Kodheli: PS nuk ‘strehon’ deputetë nga opozita! Lideri demokrat do dhunë në protestë

March 14, 2019 20:07

Kodheli: PS nuk ‘strehon’ deputetë nga opozita! Lideri demokrat do dhunë në protestë

Deputetja e Partisë Socialiste Mimi Kodheli ishte në studion e Report Tv ku foli për situatën politike në vend, protestën e opozitës dhe zgjedhjet lokale të 30 qershorit, duke komentuar edhe rezultatin e sondazhit të publikuar një emisionin Repolitix një ditë më parë.

Ajo e quajti djegien e mandateve një ngjarje të jashtëzakonshme duke u shprehur se ky është një akt i gabuar për shkak se mandatet nuk janë të deputetëve por të qytetarëve që i kanë votuar.

Djegia e mandateve është një ngjarje e jashtëzakonshme. Më vjen shumë keq për Partinë Demokratike. Mandati nuk është i tyri por i njerëzve që i kanë votuar. Çdo individ që quhet deputet marrëdhënien nuk e ka me kryesinë por me kushtetutën. Më vjen keq që të tjerët që kanë ardhur në parlament quhen tradhtarë dhe janë përjashtuar nga partitë. Kjo nuk është një lojë por një gjë serioze. Opozitarët janë më shumë se të mirëpritur. Shpresoj se do vazhdojnë betejën e tyre politike nga vendi i tyre“, u shpreh Kodheli.

Ne na mjaftojnë votat dhe mandatet tona për ta çuar përpara këtë vend. Nuk është në moralin tonë që të marrin diçka që nuk na takon“, deklaroi ajo duke theksuar faktin se PS nuk do t’i bashkojë votat me deputetët që largohen nga partitë e tyre.

Lidhur me sondazhin e publikuar nga Report Tv një ditë më parë i cili nxjerr fitues Partinë Socialiste në disa bastione opozitare, Kodheli përmendi Bajram Currin si një rast konkret kur qeveria socialiste ka sjellë një ndryshim kolosal pavarësisht se kjo zonë njihet si zonë e PD-së.

Nuk më rri mirë fjala bastion. Në botën moderne ku në duam të shkojmë nuk duhet të ekzistojnë bastionet sepse tregojnë ekstremizim. Do vijë një ditë që disa nga qytetet e Veriut që janë drejtuar më shumë nga PD të mund të drejtohen nga socialistët. Bajram Curri para disa vitesh të jepte idenë e një fshati të madh ndërsa sot është një qytet i  mrekullueshëm dhe kjo falë qeverisë socialiste“, u shpreh Kodheli.

E pyetur nëse PS ka informacione nëse do ketë dhunë në protestën e opozitës, Kodheli u shpreh se lideri demokrat e shpreson diçka të tillë. Ajo tha se opozita ka dëmtuar imazhin e vendit duke paguar që në botë të shkruhet keq për vendin tonë.

Lideri i PD shpreson që në protestë të ketë dhunë. I ftojnë qytetarët që të tubojnë në bulevard ashtu siç i ka hije çdo shqiptari. Tubimi është pjesë e demokracisë. Policia do të jetë në lartësinë e duhur pasi kanë ikur kohët kur dilte tanku në bulevard.

Opozita ka dëmtuar imazhin e vendit. Nga kontaktet që kam pasur me homologët kam kuptuar se ata që janë shokuar nga ato që përfaqësuesit e opozitës kanë thënë atje. Nuk duhet të paguajnë lart e poshtë nëpër botë që të shkruhet kundër nesh. Nuk do të ketë negociator sepse nuk ka negociata të asnjë lloji. Ka vetëm dialog politik“, deklaroi Kodheli.

v.l/ Dita

March 14, 2019 20:07
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?