Kodi Zgjedhor/ Hajdari kërkoi të mblidheshin nesër, Gjiknuri i përgjigjet: T’i japim kohë PD-LSI që të paraqesin propozimin e tyre

September 21, 2020 11:02

Kodi Zgjedhor/ Hajdari kërkoi të mblidheshin nesër, Gjiknuri i përgjigjet: T’i japim kohë PD-LSI që të paraqesin propozimin e tyre

Deputetja Rudina Hajdari i ka dërguar një letër Këshillit Politik, ku i kërkon që nesër, pra ditën e martë, 22 shtator, ora 10:00 të mblidhet për të punuar ‘non stop’ deri në realizimin e një dokumenti të dakordësuar për mundësimin e hapjes 100% të listave, për tua dhënë zgjedhësve në dorë fuqinë për të përzgjedhur përfaqësuesit e ardhshëm në Kuvend.

Ndërkohë në një përgjigje të fundit socialisti Damian Gjiknuri për ftesën e Hajdarit, duke mos thënë diçka konkrete për ditën e nesërme, thotë se në mbledhjen e fundit të Këshillit Politik, Partia Socialiste depozitoi amendamentet e saja për ndryshimet në Kodin Zgjedhor si reflektim i ndryshimeve Kushtetuese të hyra tashmë në fuqi.

Gjiknuri thekson më tej se: Në rast se opozita jashtëparlamentare, brenda afateve që na ka caktuar Kuvendi, do të vazhdojë të refuzojë ftesën për të dhënë kontributin e saj me amendamente konkrete të Kodit Zgjedhor, Ju si opozitë parlamentare keni gjithësesi të drejtat dhe hapësirat e plota ligjore për ti bërë amendamentet tuaja pjesë të diskutimit që do duhet të zhvillohet padiskutim në Komisionin Parlamentar për Çështjet Ligjore dhe grupin përkatës të punës ku përfaqësohet si mazhoranca ashtu edhe minoranca në Kuvend.

Përgjigjia e Gjiknurit

E nderuar zonja Hajdari,

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Politik, Partia Socialiste depozitoi amendamentet e saja për ndryshimet në Kodin Zgjedhor si reflektim i ndryshimeve Kushtetuese të hyra tashmë në fuqi. Amendamente që në gjykimin tonë garantojnë plotësisht parimet kushtetuese për hapjen 100% të listave ashtu sikurse sigurojnë të drejtën e çdo qytetari për të vlerësuar nominalisht me votë preferenciale secilin kandidat e më tej duke ri rënditur listën përpara ndarjes përfundimtare të mandateve. Gjithësesi, duke konfirmuar se jemi plotësisht të gatshëm të diskutojmë rreth propozimeve tona me synim arritjen e një produkti me konsensus sa më të gjërë, në cilësinë e përfaqësuesit të mazhorancës kërkova nga përfaqësuesit e tjerë të Këshillit Politik që të sjellin opinionin në raport me draftin tonë ose propozime alternative.

Gjej rastin të ju falenderoj që Ju zonja Hajdari ju përgjigjet pozitivisht thirrjes për të kontribuar në mënyrë aktive, me propozime konkrete. Duke qenë se Këshilli Politik u krijua si strukturë ekstra-parlamentare, me synim primar përfshirjen e kontributit të opozitës jashtëparlamentare në procesin e reformës zgjedhore, do kërkoja mirëkuptimin tuaj për ti dhënë kohën e nevojshme edhe përfaqësuesve të opozitës jashtëparlamentare që të paraqesin dhe ata propozimet e tyre konkrete për amendamentet e Kodit Zgjedhor. Duke patur kontributin konkret me drafte nga të gjitha palët në Këshill, mund të kryejmë më pas procesin e negocimit në këtë strukturë ekstra-parlamentare, për një produkt me konsensus sa më të gjërë të mundshëm.

Në rast se opozita jashtëparlamentare, brenda afateve që na ka caktuar Kuvendi, do të vazhdojë të refuzojë ftesën për të dhënë kontributin e saj me amendamente konkrete të Kodit Zgjedhor, Ju si opozitë parlamentare keni gjithësesi të drejtat dhe hapësirat e plota ligjore për ti bërë amendamentet tuaja pjesë të diskutimit që do duhet të zhvillohet padiskutim në Komisionin Parlamentar për Çështjet Ligjore dhe grupin përkatës të punës ku përfaqësohet si mazhoranca ashtu edhe minoranca në Kuvend.

Duke ju ftuar të depozitoni një kopjo të propozimeve tuaja zyrtarisht edhe pranë Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore, mbetemi në pritje që opozita jashtëparlamentare të depozitojë në Këshillin Politik ose në Kuvendin e Shqipërisë propozimet konkrete për amendamentet e Kodit Zgjedhor në zbatim të ndryshimeve Kushtetuese të 30 Korrikut.

Faleminderit,

Damian Gjiknuri

Përfaqësues i Partisë Socialiste

September 21, 2020 11:02
Komento

5 Komente

  1. xxx September 21, 12:06

    Gjiknuri po thote se diskutimi te cilin e kerkon Hajdari i cili perben event informal, zhvillohet konkretisht ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve ne Kuvend, si procedure formale. Pra s’ka nevoje per takim mes partive jashte kornizave te Parlamentit sic propozon Hajdari.

    Reply to this comment
  2. Arben September 21, 15:12

    Proporcional i pastër,

    lista të hapura,

    o kriminelër.

    Reply to this comment
  3. Gzim Kulufi September 21, 18:05

    Ja dhe opozita e re u be! Po njelloj sic Ramizi i kerkonte “llogari” Sales ne vitin 1990, sa e beri opozitarin nr. 1, keshtu dhe Edi iu “kundervu” Rudines para pak javesh disa here ne parlament, sa e nxorri si opozite! Pozita pregatit opoziten!

    Reply to this comment
  4. Adih September 21, 19:30

    O mavri Gjiknuri .Pse ben dredha ?.Si ju te maxhorances ,se bashku me ju edhe opozita jasht palamentare ,po vini verdalle si ajo pula me semundje ne koke ,pa ekuiliber ..Ne populli mbare te vetemen here pame ne parlamentin Shqiptar nje opozite me shumme bereqet ,me progres .Dhe zotti na ndihmoi ,duke dorezuar vellezerit tuaj mandatet .
    Mos haro o Gjignur ,do jesh per se afermi nen lupen e SPALK e BKH nga me te paret , ti e di fillohet si bismilah nga maxhoranca ,e pastaj kalohet tek opozita jashte parlamentare .Prandaj ,mos e thello gropem o Gjignur ?????

    Reply to this comment
  5. Mazllum Kadaifi September 21, 19:36

    Z Gjiknuri ,Pse e vonohesh ,dhe nuk eshte fare justifikim ,se Bylykbashin ,dhe TIT Vasilin i ke aty ,dhe nuk te mjaftojne ???Ik ore bandit .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim