Kodi ekonomik konfuzon bizneset, tatimet: Përfaqëson veprimtarinë

February 28, 2015 09:46

Kodi ekonomik konfuzon bizneset, tatimet: Përfaqëson veprimtarinë

Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve se, deri më 10 mars duhen përditësuar kodet ekonomike të biznesit ka shkaktuar konfuzion në një pjesë të sipërmarrjeve që kanë ngatërruar kodin me NIPTIN, por nuk ky i fundit është unik dhe nuk ka pse ndryshon.

Burimet zyrtare në tatime sqarojnë se “Kodi ekonomik është veprimtaria e bizneseve”. Tatimet kanë dashur të njoftojnë bizneset se, duhet të përditësojnë veprimtarinë e saktë në QKR dhe në tatime. Çka do të thotë nëse ke hapur një licence për bar-kafe dhe e ke shndërruar në fast food, ky ndryshim i aktivitetit duhet rifreskuar edhe në QKR edhe në tatime.

Por tatimet në vend që kërkonin përditësimin e veprimtarisë së biznesit, e kanë cilësuar këtë të fundit kod ekonomik, duke i përfshirë bizneset në një paqartësi të re. Pak ditë më parë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi se, për arsye të fluksit të madh të aplikimeve, afati përfundimtar për përditësimin e adresave kryesore dhe sekondare të bizneseve si dhe përditësimin e kodeve ekonomike pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR) shtyhet deri në datën 10 mars 2015.

February 28, 2015 09:46
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim