Në ato maja…

Nga Alqi Koçiko October 16, 2014 15:34

Në ato maja…

Deshëm nuk deshëm, gjithçka kaloi në politikë. Realisht, me përballje sportive si ajo futbollistike e Shqipërisë me Serbinë në Beograd, që në fillim çështja premton politikë të bollshme. Aq më tepër që incidentet dhe momentet mbi të cilat do vendoset drejtësia sportive, tani i takojnë UEFA-s për të dhënë vendim. Ka pesë shkelje flagrante që rëndojnë mbi palën pritëse, Serbinë, por nuk po merremi me to. Dhe dy për shqiptarët: Mospranimi për të dalë në fushën e lojës pas dhunës që vloi në kurriz të lojtarëve, dhe praninë në fushën e lojës të “simboleve politike” apo diçka e tillë.

Dy ditë më pas, entuziazmet dhe patetizmat sikur janë qetësuar edhe në mesin e ca gjaknxehtëve prej nesh, dhe po mbizotëron mendimi se ai dron me vizatimin e “Shqipërisë etnike” më mirë të mos ishte shfaqur. Në mungesë të daljes së një autori të verifikuar dhe real të lëshimit të lodrës me telekomandë, nuk mungon as hamendësimi se gjithçka mund të jetë lojë e serbëve. Por kjo nuk ka dhe aq rëndësi. Ajo që bie në sy është se edhe pse ballkanikë të dy palët, ndër ne mbizotëron shumë më tepër kthjelltësi dhe gjykim i shëndoshë, për një ndeshje futbolli që duhej të kishte filluar dhe mbaruar si e tillë, duke e lënë gëzimin apo hidhërimin për më pas. Përkundrazi, serbët, duke filluar nga maja e politikës, rezultojnë fatkeqësisht të mbetur në mentalitetin më primitiv të mundshëm për kohët që vetë rajoni po kalon. Vërtet ministri i Jashtëm serb Daçiç, pasardhës në krye të partisë së Milosheviçit mund të kuptohet në përdorimin politik të kësaj ngjarjeje, por kryeministri Vuçiç duket qartë që retorikën e ndezur të këtyre ditëve e ka nga halli. Kthesa e pabesueshme e tij nga radikal të pragmatist, në udhëheqës të integrimit evropian të Serbisë dhe pranues i gabimeve të rënda të shtetit serb; politikat e rrepta fiskale dhe dalja përballë popullit të vet për t’i thënë: Lërini nacionalizmat, tani duhet punë, e ka çuar Aleksandër Vuçiçin në fund të popullaritetit. Megjithatë ai ka deklaruar hapur: Më mirë një mandat të vetëm qeverisës dhe bëj diçka për vendin, sesa të hiqem zvarrë. E pra, edhe Vuçiçi e shfrytëzoi politikisht rastin për të bërë një deklaratë mbi “dinjitetin dhe fytyrën tonë”, në kërim të dëshpëruar të mbështetjes popullore.

Por ajo që mbizotëron mbi gjithçka, është një ofensivë e shpejtë serbe për të kthyer situatën në mos të favor të tyre, të paktën të kapin “barazfajësinë”. Dhe nuk është sekret që Beogradi është më me përvojë në lobim dhe me më shumë akses në skutat e diplomacisë evropiane. I vjen në ndihmë edhe qëndrimi ambig i shefit zviceran të FIFA-s, Blatter. Por ajo çka ra në sy më shumë se gjithçka, është deklarata e një… zëdhënëseje, po po, zëdhënëse pacaka se i jep zë kryediplomates së Bashkimit Europian Lady Ashton. Jemi mësuar ta shohim rëndom fytyrën e sllovenes Maja Koçijançiç në deklarata për shtyp nga Brukseli, kur binte puna për temat e çështjet shqiptare. Nga gazetare e agjencisë sllovene të lajmeve SPT, ajo kaloi në misionin diplomatik slloven në Bruksel, e prej këtej, në zyrën e zonjës britanike Ashton në vitin 2010. Edhe pak javë e ndajnë nga përfundimi i detyrës, pasi më 1 dhjetor vjen kabineti i ri ekzekutiv i BE-së nën drejtimin e Zhan Klod Junkerit. Dhe çfarë bën Maja? Mendon që tani në fund, t’u japë një dorë ndihme miqve serbë, duke dalë nga foltorja e lartë e postit për të folur… për një ndeshje futbolli, të cilën “autoritetet serbe e paskan organizuar shumë mirë”. Në intervistën që prezantojmë bashkangjitur, Maja e shton zullumin duke folur edhe për “huliganë të dyja palëve?!” dhe më keq akoma, nuk tregon asnjë shenjë tërheqjeje për daljen spektakolare nga roli dhe detyra e saj.

Është një gjest shumë i ulët, por tregon diçka. Ofensiva serbe në planin e PR-së do shfrytëzojë gjithkënd e gjithçka. Ne nga ana tjetër, duhet të ruajmë këtë superioritet që treguam si në mentalitet edhe në sjellje, por njëherësh siç thotë Ardian Vehbiu, të harrojmë ngazëllimet fëminore me harta e flamurë dhe t’u kërkojmë përfaqësuesve tanë, si atyre sportivë edhe politikë, të jenë në lartësinë e detyrës dhe të mos bien pre e patetizmave të lirë. Si FSHF-ja përballë UEFA-s për ndeshjen, ashtu dhe qeveria në axhendën e saj politike. E për mendimin tim, në ndeshjen e kthimit t’u tregojmë kokënxehtëve serbë se janë të mirëpritur të presin bileta, të bëjnë tifo, të vizitojnë dyqanet e lokalet tona dhe të kthehen të paprekur. Sa për Majën, ajo edhe pak javë është…

 

 

Znj.Ashton dhe zëdhënësja e saj Koçijançiç

Znj.Ashton dhe zëdhënësja e saj Koçijançiç

 

Koçijançiç: BE nuk komenton futbollin, por… bëmë një përjashtim (!)

Disa orë më parë Maja Koçijançiç, zëdhënëse e ministres së Jashtme të BE-së, deklaroi se autoritetet serbe kishin  treguar profesionalizëm në situatën e tensionuar të ndeshjes Serbi-Shqipëri. Kjo ishte një deklaratë e papritur nga një përfaqësuese zyrtare e Bashkimit Evropian, pasi znj.Koçijançiç është një përfaqësuese politike dhe jo sportive. Për më tepër kur për incidentin nuk është shprehur ende organi kompetent i UEFA-s.

Pas kësaj deklarate , një shqiptare e Suedisë e quajtur Shqipdona Ajazaj, e ka kontaktuar personalisht në telefon zëdhënësen e BE-së Koçijançiç dhe e ka pyetur në lidhje me deklaratën zyrtare që kishte bërë.

Gjatë intervistës zëdhënësja, Koçijançiç pranon se BE-ja nuk komenton asnjëherë ndeshjet e futbollit, por…shton pak më tej se në këtë rast u bë një përjashtim, ndonëse nuk sqaron se përse ishte përjashtim ky rast për BE-në.  

Më tej në intervistë vërehen dhe dy momente interesante të znj. Koçijançiç, ajo shprehet kundër huliganëve të të dyja palëve, ndonëse në stadium kishte vetëm tifozë serbë. Znj. Koçijançiç e quan provokim ngritjen e flamurit të “Shqipërisë së Madhe” në ajër me ‘drone’, por kur telefonuesja i thotë se ende nuk dihet se kush e ngriti atë flamur, nuk dihet nëse ishin serbë apo shqiptarë, znj. Koçijançiç devijon pyetjen dhe i thotë telefonueses se nuk ka shumë kohë për të folur me persona që nuk janë të medias.

 

NË VIJIM INTERVISTA E ZBARDHUR: 

-Koçijançiç: Alo, Po?

-Telefonuesja: Alo po. Emri im është Dana dhe po ju telefonoj në lidhje me deklaratën tuaj për mënyrën se si serbët e trajtuan situatën e sigurisë .

-Koçijançiç: Nga cila media po më telefononi?

-Telefonuesja: Nuk jam media, por një person i zakonshëm që jeton në Evropë.

-Koçijançiç: Ok.

-Telefonuesja: Jam shumë e revoltuar me deklaratën tuaj pasi është e gabuar të ngatërrosh politikën me sportin.

-Koçijançiç: Në fakt jam dakord me ty. Mendoj që politika nuk duhet të udhëhiqet nga ajo çfarë ndodh në fushën e lojës, sidomos në rastet e akteve vandale dhe huliganizmit.

-Telefonuesja: Megjithatë unë nuk mendoj  se ishte e drejtë që ju deklaruat që ata(serbët) e përballuan situatën shumë mirë, sepse akoma nuk e dimë.

-Koçijançiç: Ti duhet ta dish që ishte i mundshëm një përshkallëzim i mëtejshëm i situatës dhe kjo është ajo që ka rëndësi në fund të fundit…

-Telefonuesja: Përshkallëzimi nuk u shmang sepse ata(serbët) bënë një punë të mirë, por sepse lojëtarët shqiptarë vrapuan shpejt(për t’iu shmangur dhunës).  Besoj se kjo është diçka që duhet bërë e ditur sepse ishin lojëtarët shqiptarë që vrapuan shpejt për të dalë nga fusha dhe kjo nuk është diçka e mirë të ndodhë në një fushë futbolli.

-Koçijançiç: Absolutisht. Kjo duhej të ishte një lojë normale dhe e luajtur duke ndjekur të gjithë rregullat. Unë jam dakord. Besomë. Ne nuk reagojmë ndaj lojërave të futbollit, ky ishte një përjashtim dhe këto gjëra nuk duhet të ndodhin. Është e qartë, siç është e qartë që politika nuk duhet të udhëhiqet nga huliganizmi dhe ne duhet të fokusohemi tek kjo. Nëse duam të përmirësojmë bashkëpunimin në rajon, ne duhet të kemi kontakte dhe duhet të respektojmë rregullat dhe kjo vlen për të dyja palët, Serbinë dhe Shqipërinë. Mendoj që kjo është mëse e qartë..

Telefonuesja: Po, po…

-Koçijançiç: Dje..më vjen keq, ajo që ndodhi dje ishte një shembull i tillë. Nuk kishte arsye pse të ngrihej ai ‘drone’ që mbante flamurin shqiptar dhe fluturonte mbi stadium dhe nuk kishte arsye për tifozat serbë që të sulmonin lojëtarët shqiptarë dhe ne nuk duhet t’i shohim këto në Evropën e shekullit të 21.

-Telefonuesja: Unë jam dakord me ju…

-Koçijançiç: E shikon, e shikon…këtë po them, ne nuk duhet ta përjetonim këtë.

-Telefonuesja: Po, por çfarë…

-Koçijançiç: Kjo nuk është një sjellje e pranueshme, në çdo standard. Dhe më beso, nuk është diçka që zëdhënësat e politikës së jashtme mund të komentojnë vetëm pse disa huliganë nga të dyja palët veprojnë siç vepruan. Ishte diçka e mirë që nuk pati përshkallëzime të tjera. Ishte diçka e mirë besomë, sepse me çfarë u pa aty, mund të kishte ndodhur dhe më keq.

-Telefonuesja: Por…unë nuk jetoj në asnjërin prej këtyre dy vendeve, unë jetoj në Suedi, por çfarë mund t’u them fëmijëve të mi kur ata…

-Koçijançiç: Ata duhet ta shohin këtë dhe të mësojnë si të mos sillen.

-Telefonuesja: Po…

-Koçijançiç: Sepse kjo nuk është mënyra se si njerëzit duhet të sillen, eventet sportive duhet t’i bashkojnë njerëzit, të krijojnë atmosferë, kjo nuk ishte një sjellje e pranueshme. Dhe besomë kjo nuk është një çështje e njërës palë, ky është një problem më i madh dhe të gjithë duhet të fokusohemi që të mos përsëritet.

-Telefonuesja: Po, unë e kuptoj, por më lejo të të them veç një gjë. Është shumë e lehtë të shpjegosh që një flamur fluturoi, por është shumë e vështirë të shpjegosh pse një stadium i tërë bërtet “vrisni shqiptarët”. Është kaq ndryshhe një flamur që valëvitet…

-Koçijançiç: Dëgjo, nëse e pe se si flamuri po valëvitej dhe çfarë shkruhej në të, ky ishte një provokim. Një tjetër lloj provokimi.

-Telefonuesja: Po, por ju…

-Koçijançiç:  Dhe besomë, situata mund të përkeqësohej nëse shqiptarët do ishin aty, besomë, do ishte edhe më keq.

-Telefonuesja: Po, por ju nuk e dini nga erdhi flamuri, mund të ishin serbët që e bënë, mbase u leverdiste atyre provokimi. Ndoshta ishin dhe shqiptarët…por ishte thjeshtë një flamur….

-Koçijançiç: Dëgjo, ti nuk je një person nga media dhe unë nuk kam kohë për një bisedë të gjatë. Më lejo të të sqaroj diçka edhe njëherë. Këto gjëra nuk duhet të ndodhin dhe ky është mesazhi ynë kryesor që ne përpiqemi të përçojmë. Dhe e dyta, politika nuk duhet të udhëhiqet nga huliganizmi në stadiume dhe provokimet në stadiume dhe ky është mesazhi që ne po përpiqemi të japim dhe ky është mesazhi që çdokush duhej të dëgjonte. Kjo nuk duhet të ndodhë me askënd.

-Telefonuesja: Faleminderit për kohën tuaj

-Koçijançiç: Bye…

Nga Alqi Koçiko October 16, 2014 15:34
Komento

20 Komente

  1. lutfi October 15, 20:17

    Evropa kurve perseri ne anen e shkjaut.

    Reply to this comment
  2. Lleshi October 15, 20:28

    Ku jane institucionet tona me kete Kurviçiçin ?

    Reply to this comment
  3. Kris 1 October 15, 20:29

    Ministia e jashteme e BE tregon se nuk e can bythen fort qe thirjet e serbeve vrisni shqiptaret eshte e njejte me thirrjet e hitlerjaneve vrisni cifutet,.te na rrojne bajgat e BE qe bejne hetuesine dhe menjehere i gjeten fajtoret.Mos valle kurva plake don me u duk e re pa ndryshuar huqin e kurverise?

    Reply to this comment
  4. Humanity October 15, 20:40

    ….me fjale te tjera mund edhe te vritej ndonje futbollist per arsyen e thjeshte se nje beze me ngjyre PROVOKOI sipas tyre.U dashka te justifikojme cdo llioj barbarie ne emer te nje flamuri.Po policia cfare roli ka ketu ,nese organet eshtetit prites qe kane pergjegjsine e organizimit i japin OK hordhive barbare te invadojne fushen e lojes.Dhe postum a u arrestuan nga piolicia serbe ata qe dhunuan fushen dhe futbollistet shqiptare , ne ket rast mund te flitet per nje standart unik , nese jo atehere kemi te drejte te mendojme se serbet jane vet pergjegjes per kete shfaqje te shemtuar

    Reply to this comment
  5. Rea October 15, 20:47

    Nje shtet qe nuk garanton dote nje ndeshje futboolli dhe ku me shume nuk kishte as edhe tifoze shqipetare,po kerkojne tia lene ne dere pafytyresine e tyre shqipetareve dhe ku me keq akoma deklarata e kesaj serbes tjeter nga BE kur thote qe serbet kane ditur ta manaxhojne situaten me veten e tyre se aty shqipetare nuk kishte vetem 11 lojtar.Te pa bese europianet ashtu si me ndarjen e kufijeve dhe coptimin e trojeve shqipetare.Te gjitha forcat politike duhe te bashkohen qe nga Shkupi,Prishtina,Tirana dhe tu tregojne ketyre te pa beseve qe jemi te bashkuar kunder te keqes qe na rrethon.Shqiperi Etnike.

    Reply to this comment
  6. europa kurve plake October 15, 21:03

    Nese trazirat e mbremshme do te kishin ndodhur ne Shqiperi jam i sigurt qe tashme UEFA do e kishte marre vendimin per 3 piket ne tavoline per serbet, skualifikim e Shqiperise nga kompeticioni, rikthimin e regjimit te vizave, revokimin e statusit te vendit kanditat per ne BE, embargo ekonomike e financiare, etj.

    Oh si nuk kemi nje shtet te forte…

    Reply to this comment
  7. Arben October 15, 21:18

    NORMALE QE DUHET TE BENI PERJASHTIM, PASI KENI DUART TUAJA TE NDYRA NE KETE MESELE.

    PROCEDIM DUHET PER PLATINI DHE MERKEL.

    PLATINI NUK DUHET TE LEJONTE QE EKIPET TE ISHIN NE NE GRUP

    MERKEL KA PERGJEGJESI SEPSE URDHEROI PLATINI TI VINTE EKIPET NE NJE GRUP, KUNDER TE GJITHA RREGULLAVE QE KA FUTBOLLI PER KETO VENDIME.

    LOJTARET NE FUSHE U SOLLEN BRENDA NORMAVE TE FUTBOLLIT, KESHTU QE NDESHJA DUHET TE PERSERITET NE FUSHE ASNJEANESE DHE E NJEJTA GJE PER NDESHJEN E KTHIMIT.

    JANE MERKEL DHE PLATINI QE DONIN TI JEPNIN NDESHJES NOTA POLITIKE DHE FAKTIKISHT DESHTUAN NE KETE TENTATIVE TE TYRE.

    ATA DUHET TE PAGUAJNE TANI.

    QE FUTBOLLI TE VAZHDOJE TE MBETET FUTBOLL, PERNDRYSHE UEFA DO TE THELLOJE RRUGEN SI NJE SHTOJCE E QEVERRISE MERKEL DHE DO TE DENIGROHET SHUME SHPEJT.

    Reply to this comment
  8. MANUSHAQA October 15, 22:15

    BE KA BRENDA KSI LLOJ PLERASH QE NDODHIN KETO GJGJERA TEK NJERZIT ETHJESHT??

    Reply to this comment
  9. kujtimi.itali October 15, 22:42

    SHQIPTAR, ASKUSH NUK E RRUAN PERNE,SQETULLEN KUR NE SULMOJME NJERI TJETRIN, PRESIDENTI FALENDERON LOJTARET, DHE I NGUSHELLON SHYQYR QE SHPETUAT BYTHEN DHE NUK THOTE ASNJE FJALE PER INCIDENTIN,KOMLET SERB, MBESA E ISH- KRIMINELIT BERISHA THOTE QE NE SHQIPTARET JEMI TE PA EDUKATE SE NGRITEM FLAMURIN AS EDHE NJE DEPUTETE, DHE ASKUSH NGA OPOZITA KOMPRESO EDHE BERISHEN QE SHAN ME LIBER SHPIE DHE DUKET SI TRA(ATDHETARE) NUK KANE HAPUR GOJE BASHA KERKON TI JAPE MEDALJE …ARI DHE NUK THOTE SE PSE NDODHI NJE GJE E TILLE KU FUTBOLLISTET TANE RREZIKUAN JETEN. KUSH ESHTE AI QE TE NA MBROJE, KUR NE NUK MBROJME VETVETEN???
    EDHE PSE ISHIN FAJTORE E GJITHE POLITIKA SERBE NE SULM KUNDER SHQIPTAREVE, EDHE SE NE STADIUM ISHIN 20 SHQIPTARE GJEJNE MENYREN PER TE NA BERE FAJTORE. DHE NE ME KETA POLITIKAN DEBILA QE KEMI DO TE JEMI GJITHMONE FAJTORE: VETEM BUSHATI DHE RAMA JANE PRONONCUAR DREJTE PERSEDREJTI, ASKUSH TJETER!!!!!!!!!!!!!! KA ARDHUR KOHA KU DUHET EDHE NE SHQIPTARET E SHQIPERISE TI BASHKOHEMI DHE TE NDIHMOJME KOSOVARET, ATA JANE PATRIOTA JO NE SHQIPTARET E SHQIPERISE. ME NJERI TJETRIN UVRANE DHE U PRENE PERDITE KUR VJEN PUNA PER TE TREGUAR SE KUSH JEMI!!
    KUSH JEMI???? JEMI NJE TUF DERRASH KU HAJME NJERI TJETRIN DHE KAQ!!!!!!

    Reply to this comment
  10. MANUSHAQA October 15, 23:26

    KUJTIMI ITALI PO PRESIDENTIT I KA REN PARALIZ NE TRU SALIU PO DIHET ESHT DHENDER NE SERBI

    Reply to this comment
  11. argita shkjau October 16, 07:58

    ne nje fushe pa kundershtare pra veteme serbe u be nje lufte serbo me serbo dhe vete serbete e kane ngriture ate flamure per te bere nje pabesi ndaje shqiptarve dhe shikoni europa prostitute dhe amerika kurve mbrojne serbete qe luftuane me serbete dhe serbete e tiranse po rine e po presine orene te na shqyejen ne populline e thjeshte se te gjithe bashkpuntorte e serbise nuk prekene sic nuk u reken me 97 qe e dogjene shqiperine dhe ne 21 janare qe e masakruane populline e mbare demokate shqiptare poshete serbia dhe serbete e politikese shqiptare qe jane shume dhe po shtohene poshte pabesia europjane qe ne nje lufte serbo serbe mbrone serbete po se kundere dhe kushe i revoltoi nje zote e di dhe ata mbrojne po poshtersine qe e bejne vete

    Reply to this comment
  12. treporti October 16, 08:27

    Supermbesa ja corri masken gjyshit!

    Reply to this comment
  13. igli October 16, 08:58

    ato i kan dhuruar ate flamur per te cilin gjyshi do tu ket folur gjithmon,me nostalgji.

    Reply to this comment
  14. mëno October 16, 11:03

    Kjo kurva e Europes mos eshte gje serbe? Mendoni o shqiptar se sa besim duhet te kemi te Europa kur ajo perfaqesohen nga monstra si kjo qe flet per huligan shqiptar ne Beograd. Kjo ose nuk e njeh fare shqiperine, ose eshte e paguar nga Beogradi per komentin ose ishte duke pire droge dhe kishte kaluar masen. Fatin e tyre shqiptaret e mbartin vet dhe duhet ti perbuzim me neveri qendrime te tilla nga kushdo qofshin. Une mendoj se eshte rast qe Ministria e jashteme nepermjet ndonje zedhenesje ti jap pergjigjen e duhur kesaj kllounie. Nuk duhet te pranojme ne asnje menyre gabime qe nuk i kemi bere. Nuk duhet te na prij ndjenja e servilizmit dhe perulesise ndaj Europes.

    Reply to this comment
  15. Doni October 16, 11:05

    Ja ku jemi prape ne fillim. Eshte si nje rreth vicioz qe sillet verdalle e na mban te mberthyer me gravitet ne te shkuaren e trishte e te padrejte. Edhe pas 100 e me shume viteve jemi prap aty. Jane po te njejtat demokraci te medha qe na tregojne se si duhet te sillemi. Predikojne e na kerkojne barazi, por na trajtojne sikur disa te ishin me te barabarte se disa te tjere. Kane vendosur per ne para 100 vitesh se kujt i perkasim. Disave na kane thene jeni serbe, disa jeni greke, e disa te tjere na kane lene te jemi shqiptare. Kurse sot po na tregojne se c’fare duhet te ndihemi! Na thone se ca duhet te ndihemi maqedonas, ca serbe, ca te tjere malazeze e ca greke. E si te tille edhe simbolet qe perdorim s’mund te jene ata tanet, ata per te cilet ka luftuar gjyshi e stergjyshi, se do te ishte politikisht jo korrekte e mund tu ngelet qejfi atyre qe jane me te barabarte se te barabartet!
    Ndoshta do na duhet tu kujtojme edhe nje here, te gjithe bashke, se kush jemi dhe c’fare ndihemi. ‪#‎JamShqiptar

    Reply to this comment
  16. Fari Balliu October 16, 14:45

    Kjo kurvicica eshte nga ato mbeturinat e Dorisit te Salihut! Keto lloj kurvicica jane financuar per sdudime nga Sllobot dhe Salihoxhixhet e ballkanit! Me kete kurvicice kjo gazete duhet te merret shume,po te kerkoje ne rrenjet e saj se nga vjen dhe pse eshte aty do te gjeje e do te vertetoje sepse e dha kete deklarate!

    Reply to this comment
  17. arber lenja October 16, 15:09

    OOOOOOFFFFFFFFFFFF

    Reply to this comment
  18. nightwish October 16, 18:58

    ne ikje e siper ajo cfare deklaron nje zyrtare e larte e BE eshte realisht e turpshme. e gjithe politika serbe po mundohet te tregoje se shqiptaret e bashkuar jane rrezik per BE. te pakten na kane frike per dicka……..

    Reply to this comment
  19. . October 16, 23:48

    O te dyjave ju kapte ebola e mos ju leshofte gjalle, fytyra te ndyra!

    Reply to this comment
  20. . October 16, 23:52

    Paska the BE zedhenese si partia demokratike qe i lexojne dekleratat pa ditur se cthuhet ne te, o Zot jepu ate qe i takon ketyre old bitches qe dalin pa pike turpi e e bejne deklerat te tilla.
    May God have no mercy on you old woman!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*