Kodheli: Komisioni Hetimor do vërtetojë falsitetin e akuzave ndaj FA

April 22, 2014 09:28

Kodheli: Komisioni Hetimor do vërtetojë falsitetin e akuzave ndaj FA

 Roland Qafoku*

Ministria e Mbrojtjes ka komentuar dje akuzat e ardhura nga opozita për përfshirjen e ushtrisë në trafikim të lëndëve narkotike. Mimi Kodheli ishte e ftuar në emisionin Debat në Channel One ku është përqendruar te puna e saj në krye të ushtrisë, por sidomos te debati më i nxehtë i momentit që lidhet me akuzat për ushtrinë

Zonja Kodheli, sapo dëgjojmë emrin tuaj, çdokush, jo vetëm gazetarët por edhe një qytetar i thjeshtë kërkon të dijë: Zonjë, si është e vërteta e akuzave të PD që bazat e ushtrisë janë përdorur për të bërë trafik droge? Çfarë ka ndodhur? Sepse ose kemi të bëjmë me skandalin më të madh që nga viti 1912 në ushtrinë shqiptare, ose kemi të bëjmë me shpifjen më të madhe që nga viti 1912 për ushtrinë shqiptare?

Më duket pak e ekzagjeruar skandali më i madh prej 100 vitesh. Për fat të keq ushtria shqiptare ka përjetuar disa momente që kanë qenë shumë të vështira në jetën e shqiptarëve. Besoj që shqiptarët janë mjaftueshmërisht dritëgjatë, që të kujtojnë ngjarje të trishta ku edhe ushtria shqiptare ishte pjesë, sidomos e shpërbërjes. Siç ishte viti i mbrapshtë i vitit 1997, ku ushtria mori urdhra të ngrihej në fluturim dhe të qëllonte mbi shqiptarët. Besoj që vetëm ky fakt, është një detaj shumë i rëndë. Kështu që mos t’i japim kaq shumë butafori këtij detaji. Por i mbetem debatit, ashtu siç i mbetem interesimit me të drejtë të qytetarëve shqiptarë. Unë kam pasur një dalje të fundit publike në parlament. Forcat e Armatosura nuk janë të implikuara, të përfshira në asnjë trafik të asnjë natyre. Me asnjë mjet të tyre dhe asnjë individ.

 

Po asetet? Po të tjerët?

As asetet. Nuk ka asnjë analizë, asnjë të dhënë që në bazat e ushtrisë shqiptare, në bazat e forcave të armatosura të jetë zhvilluar një aktivitet antiligjor, antikushtetues, kriminal siç është ai i trafikut të lëndëve narkotike.

 

Opozita çfarë bën?

Në fakt ajo çfarë opozita mund të bëjë është t’i përgjigjet pozitivisht një kërkese të grupit parlamentar të PS dhe LSI, për një komision parlamentar ku opozita të përgjigjet, mbi bazën e cilit dokumentacion e ka ngritur këtë akuzë. Fillimisht u tha Forcat e armatosura, pastaj mjetet e FA, më pas bazat e FA, sot u tha jo FA por qeveria edhe pjesa e politikës është e involvuar. Duhet të jemi më seriozë me politikën. Është shumë e rëndësishme të bërit transparencë përpara publikut të gjithçkaje që është në të mirë apo në dëm të publikut. Sot në fakt debati politik, ka shumë fjalë, pak punë dhe nuk është diçka serioze. Politika është një shërbim që duhet të jetë në funksion të qytetarëve. FA janë në shërbim të qytetarëve për mbrojtjen e territorit të Republikës së Shqipërisë, për të qenë qytetarët më të sigurt, prandaj do t’iu lutesha t’i lini djemtë e vajzat e FA të bëjnë punën e tyre në këtë shërbim kushtetues dhe fisnik që bëjnë çdo ditë.

 

Së fundi kemi një kërkesë të mazhorancës për të ngritur një komision hetimor. Duke qenë se që nga viti 1990 e deri më sot kemi afro 33 komisione hetimore dhe asnjë prej tyre nuk kanë zbardhur një çështje që kanë shqyrtuar, përse besoni si mazhorancë se këtë herë rregulli do ndryshojë?

Shqipëria ka një demokraci të brishtë dhe me gjithë perfeksionimit të sistemit demokratik në Shqipëri, është një proces që duhet të zgjasë. Funksionimi i shtetit të së drejtës duhet të fillojë të përmirësohet. Korrupsioni duhet të dobësohet. Ajo çfarë unë kam bërë të nesërmen e ngritjes së një të ashtëquajture akuzë, në opinionin tim është vetëm një tullumbace që as nuk do të bëjë zhurmë kur të shfryhet. Ajo çfarë unë i kam kërkuar prokurorisë, të nesërmen e daljes publike të opozitës në parlament ishte hapja e një procesi ku duhet të verifikonte burimin e informacionit nga ku opozita e ka marrë dhe vërtetësinë e këtij informacioni. Kam akoma besim. Ne duhet të kemi besim tek instrumentet, tek organet pavarësisht sa të dobëta janë. Duhet t’u falim besim sepse vetëm kështu mund të perfeksionojmë demokracinë, ku fusim funksionimin e të gjithë institucioneve.

 

Prapë s’më folët për komisionet.

Ka gjithmonë një fillim të mirë. Komisioni që propozohet do të ketë rezultatin e vet pozitiv, në mënyrë që më pas askush të mos guxojë të hedhë shashka për FA, që janë nder i kombit shqiptar. FA kanë treguar se ne mund t’i tregojmë aleateve tanë, se ne mund denjësisht të ulemi pranë tyre dhe të tregojë që jemi të barabartë midis barabartëve.

 

Ku besoni më shumë tek prokuroria apo Komisioni Hetimor?

Unë më duhet të besoj tek institucionet e pavarura, madje edhe mbështetjen time si njëra apo tjetra të nxjerrin dritë mbi një shpifje, sa banale aq edhe qesharake.

 

Jeni treguar e nxehur me Prokurorinë?

Nuk besoj. Nuk jam treguar agresive, vetëm e vendosur që nderi i FA të shkojë në vend.

 

*Marrë me shkurtime nga Channel One

 

April 22, 2014 09:28
Komento

6 Komente

  1. argita April 22, 09:53

    o ministre zonje nuk mundete te fitoshe dote kunder terorizmit injorante arbene imami berisha basha serbi greqi jane te forte para teje se kane amerikene pas

    Reply to this comment
  2. Re'i April 22, 09:56

    Zonje grua.Ministre e perkryer.U jep uje ne luge jo vetem Saluit por edhe kreaturave te tij Imam e Bash. Bravo.

    Reply to this comment
  3. Goni April 22, 11:22

    E ne rast se del tani ose me vone e vertete akuza prej ndonje burimi tjeter, c”fare do beje Mimi e shkrete pastaj? Vetem te ri ktheje prap emrin e pare te saj, nga Mimi ne MRIKE e te ike.

    Reply to this comment
  4. Pëllumb zaimi April 22, 11:58

    Nuk e di sa i rregullt është juridikisht një komision i tillë hetimor por mund te them se një komision te tillë “vetéhetimi” e ka ngritur për 21 janarin opozita e sotme kur ishte në pushtet. Do të ishte mirë që natos t’i kërkohej pjesëmarrja e specialistëve te saj në këtë komision hetimi. Do të rriste shumë besueshmërinë dhe nga ana tjetër nato do te merte një raport drejtpërsedrejti nga përfaqesuesit e saj!?

    Reply to this comment
  5. dorela April 22, 14:36

    O qafoku shko ha ndonje tas groshe…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*