Kodheli në Farkë: Bashkëpunim me Prokurorinë për hetimet

April 11, 2016 13:39

Kodheli në Farkë: Bashkëpunim me Prokurorinë për hetimet

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka theksuar edhe një herë angazhimin e saj maksimal sa i përket nxjerrjes në dritë të shkaqeve që sollën rrëzimin e helikopterit të ushtrisë 5 ditë më parë në Liqenin e Shkodrës.

Në një takim me bazën ajrore në Farkë, shoqëruar edhe nga gjenerali i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Jeronim Bazo, Kodheli tha se po bashkëpunohet ngushtë me prokurorinë sa i përket hetimeve dhe zbardhjes së çështjes.

Njëzëri Kodheli dhe Bazo i dhanë zemër ushtarakëve për të vijuar punën me përkushtim, pasi misioni i tyre vazhdon.

Dy pilotët Floran Deliaj dhe Donald Hoxha humbën jetën nga rrëzimi i helikopterit i cili u nis pikërisht nga baza ajrore e Farkës për një fluturim stërvitor në lidhje me operacionet e kërkim shpëtimit. Kolegu i tyre, ushtari profesionit Gerald Baramuça mbeti i plagosur, por ende nuk ka dhënë asnjë dëshmi që të ndihmojë në hetime.

Trupi i mbetur i helikopterit u nxorr dje nga ujërat e Liqenit të Shkodrës ku pritet t’i nënshtrohet ekspertizës

April 11, 2016 13:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*