e ashper luftarak ,bujarine per mikun dhe azgje per ato te shoqerise se emancipuar.Mbizoterojne anet me te erreta ku dhe ata pak intelektual humbasi ose vihen ne sherbim te se keqes.
    Sot e 24 vjet ,qe ndryshuam dhe sistemin, cfaqemi njesoje .Nga shpallja e Mevetsise,perpjekjet per shtet ,Mbreteri,Diktatur komuniste e demokraci perendimore ndryshimet jane si teorit kineze.3 te mira e 2 te keqia.Po te besh nje grafik ne 104 vjet shtet shqiptar nuk di se ku dalim ne krahesim me popujte e tjere.Arsyen do ta gjeni tek keto e shume matriale te pa njohura e te deformuara.
    U takon historjanve tane dhe intelektualve te cbirojne te shkuren e te demaskojne te sotshmen .Te sjellin fakte e obsjone per nje shoqeri me te emancipuar qe mendjte e ndritura te marrin ne dore fatet e kombit.

    Reply to this comment
  16. alphade January 20, 11:04

    Enveri, eshte e vertete qe na la te varfer, por me asnje ”peni” borxhe, ndersa shqiptaret keto
    25 vjet jane zhytur ne borxhe dhe keto i duhet shlyer kapitalizmit ne nje afat te caktuar dhe
    populli shqiptar, mbajeni mire mend kete, nje dite duhet t’ja paguaje FMN-s apo BB… Atehere
    do ta shohinse sa e rende, nje mije here me e rende se sa komshiu yne i jugut sot qe po ka
    lakun ne fyt…!!! Mjere Shqiperia , mjere populli shqiptar i viteve 30-40 te ketij shekulli……!!!!

    Reply to this comment
  17. qytetarB January 20, 13:04

    Vazhdoni merruni me komunizmin qe s’e keni njohur kurre dhe u kane plase syte me demokarcine qe u hoqi dhe breket e keni ngele pa pike morali njerezor. Origjina: majmun antropomorf-njeriu shpellave- njeri dhe tani drejte shpellave me celular ne dore.

    Reply to this comment
  18. demo January 20, 16:53

    Gjithe shoket dhe shoqet e feminise,ja vrane Enverit,qe nuk dinte gje.E keni fshire komentin tim te djeshem por s`prish pune.krimi dhe mashtrimi te rrojne!

    Reply to this comment
  19. demo January 25, 22:44

    koci hecte me hapa te shpejta te arrinte hapat e gjate te enverit.enveri me jugosllavet;koci me jugosllavet,enveri hartonte listat,koci i zbatonte,;enveri i jepte emrat e shokeve,koci ja pushkatonte.,por kur krimet u bene mullar,enveri ja veshi koci teneqexhiut.Ashtu si beri me te tjeret si pun e kocit

    Reply to this comment
  20. demo January 25, 22:45

    koci hecte me hapa te shpejta te arrinte hapat e gjate te enverit.enveri me jugosllavet;koci me jugosllavet,enveri hartonte listat,koci i zbatonte,;enveri i jepte emrat e shokeve,koci ja pushkatonte.,por kur krimet u bene mullar,enveri ja veshi koci teneqexhiut.Ashtu si beri me te tjeret si pun e kocit.po cfare e kam thene e perseritur une kete,c`ja fut kot!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*