Kohë të këqija për demokracinë

March 23, 2018 12:51

Kohë të këqija për demokracinë

 

Në të gjithë botën liria e mendimit është e kufizuar. Ka më shumë zgjedhje jo korrekte dhe etja për pushtet e populistëve po shtohet. Në këtë përfundim arrin një studim i fundit i Fondacionit Bertelsmann.

Sipas një studimi, në vendet në zhvillim dhe në vendet në ekspansion ekonomik gjendja e demokracisë ka rënë në nivelin më të ulët që prej dymbëdhjetë vjetësh. Gjithnjë e më shumë ata që qeverisin i sabotojnë instancat e kontrollit, për të ruajtur pushtetin e tyre dhe një sistem të vetëpasurimit. Njëkohësisht protesta kundër pabarazisë sociale, korrupsionit dhe keqmenaxhimit po rritet, rezulton në një analizë dyvjeçare të Fondacionit Bertelsmann. Ky fondacion hulumton rregullisht që prej vitit 2004 në të ashtuquajturin “indeks të transformimit” zhvillimet politike dhe ekonomike në 129 shtete në zhvillim dhe në ekspansion.

Edhe në demokraci qeveriset shpesh me dorë të fortë

Një rezultat frikësues i këtij viti: në gjithnjë e më shumë shtete demokratike ka kufizime të lirisë për njerëzit. Gjithsej janë 40 qeveri, midis tyre janë edhe disa në shtete të demokracive të avancuara që në dy vitet e fundit e cënuan demokracinë. Në 50 shtete u kufizuan liritë politike. Për sfidat e ekonomisë botërore pushtetmbajtësit gjejnë përgjigje të pamjaftueshme dhe shpesh i kalojnë ato në kurriz të shtresave me të ardhura të pakta të popullit. Një numër i madh qeverish, thanë studiuesit, nuk gjejnë receta kundër konflikteve sociale, etnike dhe fetare në rritje – pjesërisht  edhe i ushqejnë këto tensione.

Jo dialog, jo kompromise

Një arsye thelbësore për rezultatet e këqija sipas studiuesve të Bertelsmannit është mungesa e aftësisë dhe vetëdijësimit të shumë qeverive për të reaguar ndaj konflikteve brenda shoqërisë me dialog dhe të prirur ndaj konsensusit. Gatishmëria e qeverive për qetësimin e konflikteve, sipas indeksit ka rënë në 58 shtete që në vitin 2006. Kjo vlen veçanërisht për qeveri autoritare si Hungaria ose Turqia, të cilat kanë ardhur vetë në pushtet nga protesta qytetare dhe polarizimi. “Por në plan afatgjatë, sundimi me anë të detyrimit në vend të dialogut çon në një rrugë qorre”, thotë për këtë Aart De Geus, kryetar i kryesisë së Fondacionit Bertelsmann.

Zhvillimin e pamjaftueshëm ekonomik dhe social autorët e shohin si njërin nga pengesat më të mëdha për zhvillimin në drejtim të demokracisë dhe të zhvillimit demokratik dhe ekonomik të qendrueshëm. Në 72 vende në zhvillim dhe në ekspansion sundojnë varfëria masive dhe pabarazia e madhe sociale. Në të gjithë botën gjithnjë e më shumë njerëz jetojnë jo vetëm në regjime të pabarabarta, por edhe represive. Aktualisht janë 3,3 miliardë njerëz që qeverisen në mënyrë autokratike, aq sa kurrë më parë që prej nisjes së studimit./DW

a.s/dita

March 23, 2018 12:51
Komento

6 Komente

  1. Bureto March 23, 14:42

    Kapitalizmi/demokracia, ka shumë të meta, por ju lutem më gjeni një më të mirë. (Çurçill)

    Reply to this comment
  2. Komunizem te thote, te jesh sovran i .....vetes . March 23, 15:11

    Buretos; e provoi komunizmin churcil, apo i bente “temena”….brekeve te madherise…..Saj .

    Reply to this comment
  3. Endri March 23, 15:54

    Nje sistem skllavopronar eshte nje sistem ku nje pakice zoteron gjithe ekonomine dhe pjesa tjeter e popullsise punon per ta.

    Produkti i demokracise eshte qeveria, sepse vetem qeverine mund te zgjedhesh me vote.

    Ne nje shoqeri demokratike mjetet e prodhimit, toka & fabrikat, jane prone e qeverise, d.m.th. prone e popullit.

    Ne nje shoqeri skllavopronare mjetet e prodhimit (toka & fabrikat) jane prone e skallvopronareve, sepse permes pronesise mbi mjetet e prodhimit mund te detyrosh te tjeret te punojne per ty.

    Natyrisht skllavopronaret kane nevoje edhe per zinxhiret, qe tashme jane te padukshem. Mass mediat, qe jane prone private e skllavopronareve, perdoren per t’u bere lavazh truri sklleverve se si “kur ekonomia eshte prone e qeverise eshte diktature, ndersa kur skllavopronaret / kapitalistet jane pronare te gjithckaje, eshte demokraci”.

    Demokracia u rrudh qe ne vitet 90, kur regjimet kapitaliste / skllavopronare shkaterruan dhe kolonializuar nje sere vendesh te pavarura, midis tyre edhe Shqiperine.

    Reply to this comment
  4. MH March 23, 19:03

    fare duhet te nenkuptojme me shprehjen:
    “””Në të gjithë botën liria e mendimit është e kufizuar.”””
    Gabume me shkermocjen e monizmit.Apo do ndjekim rrugen e monizmit.Per ta burgos fjalene e lire.

    Reply to this comment
  5. aktualiteti March 23, 20:48

    Demokraci do te thote vullnet i popullit. Kjo sot neperkembet duke u quajtur populizem. Shkaterrimi i asaj qe quhet demokraci nga andej vjen, nga ato qe interesat e popujve i quajne populizem.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*