Kodheli prezanton pr/ligjin e ri: Policia Ushtarake sipas modelit kanadez e spanjoll

January 8, 2015 15:22

Kodheli prezanton pr/ligjin e ri: Policia Ushtarake sipas modelit kanadez e spanjoll

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka prezantuar sot para drejtuesve kryesor të Policisë Ushtarake projekt-ligjin për Policinë Ushtarake (PU).

Në fjalën e saj, ministrja Kodheli u shpreh se, më vjen mirë që ky projekt-ligj i ri për Policinë Ushtarake vjen si propozim i juaji dhe nevojë për të ndryshuar bazën ligjore mbi të cilën ngrihet veprimtaria juaj.

Ajo theksoi se, kjo nevojë erdhi edhe si një domosdoshmëri e ndryshimeve të bazës ligjore mbi të cilat ngrihet veprimtaria e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FA me futjen e Shqipërisë në NATO, 5 vjet e gjysmë më parë, si dhe me ndryshimet legjislative që kanë ndodhur në vite, të cilat nuk janë reflektuar në ligjin që rregullon veprimtarinë e PU.

Iniciativa për miratimin e këtij projekt-ligji vjen edhe si një domosdoshmëri e faktit që veprimtaria e realizimit të misionit të PU-së ka pasur zhvillime në këto vite për shkak edhe të ndryshimeve, shpesh herë drastike, që kanë ndodhur në situatën gjeopolitike në të cilat veprojnë FA të Shqipërisë, por edhe për shkak të kompleksitetit në të cilën ndodhet situata e sigurisë në vend dhe qytetarëve shqiptarë dhe padyshim për shkak të sofistikimit që vjen nga kërcënime të natyrave të ndryshme dhe të dimensioneve të ndryshme.

Jo më larg se dje, u shpreh ajo, jemi të gjithë dëshmitarë të një akti terrorist, të cilin mbarë bota demokratike e ka cilësuar si një ndër aktet më të rënda që i ka ndodhur jo vetëm botës mediatike, por pa as më të voglin dyshim gjithë botës demokratike.

Ministrja Kodheli është ndalur edhe në riformulimin e plotësimin e dispozitave që flasin për strukturat, për përbërjen e PU, për përgjegjësitë që ata kanë, trajtimin e punojësve të saj etj.

Mendoj që forcat e PU, si pjesë aktive e FA kanë akoma nevojë për rritje të trajtimit të tyre, rritje të përkujdesjes ndaj tyre, për rritjen e dinjitetit të kësaj force, e cila është  përballur çdo ditë me riskun dhe një problematikë e cila shpesh herë e çon këtë forcë aktive të ushtrisë shqiptare në konfrontime dhe situata të papëlqyeshme.

Projekt-ligji do të mbrojë akoma më tej këtë trupë, do të forcojë dhe garantojë akoma më shumë zbatimin e ligjit dhe ligjshmërisë në përgjithësi në Republikën e Shqipërisë dhe do të thjeshtësojë e ndihmojë akoma më shumë veprimtarinë e tyre të përditshme me qëllim mbërritjen e misionit të tyre fisnik, ka nënvizuar ministrja Kodheli.

January 8, 2015 15:22
Komento

6 Komente

  1. Lul January 8, 17:01

    Mrik le kokrren e namit? Bjeri ma lete te pakten si kroatet apo meqedonas..po direkt polic ushtarak si kanadaja e amerika….avash moj cuc qe i ke hype preshit heret.

    Reply to this comment
  2. Pëllumb zaimi January 8, 17:41

    VR !!! @@@ Më duket shumë i çuditshëm ky projektligj për të cilin nuk thuhet gjë këtu por e degjova në një ‘tv’ se tenton t’ju japë detyra të shish-it edhe policëve ushtarakë!? Duket si një polici që do të dublojë agjensine e inteligjencës së mbrojtjes (ish-shiu-n ose shërbimin informativ ushtarak) dhe shërbimin informativ shtetëror!? Në këtë lajm,në fjalën e ministres nuk thuhet asgjë për përmbajtjen e projektligjit por vetëm fraza euforike e demagogjike për suksesin e madh qe do të arrihet pas këtij projektligji ,sesi do të çuditet nato-ja etj.etj? Gjithashtu më bën përshtypje se për këtë projektligj ushtarako-policor është marrë eksperienca kanadeze dhe spanjolle!? Ua ua ua !? Pse nuk është marë fjala vjen eksperienca e vendeve që kanë ngjajshmëri dhe territor të përafërt me ne por janë mare dy shtete me të cilët na afrojnë pak gjera? Pse nuk u mor eksperienca zvicerane,holandeze,daneze,kroate,izraelite(shtete gati sa ne) fundja dhe gjermane, italiane e turke por është shkuar nga gjibraltari në arktik!? E çuditëshme? Sepse “shteteteksperiencë” nuk janë as shtete potenciale të nato-s por periferike? Megjithatë të shohim ç’shaka serioze do të na japë dhe ky projektligj që e vë policinë militare në përgjim të miletit jo ushtarak njëlloj si shiu militar i imamit që përgjonte miletin partiak dhe miletin diplomat të marë sëbashku!? Tung!

    Reply to this comment
    • Lushnja January 8, 17:44

      Re pëllumb,a do e prigjojë plakën time kjo ministrja ? Upupupu, u bë qameti më duket…

      Reply to this comment
      • Hekali January 8, 17:50

        Ja var unë nê bythën e ullirit përgjusat Kodhelit. Përgjusat dhe policët bashkë. Më duket se kodheli me këta policat kërkon tua mbledhe ushtarakëve të liruar dhe në pension sepse nuk po e dëgjojnë mê për votat. A dëgjuat o milet?

        Reply to this comment
  3. info analitike January 9, 16:40

    Nuk merret vesh se cfare paskan kaq te vecante modeli spanjoll dhe kanadez qe paskan terhequr vemendjen e ekspertes Mrike dhe i paska zgjedhur si modele per tu ndjekur.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*