Kodi i ri etik i PS: Nuk i diskriminojmë anëtarët në bazë të orientimit seksual

September 29, 2016 09:41

Kodi i ri etik i PS: Nuk i diskriminojmë anëtarët në bazë të orientimit seksual

Asambleja e Partisë Socialiste pritet të miratojë në mbledhjen e radhës edhe Kodin e Etikës.

 

Mes pikave të Kodoit që pritet të miratohet është edhe mosdiskriminimi. “Anëtari i partisë nuk duhet të favorizojnë apo të diskriminojnë askënd, për shkak të gjinisë, racës, ngjyrës, etnisë, gjuhës, identitetit gjinor, orientimit seksual, bindjes politike, fetare, etj”- thuhët ne Kod, raporton Shqiptarja.com.

Tjetër pikë është kushtëzimi në raport me median. Sipas kodit, është e ndaluar që deputetët të flasin me persona të jashtëm ose me median për atë çfarë diskutohet në mbledhjet e grupit apo në mbledhjet e kryesisë kur ato janë të mbyllura.

Komunikimet me median për çështje që implikojnë qëndrimet politike të PS bëhen përmes Zyrës së Marrëdhënieve me Median ose në konsultim me të.

Sipas Kodit, anëtari i PS i zgjedhur në organe drejtuese të Partisë dhe të forumeve të Rinisë e të Gruas nuk mund të shprehet në emër të PS për çështje që kërkojnë një vendimmarrje politike pa u konsultuar më parë me strukturat përkatëse vendimmarrëse.

Një tjetër pikë është edhe Shmangia e konfliktit në lidhje me ushtrimin e mandatit

“Anëtari i forumit drejtues ndalohet të përdorë influencën që lidhet me mandatin mbi strukturat shtetërore për përfitime financiare ose fitime të tjera materiale për veten, familjen e të afërm të tij”-thuhet në Kod.

Sipas tij, anëtari i forumit drejtues nuk duhet ta përdorë informacionin konfidencial, të marrë gjatë kryerjes së detyrës, për interes personal.

“Anëtari i forumit drejtues nuk duhet të kërkojë ose të pranojë dhurata, favore, pritje ose çfarëdo përfitim tjetër, shmangie të humbjeve të mundshme si dhe premtime për to për veten, familjen, të afërmit, personat ose organizatat me të cilat ka marrëdhënie, që ndikojnë ose duket sikur ndikojnë në paanësinë e kryerjes së mandatit, apo janë ose duket sikur janë shpërblim për mënyrën e kryerjes së mandatit përfaqësues”- theksohet më tej.

September 29, 2016 09:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim