Nen kundër alkoolit dhe ngacmimeve seksuale në Parlament?

April 2, 2018 08:49

Nen kundër alkoolit dhe ngacmimeve seksuale në Parlament?

 

Vala botërore e denoncimeve per ngacmime seksuale, ka nxitur dhe Parlamentin e Shqipërisë ta ndalojë ligjërisht këtë lloj sjellje brenda ambienteve të tij.

Bëhet fjalë për një klauzolë të re të shtuar në Kodin e Etikës dhe propozuar nga demokrati Enkelejd Alibeaj.

Por çfarë do të quhet ngacmim seksual?

Sipas Kodit të Etikës, deputetët nuk lejohet në vijnë në sallë të droguar ose të pirë, po ashtu as të përdorin celularin. Deklarata e tyre e pasurisë, së bashku me shpenzimet 2 mujore që Parlamenti ka bërë për secilin, do të botohen në faqen e Kuvendit.

Edhe pse quhet kod, Kodi Etikës është një ligj që mund të miratohet me shumicë të thjeshtë. Por mazhoranca dhe opozita duan ta miratojnë bashkarisht, për këtë arsye kanë negociuar prej javësh për të arritur një variant konsensual.

Aktualisht është vetëm një nen që mban peng votimin.

“Nuk lejohen fjalët, gjestet,  komunikimi vulgar i cili mund të vlerësohet nga kushdo. Gjithashtu  nëse dikush vihet në dijeni për një mjedis jo miqësor, pra që ka ngacmime, ka provokime, duhet ta denoncojë dhe t’i dalë në mbështetje kolegut  apo koleges. Jo që në Kuvendin e Shqipërisë deputetët ose deputetet  janë të ngacmuara ose kanë ngacmime seksuale”, tha për Klan Plus Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi.

l.h/ dita

April 2, 2018 08:49
Komento

3 Komente

  1. MH April 2, 13:10

    Mos u cuditni!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Gjithe ate mireadi nivel jetese qe gezon shendeti i deputetllekeve ku duhet ta shfryjne.!!!! Me grate dhe burrat e familjes ka perfundue ne nji monotoni te neveritshme.Keshtu qe i bie te hulumtojne ne lakmimin per nji ndryshym ne menyne seksuale.Ma mrire e ma me ujdi qe afron parlamenti nuk gjindet.Mbasi cdo parlament i dal ne ekzistues per 28 vjet ma shume se argetim dhe teater tragjikomedi nuk ka dhan gja te hajrit.Aty ka kris pushka.Aty cdo te enjte ka komedi te pa programuar me skenar po c’ti vije improvizimit nga momenti ne moment.Pra teper i larmishem dhe befasues.
    Cfare i mbetet keti lloj parlamentit.Ushtrimi i domosdoshem ne biznesin per sex.Kjo e ka domethanien se aktoret ne godinet e kinoteatrit humorist parlament vijne te ngrehosun e te ngrehalucun si ne dite festet te dyja palet e gjinise.Makinat luksoze ne konkurrence me njena tjetren i parkojne jashte.Populli ne mjerimin e vet ta pa kandshem i voton,i brohoret edhe pse ne sintoni me zhurmen e cuditeshme te zorrve te plancit bosh,pret te hedhin emrin ne listat e dyqaneve qe ruhen ne statistikat e tyre per te afrue sa do pak ushqim te domosdoshem per te mbijetue sot per neser.

    Reply to this comment
  2. I URTI April 2, 18:23

    Vetem kjo qe s`ka per te gjetur zbatim as nje here , se ndryshe parlamenti do te mbetej me vetem 5-6 deputete !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*