Kodheli: Autorët e 21 janarit do të shkojnë para drejtësisë

Redaksia Online April 4, 2013 10:47

Kodheli: Autorët e 21 janarit do të shkojnë para drejtësisë

Deputetja socialiste, Mimi Kodheli, ka përgënjeshtruar sot shkrimin e publikuar në një të përditshme shqiptare, e cila citonte xhaxhanë e një prej viktimave të 21 janarit, që thoshte se pas aleancës me LSI, Rama nuk i është përgjigjur, ndërsa Kodheli i ka thënë  të hedhë pas krahëve të shkuarën. Kodheli tha se nuk ka komunikuar me xhaxhanë e Aleks Nikës, duke theksuar se “21 janari” do të marrë drejtësinë e merituar.

“Nuk kam folur, nuk e kam takuar dhe nuk kam komunikuar me xhaxhain e heroit të demokracisë, Aleks Nika. Me ardhjen e PS-së në pushtet, 21 janari do të gjykohet ashtu siç meriton. Të gjithë autorët e asaj masakre do të shkojnë para drejtësisë, ashtu siç e meritojnë, në respekt të dinjitetit të poshtëruar nga kjo qeveri. Do të jemi në anën e drejtësisë. Autorët nuk do t’i shpëtojnë gjykimit. Kjo është deklaratë e përsëritur nga PS”.

Kodheli u kërkoi mediave të jenë të kujdesshëm në informimin e popullatës në momente delikate si ditët e fundit. “Ju kërkoj që herë tjetër të jeni më të kujdesshëm dhe të mos dezinformoni në momente delikate si ky”, tha Kodheli.

Redaksia Online April 4, 2013 10:47
Komento

2 Komente

  1. Pesimiti April 4, 13:07

    Po Iliri me bllok ne dore ku do shkoje?

    Reply to this comment
  2. saliu April 4, 15:59

    Dhe liri do veje ne burg pas zgjedhjeve ,kur drejtesija te mos kete frike nga saliu

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*