Koha që krijuesit e artistet të flasin

Nga Kolec Traboini June 18, 2013 21:12

Koha që krijuesit e artistet të flasin

Eshtë koha që krijuesit e artistet të flasin e angazhohen. Heshtja e tyre tregon se frika e  ka sfiduar karaktarin e vertetë si opozitar të përjetshëm të së keqes dhe promotor të përparimit. Nuk mund të ketë krijues jashtë politikës së interesave të popullit të vet. E njëjta gjë ka ndodhur në vitin 1990-1991 kur personalisht kam organizuar mitingun e parë të intelektualeve e krijuesve në përkrahje të proceseve demokratike në janar 1991 ku kanë folur edhe dy liderët e sotëm Berisha e Rama. Nuk ka qënë meting partiak siç kanë shkruar dy liderët në shkrimet e fjalimet e tyre, por ka qënë miting i organizuar nga krijuesit e Kinostudios. Shkrimtarët e artistët janë shpirti i kombeve të veta e ky shpirt e kjo zemër e tyre nuk mund të jetë e ftohtë, e akullt, e ngrirë, indiferente për fatet e popullit të vet.  Kjo është apati e padurueshme në një shoqëri të molepsur nga frika. Të vërtetave që po ndodhin në sytë tanë nuk kemi si ti fshihemi. Ne nuk mund të bashkohemi me psikologjinë e ergodan-talibaneve, shënjat e të cilëve kanë indicje në shoqërinë tonë. Personalisht nuk kam frikë e as droje të radhitem i deklaruar  publikisht në krahun e rotacionit e ndryshimit të pushtetit. Me këtë nuk ndryshoj bindjet e mia,  por bashkohem me dëshirën e përgjithshme për ndryshimin e gjëndjes  së padurueshme ku gjithçka bëhet në emër të partisë, ku tituj e nderimet bëhen në ëmër të partisë e për itharët e partisë në pushtet, kur nëpër vende pëllumbash caktohen fëmijët, vëllëzrit,  kushurinjt e fisi, ku diplomacia është fole për zogjtë e klloçkës politike, ku edhe subvecionet për programet filmike i merr burri i ministres së pseudointegrimit, e ne si kineastë të vjetër të filmit nuk mund të marrim asnjë qindarkë,  në kushtet kur edhe vendi i punës ka ngjyrën politike. Jo, kjo gjendje nuk mund të vazhdojë. Edhe unë si disa miqt të mi kisha menduar variantin e abstenimit si një mënyrë për të shprehur protesten por me ngjarjet që po ndodhin, me angazhimin e tërë shtetit  politiko-policor  për të mbajtur pushtetin me çdo kusht më detyron të reflektoj në ndërgjegjen time e të dal nga pozicioni i abstenuesit e të deklaroj publikisht bindjet e pozicionin tim në këtë pragzgjedhje 2013.

Për të mos patur ndonjë keqkuptim nga ndonjë demokrat i vonuar, dalë vonë nga veza,  po kujtoj se kam qënë unë që i pari në Shqipëri kam shkruar në shtyp “Të hiqet ylli komunist nga Flamuri kombëtar” në gazetën RD nr.3,  16 janar 1991, prandaj çdo lloj aludimi apo akuzë marroke që mund të bëhet nga guxhina e guzhinjerët e partisë  për  gjoja ide komuniste tek unë,  janë destinuar të jenë një mashtrim e dështim. Po i informoj gjithashtu se  kam qënë unë  Kolec Traboini  që kam ardhur nga Greqia përmes sakrificash në mars 1992 për të votuar për PD, më pas e kam stigmatizuar mënyrën e qeverisjes që sollën vitin e mbrapsht ‘97, në një refleksion nga Bostoni,  kam shkruan në vitin 2004 të vijë sërisht Berisha, me shpresen e luftës kundër korrupsionit galopant ekonomik që e kishte paralizuar Shqipërinë, por sot mbas tetë vjetësh i zhgënjyer them është koha të vijë Edi Rama e Sali Berisha të ikë, jo vetëm nga pushteti por edhe nga politika sepse vendit por edhe Partisë Demokratike i duhen energji e mëndësi të reja.  Përfundimisht shpreh bindjen se  rotacioni duhet tu bëhët, ai është i dobishëm për Shqipërinë, dhe kjo të jetë një mësim për të gjithë ata që inspirojnë një pushtet autokrat që ka kapur shtetin deri sa i kanë zënë frymën.

Të më falin e kuptojnë të gjithë miqtë e mi të çfarëdo krahu politik qofshin, nuk mund ti fsheh idete e mija, nuk mund të mos them çfarë ndjej, nuk di si mund të gjykoj veprimin tim në të ardhmen,  por unë sot jam jam për Rotacion, për Ndryshim për Rilindje.

Nga Kolec Traboini June 18, 2013 21:12
Komento

9 Komente

  1. nirvana June 18, 23:44

    Te lumte,KOLEC !

    Reply to this comment
  2. HULUSI HAKO June 19, 07:48

    Zoteri! Ti dhe te tjere si ti.Askush nuk te mohon ato merita te viteve ’90-’91.Vijme tani ne vitin 2013.Keto predikime ti dhe te tjeret si ti,nuk i ben per parime apo si ndjenje pergjegjesie ndaj te tjereve.Ti duhet te jesh cakerruar diku me ndokend dhe na flet si predikator.Ti dhe te tjere si ti, e doni rrotacionin per adet.Ti dhe te tjere si ti,thjeshte thoni duhet rrotacion, po askush nga ju nuk guxon se ai qe vjen pas eshte shume me i mire apo me i mire se Berisha.Nuk guxoni ta thoni se fort mire e dini se kush pregatitet te vije pas Berishes.EDVIN RAMA.Nuk e njeh!? Shume mire e njeh.Nje sivella i joti ka bere thirrje publike para do kohesh; mblidhuni te gjithe bashke,maskarenje dhe supermaskarenje,funderrina,kriminele,hajdute ,te pa fe e te pa din e pa imam.Vetem te largojme Berishen.Zi me zi le te behet mbrapa.Kjo thjeshte eshte nje urrejtje kafsherore per Berishen e jo nje thirrje e te ndershmeve dhe te pergjegjshmeve per t’i bere gjerat me mire.

    Reply to this comment
  3. Kavia June 19, 08:31

    Respekt per ju zoti Koleci ,dhe nje TURP i madh per Hako-n ! Te vjellesh kunder nje kolegu sepse shpreh mendimin e tij dhe deklarohet kunder degradimit te pusht-etit eshte faqja e zeze . Per fat ,edhe pak dite na ndajne nga Sindroma e peticioneve proqeveritare kunder opozites. Me kete rast do te shpetoje edhe Hako-ja (jo sallami) nga lepirja e pushtetit . Ver nje firme Hulusi kunder 70% te shqiptareve qe nuk e duan me gjyshin me antiplumb te drejtoje kete vend e komb te shperfytyruar.
    Artistet dhe shkrimtaret duhet te jene gjithmone ne opozite me pushtetet ,jo pale e tyre ! Ne momentet kyce te historise lartesohet edhe emri i tyre ,me fjalen ,jo me shpifjet .

    Reply to this comment
  4. Mark.uk June 19, 08:34

    Jeni pake I pa sakt I nderueri Kolec. Edi Rama erdhi vetem nje here ku po behej mbledhja e grupit nismetar te PD. Dhe tha afersisht kto fjale. Ci shkoni mbrapa kti malokut,e kish fjalen per Berishen. Mbas ksaj Rama beri disa dite ne spital I shtruar,ku per fatin e keq te PS shpetoj.Edhe populli shume ja pau sherrin,po eshte I detyruar ta duroj edhe pake dite.Eshte Meta qe do ta detyroj te shkoj ne Linze a Prisk a ku eshte duke bere shtepi njeher per I her.Ma vone e pret ndeshkimi per krimet qe ka bere.

    Reply to this comment
  5. kadeti bigler June 19, 09:10

    mark uk je nje karagjoz i lindur nje njeri qe flet percart qe nuk di edhe vet se cfar flete me keto komente te coroditura a e di or trap ku qendron ndryshimi mes rames dhe berishes rama nuk ka qen asnje dit komunist ndersa babai yt shpirteror e ka teseren e komunistit ne vitin 1968 pa i mar haken rames me thuaj nje krim qe ka bere rama ndersa per te birin e ram berishes e di edhe ti vet per krimet duke filluar nga pjetri dhe spahia dhe duke perfunduar tek krimi shteteror vrasjet e janrit ne bulevardin e tiranes ti ose je i mare ose provokon me shkrimet e tua bajate

    Reply to this comment
  6. xhaja June 19, 10:03

    Zoti Koleci keni te drejte pa sa thoni. Mendoj se duhet te jemi te emancipuar (pas 22 vjetesh) Do te me pelqente te behej nje debat per kulturen ne pergjithsi dhe artin krijues ne vecanti shikoni se ku jane katandisur kinomotografia koreografia dhe kompzicioni. E pra ne krye te tyre ka servile te pa afte te lidhur me politiken qe i kthen ne kamikace te votes ne te gjitha krahet. Xhaja ka kavaja me brekushe te medhaja.

    Reply to this comment
  7. Stafeta e Lodhur...... June 19, 16:07

    Ed Rama, hera heres duket me i ri, dhe me ndryshe nga berisha, qe duhet te kishte ikur prej kohesh…

    Por ndonjehere, jo aq rralle se fundi, kur mezi i duron pyetjet e gazetareve, duket edhe me i lodhur se tjetri…

    Kam frike se po vjen shume shume vone ne pushtet: duket se ish-komunistet nuk kane zevendesues tjeter, per Stafeten e Tyre…

    A nuk duket ai Saimir Tahiri pak si Kadri Hazbiu?!!!

    Reply to this comment
  8. LLAZAR VERO June 19, 22:45

    Nuk e di ne vertete je professor Hulusi Hako I vertete apo ndonje pseudonym. Shumica e burrave (dhe grave) tani flasin me pseudonime ose me emrat e te tjereve,te gjalle apo te vdekur. Ndaj po te pyes edhe nje here a je ai qe mendoj apo jo. Nejse … ne se je profesori po te tregoj nje histori te popullit: Kur po plakej nje burre I mencur dhe patriot,mblodhi djemte dhe u tha: Kur te shihni se nuk jam me per kuvend ,mos me lini me dal prej kulle..Profesor I dashur, ne se je verte ai, mendoj se ka ardhur koha te qendrosh ne kulle. Per ate tjetrin, ne se ka perdorur emrin tend,as qe e marre mundimin te harxhoj ndonje fjale.

    Reply to this comment
  9. Daullja June 20, 05:32

    Shqetesimi eshte me se i drejte. Fakt eshte qe ne keto kohe kritike shume nga krijuesit e kane bere detyren e tyre, eshte tjeter pune se sa ka shkuar fjala e tyre atje ku duhet. Te tjeret, kane perkedhelur teseren e partise duke vjelur privilegjet. Keshtu ka qene dhe keshtu do jete gjithnje ne Albanistanin tone.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*