Koinçidenca ironike: Klubi sportiv më i goditur në Europë nga koronavirusi ka në logo… një lakuriq nate!

March 23, 2020 22:47

Koinçidenca ironike: Klubi sportiv më i goditur në Europë nga koronavirusi ka në logo… një lakuriq nate!

Ekipi i futbollit të Valencias është klubi sportiv më i goditur në Europë nga koronavirusi. Zyrtarisht 35% e gjithë skuadrës dhe stafit mbështetës rezultojnë të prekur nga COVID-19.

Mediat italiane shkruajnë se ndeshja Atalanta (Bergamo) – Valencia, e cila u luajt në San Siro më 19 shkurt, ishte një “bombë biologjike”.

Jo rastësisht, dy shtetet më të prekura të Europës nga virusi janë Spanja dhe Italia.

Jo rastësisht, qytetet më të goditura në Itali janë Milano (qyteti ku u zhvillua ndeshja e “Champions League”) dhe Bergamo (40 mijë tifozë nga 120 mijë banorë që ka qyteti gjithsej, ishin atë ditë në stadium).

Koinçidenca ironike: pjesë e logos zyrtare të klubit të Valencias, që nga viti 1921, është një lakuriq nate.

March 23, 2020 22:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Tirana Bank