Kodheli-grave: Siç mbroni vendin, mbrohuni edhe nga kanceri i gjirit

October 26, 2015 13:47

Kodheli-grave: Siç mbroni vendin, mbrohuni edhe nga kanceri i gjirit

Dikur, ushtria ishte e përbërë vetëm prej burrave dhe një aktivitet për sensibilizimin e kancerit të gjirit nuk do të kishte kuptim. Tani, historia ka ndryshuar dhe ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli iu bashkua fushatës sensibilueze kundër këtij fenomeni, sigurisht duke mbledhur ushtaraket.

Përveç kësaj, pjesëmarrës ishin edhe stafi civil i Ministrisë së Mbrojtjes. Teksa vlerësoi punën humane të grave, zonja Kodheli tha se ato duhet të kujdesen edhe për shëndetin e tyre.

“Askërkush nuk është i imunizuar nga kjo lloj sëmundje, i çfarë do lloj shtrese sociale qoftë, jo domosdoshmërish kush ka më shumë të ardhura mund t’i shpëtojë vdekjes, ka vetëm një arsye që na bën ne të jemi më të sigurta për të ardhmen tonë, shkuarja rregullisht, në kohën e duhur dhe në moshën e duhur te mjeku për të bërë mamografinë, paptestin dhe të gjitha checkup-et e tjera dhe në këtë mënyrë parandalojmë sa më shpejt që të jetë e mundur një sëmundje të shekullit, siç janë sëmundjet tumorale”, ka theksuar Kodheli.

Më tej, ministrja Kodheli i ftoi gratë e FA që të shkojnë për ta bërë mamografinë, por të bëhen edhe nxitëse për të çuar në këtë vizitë mamatë.

Ashtu siç ju shërbeni për të mbrojtur këtë vend, për ta mbajtur këtë vend me dinjitet, për të mbrojtur sigurinë e të ardhmes së fëmijëve tanë, ashtu duhet të bëni të pamundurën për të sensibilizuar çdo nënë, motër, grua që rri rreth jush dhe që nuk e ka fatin apo shansin të ketë kontakte të drejtpërdrejta”, u shpreh znj. Kodheli.

 

 

October 26, 2015 13:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*