Kokaina në Durrës, Fatos Klosi: Do të ketë përplasje mes grupeve kriminale

February 28, 2018 23:03

Kokaina në Durrës, Fatos Klosi: Do të ketë përplasje mes grupeve kriminale

 

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi ka komentuar rastin e sekuestrimit të një sasie prej të paktën 613 kg lëndësh narkotike e dyshuar si kokainë, ditën e sotme në Durrës.

Në rubrikën “Opinion” në “News24”, Klosi thotë se për të realizuar një operacion të këtyre përmasave duhet një kohë e madhe hetimi, si dhe bashkëpunimin me autoritete ndërkombëtare.

“Për të bërë operacione të kësaj natyre, sipas mendimit tij është i nevojshëm bashkëpunimi me shumë institucione ndërkombëtare. Mos harrojmë që trafiku i drogës është një aktivitet që është strukturuar prej vitesh, dhe ata kanë dijenitë e tyre. Sasi të kësaj natyre nuk bien rastësisht në duart e policisë. Për të realizuar operacione të tilla duhen muaj të tërë”, tha Klosi.

Sipas tij, pas sekuestrimit të kësaj sasie të konsiderueshme droge, mund të ketë përplasjes mes grupeve kriminale.

“Vlera në treg e drogës së sekuestruar është shumë e madhe, dhe humbja e trafikantëve është e madhe po ashtu.

Mund të ndodhë një përplasje mes atyre që e kanë organizuar, apo atyre që prisnin të merrnin fitimet.

Unë nuk di gjë për këtë punë, por tani me siguri do të ketë përplasje mes grupeve kriminale”, u shpreh Klosi.

a.s/dita

February 28, 2018 23:03
Komento

3 Komente

  1. Arben March 1, 06:56

    Fol per akuzat e Izetit, leri llapa-llapat.

    Reply to this comment
  2. N.VJOSA March 1, 08:01

    Une nuk di gje thote Fatos Zeusi!….
    Ah, medet, medet, ketij Tos Skuthit i duket vetja se flet nga Olimpi….
    Do kete perplasje, thote Skuthi…
    Kush ka guxim te nxjerre Koken, o Skuth?!…
    Do me patjeter te vertetoje tezat e Ilir Sheikut!…
    Ose te pakten te perhap pak m j e g u l l….
    Ajo ben muuuuuuu!….
    Prapa ketij aktiviteti Superkriminal jane Kuliçet, kulishet e Sypeshkaqenit dhe e Qenit te birit te Qenit….!

    Reply to this comment
  3. enverdjali March 1, 08:15

    E kujt i plasi nese grupet kane perplasje !!!???

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*