Kokaina në Durrës, Ambasadori Lu: Përgëzime Policisë së Shtetit

February 28, 2018 18:50

Kokaina në Durrës, Ambasadori Lu: Përgëzime Policisë së Shtetit

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, përmes një deklarate për mediet ka përgëzuar Policinë e Shtetit pas kapjes së 614 kg kokaine, që vinte nga Kolumbia, një ditë më parë në Portin e Durrësit.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe Administrata Antidrogë e Shteteve të Bashkuara (DEA) përgëzojnë Policinë shqiptare të Shtetit për kapjen e 614 kilogramë kokainë kolumbiane dje në Durrës”, thuhet në deklaratën e shpërndarë nga Ambasada e SHBA-ve në Shqipëri.

Duke e cilësuar si sasinë më të madhe të kokainës apo heroinës që është kapur prej vitesh, ambasadori Lu shkruan në deklaratë se ky veprim “është një tregues pozitiv i vigjilencës së policisë, por edhe një shenjë shqetësuese se trafikimi i kokainës dhe drogave të tjera është në rritje”.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndihmojnë dhe mbështesin përpjekjet në zbatimin e ligjit, për të parandaluar trafikimin e drogave në Shqipëri dhe për të arrestuar personat përgjegjës, mbyll deklaratën e tij ambasadori Lu.

e.k/dita

February 28, 2018 18:50
Komento

1 Koment

  1. intelektuali February 28, 19:28

    I nerumi zoti Lu,

    GJURMO KOKAINEN NE RRITJE TE RILINDJES ENVERISTE QE TE KAPESH “PESHKUN E MADH”

    sepse:

    Edhe Sajme Qorri e paraqiti si FITORJE te Partise kokainen qe gjermat zbuluan ne Xibraken e Taulant Balles, ku Rilindja kishte emeruar si administrator nipin e MONSTRES Enver Hoxha

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*