Kodi i ri Rrugor, mbi 2 mijë masa administrative në 24 orë

September 17, 2016 13:42

Kodi i ri Rrugor, mbi 2 mijë masa administrative në 24 orë

Policia rrugore po vijon në shkallë vendi operacionet për konstatimin dhe ndëshkimin e rasteve të shkeljes së rregullave të qarkullimit, tashme në bazë të ligjit të ri.

Sipas një njoftimi për shtyp, gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar 740 qytetarë për mos vendosje të rripit të sigurisë.

Gjithësej ditën e djeshme janë vendosur: 2.102 masa administrative për shkelje të ndryshme; janë arrestuar dy drejtues mjeti në gjendje të dehur; janë pezulluar 108 leje drejtimi, 17 prej të cilave për konsumim alkooli, 80 për tejkalim shpejtësie dhe 11 për shpërfillje të semaforit; janë vendosur 53 masa për mos vendosjen e kasketës mbrojtëse për motoçiklistët; 44 gjoba për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit; 266 masa administrative për shpejtësi; ndërsa pjesa e mbetur për shkelje të tjera.

“Edhe në ditët në vijim do vijojë zbatimi i rreptë i Kodit Rrugor jo vetëm për nenin 170, por për të gjitha shkeljet me qëllimin e vetëm, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore”, thuhet njoftimin për shtyp.

September 17, 2016 13:42
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim