Kodheli pret ambasadorin Arvizu, marrëveshje për arsimimin e ushtarakëve

Redaksia Online September 18, 2013 09:33

Kodheli pret ambasadorin Arvizu, marrëveshje për arsimimin e ushtarakëve

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka pritur sot ambasadorin amerikan, Aleksander Arvizu, në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes. Në emër të SHBA dhe Shqipërisë, Kodheli dhe Arvizu kanë nënshkruar një marrëveshje për arsimimin dhe kualifikimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në SHBA.

Në përfundim të takimit dypalësh, Arvizu dhe Kodheli kanë dhënë një konferencë të përbashkët shtypi.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Kodheli ka deklaruar se, institucioni që ajo drejton do të “jetë i angazhuar për përzgjedhjen e kandidatëve më të mirë”. Sipas saj, përgatitja e kandidatëve shqiptarë do të jetë sipas standardeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  Kodheli falenderoi SHBA-në për mbështetjen dhe forcimin e partneritetit mes dy vendeve dhe theksoi se
“kandidatët e përzgjedhur do të bëjnë më të mirën për vendin e tyre”.
Redaksia Online September 18, 2013 09:33
Komento

6 Komente

  1. latif hanxharbeu September 18, 10:25

    Po kuptoje qe ora per te kthyer vemendjen nga ushtria po troket. Kete do ta bej nje zonje e nderuar si Znj.Mimi. Ata qe ishin per 20 vjet nuk bene aq shume sa duhet. Dashte zoti nuk futin hundet gjeneralet qe drejtojne sot ,keta dema te tredhur qe sa u hodhi nje kocke politika kycen gojen. Si ish ushtarak i uroj suksese Ministres. Filloje nga arsimi, nga mendja, se duke lartesuar ushtrine , lartesone edhe emrin tend. Ate qe nuk e bene dot burrat le ta bej nje grua dhe…….lavdine e ke me vete.

    I uroje ZNJ.Ministre suksese.

    Reply to this comment
    • Donika September 19, 14:42

      Zoti Latif,me duket se ju ka lene koha mbrapa.Eshte e drejta juaj qe te perkrahni zonjen Kodheli dhe te prisni zhvillime pozitive ne Forcat e Armatosura.Por ju nuk keni asnje te drejte qe tet fyeni te tjeret.Mos po prisni ndonje kocke nga Ministria e Mbrojtjes.Sigurishte nuk eshte ndonje zakon ,por mbijetese.Keqardhje per ju.

      Reply to this comment
  2. Lato Bora September 18, 11:49

    O zoti latif, mos jeni ju nje nga ato te trdhurit qe permendni me lart

    Reply to this comment
  3. Pëllumb zaimi September 19, 11:40

    Arsimimi eshte arsimim dhe ky program me shba ka shume vite qe ekziston. U nenshkrua per dergimin e kontigjentit te radhes me ambasadorin dhe kaq. Nuk ka te beje me ndonje reforme te veçante apo zotesi te veçante qe ja vlen te nenvizohet? Puna eshte qe te vazhdoje ky kualifikim dhe kontigjenti i radhes te perzgjidhet ne baze te standarteve te percaktuara me kohe dhe ajo qe ka me teper rendesi eshte qe ky proçes perzgjedhes te jete shume transparent. Ne qeverine e meparshme perzgjidheshin me së shumti mbi bazen e standartit krahinor,militantesk,miqesor dhe shume pak me meritë. Jane pare dhe seksere qe kerkonin taksen e percaktuar nga gjeneralet tip gjunksh. Keta duhet te shfarosen njehere e mire. Shfarosjen e realizon kryesisht transparenca seleksionuese dhe kriteret shkencore te perzgjedhjes? Me ne fund mendoj se duhet publikuar edhe kostoja e ketij shkollimi per buxhetin shteteror si dhe nevoja e nje reformimi ne sistemin tone te arsimimit ushtarak cka shmang shpenzimet e medha te kualifikimit jashte. Shkolla ushtarake amerikane duhet te vije ketu jo te vemi ne atje. Keta ushtarake behen me te afte ne terrenin e tyre sepse per kete vend kane detyrimin kushtetues ta mbrojne!?

    Reply to this comment
  4. Pëllumb zaimi September 19, 11:43

    VR!!! Arsimimi eshte arsimim dhe ky program me shba ka shume vite qe ekziston. U nenshkrua per dergimin e kontigjentit te radhes me ambasadorin dhe kaq. Nuk ka te beje me ndonje reforme te veçante apo zotesi te veçante qe ja vlen te nenvizohet? Puna eshte qe te vazhdoje ky kualifikim dhe kontigjenti i radhes te perzgjidhet ne baze te standarteve te percaktuara me kohe dhe ajo qe ka me teper rendesi eshte qe ky proçes perzgjedhes te jete shume transparent. Ne qeverine e meparshme perzgjidheshin me së shumti mbi bazen e standartit krahinor,militantesk,miqesor dhe shume pak me meritë. Jane pare dhe seksere qe kerkonin taksen e percaktuar nga gjeneralet tip gjunksh. Keta duhet te shfarosen njehere e mire. Shfarosjen e realizon kryesisht transparenca seleksionuese dhe kriteret shkencore te perzgjedhjes? Me ne fund mendoj se duhet publikuar edhe kostoja e ketij shkollimi per buxhetin shteteror si dhe nevoja e nje reformimi ne sistemin tone te arsimimit ushtarak cka shmang shpenzimet e medha te kualifikimit jashte. Shkolla ushtarake amerikane duhet te vije ketu jo te vemi ne atje. Keta ushtarake behen me te afte ne terrenin e tyre sepse per kete vend kane detyrimin kushtetues ta mbrojne!?

    Reply to this comment
    • lili September 20, 03:30

      Bravo pellumb,déri tash kemi kishe stervite qindra ushtarake ,po ku vajten?u bane pale me krimin,po kete here ne menyre ma te holle ,ma te ‘Shkolluare’…..
      Le te shpresojme se vertet do ndodh ma mire ne perzgedjen kete here….

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim