Kokaina e Durrësit bën “spatë” edhe portalet shqiptare: Kapin drogë në Ekuador të vitit… 2013

February 28, 2018 22:19

Kokaina e Durrësit bën “spatë” edhe portalet shqiptare: Kapin drogë në Ekuador të vitit… 2013

 

Duket se kokaina e sekuestruar në Durrës ka bërë që disa portale shqiptare të turbullohen.

Kështu, disa portale kanë botuar me vrap një lajm me “Kapet tjetër sasi rekord me kokainë, ishte nisur nga Ekuadori për Shqipëri”.

E ndërsa raportonin lajmin e drogës e shoqëronin dhe me foton e medias “Eluniverso” për të cituar shkrimin.

Veç se nuk kanë parë diçka të vogël: Shkrimi daton i nëntorit të vitit 2013.

Pas gafës, shkrimi është fshirë në disa portale.

 

 

a.s/dita

February 28, 2018 22:19
Komento

2 Komente

  1. Pluton Investor shpk Pastrim parash March 1, 08:15

    hahahahahaha Kete e kishte botuar dhe Monitori i Ornela Liperit , qe financohet nga Union Grup, prone Niko Lekes dhe Edmond Lekes.hahahahahahahaha

    Reply to this comment
    • STAFI I REVISTES MONITOR March 5, 19:29

      I nderuar lexues, Komenti i mësipërm, është pjesë e një fushate presioni, dezinformimi e përbaltje që ndërmerret nga pushkatarë të paguar të pushtetit, të prekur nga ballafaqimi me të vërtetën gjatë një emisioni televiziv, pjesë e së cilit ishte edhe kryeredaktorja e Revistës Monitor znj. Ornela Liperi, ndaj kompanive e individëve të përfshirë në aktivitetin e biznesit të Union Grup apo kompanive të tjera të lidhura me të (Union Grup është kompania mëmë e Media Union, botuese e revistës Monitor).

      Gazetarët dhe stafi më i gjerë i revistës janë të vendosur që pavarësisht këtij presioni të hapur, të qëndrojnë në pozitat e tyre objektive për të informuar sa më drejtë publikun, ashtu siç edhe e kemi shprehur qartë qëndrimin në editorialin e Revistës, si vijim i përballjes me përbaltjen që vjen nga pushteti.

      Në vijim, linku përkatës:

      http://www.monitor.al/editorial-te-lire-te-pavarur-e-profesionale-kjo-eshte-ajo-qe-kemi-qene-jemi-e-te-jemi/

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*