Kokaina e Maminasit, hetimi në Gjermani vonon ekstradimin e Çekajt

July 13, 2018 21:07

Kokaina e Maminasit, hetimi në Gjermani vonon ekstradimin e Çekajt

 

Procedurat ligjore në Gjermani po vonojnë prej 2 muajsh ekstradimin drejt Shqipërisë të Arbër Çekajt, porositësit të kontenierit me banane nga Kolumbia, ku u kapën 613 kg kokainë.

Sipas burimeve nga Ministria e Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë, nga ana e autoriteteve tona janë dërguar të gjitha letër-porositë dhe mbetet në vlerësim të autoriteteve gjermane ekstradimi i pronarit të firmës “Arbri Garden”.

Po sipas burimeve, vonesa e esktradimit të Çekajt lidhet edhe me hetimin që krahas autoriteteve shqiptare po zhvillojnë edhe agjencitë gjermane të zbatimit të ligjit për sasinë rekord të kokainës që mbërriti në Durrës, shkruan Top Channel.

38-vjeçari me origjinë nga Tropoja besohet se ka dhënë shpjegime të vlefshme mbi rolin e tij dhe skemën e trafikimit të drogave të forta. Ai u arrestua në një provincë të Dyzeldorfit më 4 maj dhe për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë përdorte identitet të dyfishtë me mbiemrin Jansen.

Për ngarkesën rekord të kokainës së kapur ndonjëherë në Shqipëri, vijojnë të mbeten pas hekurave vetëm shoferi i kamionit Armando Pezaku dhe menaxheri i firmës, Donaldo Lushaj, ndonëse dyshohet se në këtë ngarkesë janë të implikuar disa grupe kriminale. Por, që prej 28 shkurtit, kur në Durrës u kap sasia e drogës me vlerë 180 milionë euro, veprimet policore duket se janë të vakta. Dosja po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe task forca speciale e policisë për operacionin “Forca e Ligjit”.

Kjo e fundit njoftoi të enjten bllokimin e dy llogarive bankare për llogari të subjekteve të “Arbri Garden” dhe “Ecoalmax shpk”, në vlerën e 38 mijë dollarëve dhe 10 milionë lekëve.

l.h/ dita

July 13, 2018 21:07
Komento

1 Koment

  1. alphade July 14, 00:28

    Ky Cekaj,alias, Kulicaj,qellimish i shndrruar mbiemri ne Cekaj per te humbur lidhjet me Kilicaj, Zv. Drejtor policie
    ne Tirane,nje kriminel i lindur, mik e fare-fis i Sali Beri-
    shes dilet si perfundim se edhe Kulicaj- Cekaj i kapur ne
    Gjermani ka lidhje direkte me drogen e Maminasit te sje-
    lle nga Kolumbia per llogari te Sali Berishes me qellim qe
    Saliu me keto para te kurorezoi me sukses “Revolucionin
    e tij Demokratik” qe perkthehet ne “grusht shteti” per te
    permbysur qeverine e Edi Rames. Ky eshte synimi per-
    fundimtar dhe pas permbysjes se qeverise aktuale do te
    “cojne ne skrap” gjithe Reformen e Drejtesise dhe Vettin-
    gun te ndermarre nga BE- ja dhe SHBA-ja ,por bandat e Saliut dhe te Mones nuk do te akuzojne SHBA-ne dhe BE-ne por perkatesisht ambasadoret e nderuar LU dhe
    Vllahutin gjija se keta jane arkitektet e kesaj Reforme dhe
    jo SHBA dhe BE-ja me qellim qe te mashtrojne shqiptaret
    me kete ndarje qe bejne midis institucineve dhe perfaqe-
    suesve te tyre diplomatike. E gjithe beteja e ketyre dy bandave konsiston ne mbrojtjen e “lekures se tyre” nga
    burgu dhe mbi te gjitha te mbojne veten dhe pjestaret e
    familjeve te tyre: Berishen e Vogel, Moniken , Bashen etj.
    Por sado te perpiqen e kane kot . Fshesa e Reformes ne
    Drejtesi dhe Vettingu nuk do te ndalet. Keta “Tornado” do
    ta cojne deri ne fund misionin e tyre duan apo nuk duan
    keta bandite. Ky eshte vertete nje Revolucion Demokra-
    tik” por jo per ate qe flet Saliu. ky “Revolucion” nuk ka per
    qellim “coup d’eta” por spastrimin e gjithe kupoles shte-
    terore,te 3 “branche-ve” , nga ” Metastaza e Korrupsionit”
    Ky eshte qellimi final i kesaj Reforme dhe Vettingut. Dhe
    masat e marra deri tani ne fushen e Reformes dhe Vettin-
    gut jane te kenaqeshmr, megjithese po ecet me “hapat e
    breshkes” . Nuk dihet ende kur do te perfundoi vettingu i
    700 juristeve ne te gjithe herakine e sistemit te Drejtesise
    Me kete ritem, dy vettingje ne jave , nuk dihet kur do te
    perfundoi ky proces?! Proceset gjyqesore te “Peshqeve te medhen” ende flejne ne dosje. Ne kete kend veshtrimi,
    ne kete kend veshtrimi dje ne komentin tim shpreha da-
    kordesine per here te pare me zotin Lul Basha kur ne
    kur ne “VOA” deklaroi se ” Rezultatet ne Reformen ne Drejtesi jane, ZERO. Edhe une jam plotesisht dakort me
    kete ! Per mendimin tim dhe ma do mendja sipas sonda-
    zheve 96 perqind e shqiptareve, nese nuk dalin para drej-
    tesise imediatisht trinomi: Berisha- Basha- Meta per haj-
    nite dhe malin me krime qe rendon mbi ta: “Rezultatet ne
    Reforma ne Drejtesi jane ZERO” : Pa ndeshkimin histo-
    rik te ketij trinomi nuk gjen qetesi Shqiperia dhe kombi
    shqiptar dhe kjo do te shenoi : Clirimin Perfundimtar nga
    Mafia Shqiptare” i kryesuar nga ky TRINOM. …..!!!
    Ndryshe Reforma ne Drejtesi do te jete nje SHOW qe
    per shqiptaret nuk do te kete asnje vlere dhe me te drej-
    te ata do ta konsiderojne nje “Vrime ne Uje” !!!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*