Ministri kolumbian: Ja kujt i përkiste kokaina e kapur në Durrës

March 5, 2018 10:16

Ministri kolumbian: Ja kujt i përkiste kokaina e kapur në Durrës

Sasia e konsiderueshme e kokainës së kapur në Shqipëri i përkiste organizatës kriminale kolumbiane “Clan del Golfo”, ka qenë kjo deklarata e bërë nga ministri i Mbrojtjes, Luis Carlos Villegas në Kolumbi.

“Ushtria Kombëtare e Kolumbisë ishte informuar tashmë se gjatë një operacioni të përbashkët me agjencitë ndërkombëtare u kapën 613 kg kokainë  të bandës kriminale “Clan del golfo”, në portin e Durrësit, në Republikën e Shqipërisë, më 2 mars,” tha Villegas.

 “Kokaina e konfiskuar i përkiste një grupi të strukturuar narkotrafiku të lidhur me Grupin e Strukturuar të Armatosur të njohur si “Clan del Golfo”, i cili ka kontakte në disa porte të Europës ku ata dërgojnë ngarkesa droge”, vijon Villegas.

Kjo deklaratë u bë në ceremoninë zyrtare të mbajtur ditën e djeshme në bazën anti drogë të Policisë Kombëtare Kolumbiane në Necocli, ku ndër të tjerë merrnin pjesë, ambasadori amerikan në Bogota Kevin Withaker, si edhe gjeneral majori amerikan Rick Wandell, i cili është zëvendës këshilltar i sigurisë kombëtare i presidentit Donald Trump.

s.a/dita

 

March 5, 2018 10:16
Komento

6 Komente

  1. Adih March 5, 12:22

    Pska qene dhe Amerikanet ,Bravo dhe faleminderit ,tani do dalin peshqit e medhenj tanet, me keto shifra parash galopante .

    Reply to this comment
  2. intelektuali March 5, 13:13

    PIRAMIDAT E SALIUT, XIBRAKA E TAULANTIT DHE BANANET E EDVINIT, JANE SI “AKUMULATORI I ARTE” I PRIFTIT JERNEGAN NGA SHBA

    Nje histori nga intelektuali per fanatike dru me pre:

    “Akumulatori i Artë”

    Në fund të vitit 1896, Rev. Prescott Ford Jernegan, pastor i një kishe baptiste në Middletown, Connecticut, SHBA shkoi tek afrua argjendarit i njohur Arthur Ryan me një propozim të vecante. Jernegan pretendonte se kishte shpikur një metodë të nxjerrjes së arit nga uji i detit. Ai tha se teknika fanatistike kishte mberritur tek ai tek ai në baze te një viziont qiellor. Ai ofroi Ryan-it të provonte shpikjen e tij dhe, nëse do t’i bente përshtypje, i propozoi qe t’i bashkohej atij me krijimin e një kompanie te perbashket që të përfitonin te dy nga zbulimi fantastik.

    Jernegani e quajti pajisjen e tij me emerin Akumulatori i Artë. Pajisja përbëhej nga një kuti druri me vrima të prera për të lejuar kalimin e lirë të ujit. Brenda kutisë ishte një tigan me zhive të përzier me një përbërës të fshehtë qe dihej vetem nga autori. Ai futi një rrymë elektrike në zhivë nëpërmjet një teli të lidhur me një bateri të vogël. E gjithë pajisja duhej të zhytej në ujë dhe të lihej brenda natës. Përzierja e elektrizuar e zhivës do të thithte floririn nga uji dhe kur paisja ngrihet në mëngjes, brenda saj kishte nje sasi te vogel floriri.

    Ryani ra dakord për të testuar shpikjen. Për të garantuar se ne kete shpikje nuk ka asnjë mashtrim, Jernegani deklaroi se ai nuk do të ishte i pranishëm gjatë testimit. Ai thjesht i dha Ryanit pajisjen dhe i tregoi atij se si ta përdorte atë.

    Floriri në ujin e Detit

    Prania e arit në ujin e detit ishte zbuluar nga kimisti britanik Edward Sonstadt në 1872. Ai vlerësoi se kishte disa gram ari në çdo ton ujë. Kjo u konfirmua më vonë nga kimisti australian Archibald Liversidge, i cili më tej vlerësoi se në oqeanet e Botes kishte 48,000,000,000,000 dollare ne vlerë ari. Këto fakte ishin te njohura gjerësisht deri në vitin 1896, por besohej se shpenzimi i nxjerrjes së arit nga uji i detit bëri që oqeanet të ishin një burim i padobishëm i metaleve te ralla. Megjithatë, shume besuan se Jernegani mund të kishte gjetur një zgjidhje origjinale dhe inteligjente për këtë problem te veshtire.

    Kompania “Elektroliza Detare”

    Atje Ryani kreu testin e Akumulatorit të Artë të Jerneganit në shkurt 1897 në një skelë jashtë Providences, ne Rhode Island. Ai solli me vete disa kolegë me tij. Së bashku ata ulën Akumulatorin e Arit në ujë dhe pritën me durim nje natë, në një platforme speciale në fund të skeles. Kur ngritën Akumulatorin në mëngjes, ata shqyrtuan përzierjen e zhivës dhe panë nje kokerr te vogel të arit të ngulitur në të.

    Një vlerësues okular i ngjarjes vlerësoi se ari kushtonte 4.50 dollarë (rreth 200 dollarë sot). Jo shumë, por kur ata shumëzuan këtë me 1000, shifer qe ishte numri i Akumulatorëve Jernegan-it qe deklaroi se eshte e mundur për t’i ndërtuar brenda vitit, dhe faktuar se shpenzimet per investimin e Akumulatoreve ishin te papërfillshme, te gjithe te pranishmit shpejt panë potencialin e shpikjes famoze.

    Jernegani, Ryani, dhe një ekip investitorësh shpejt fet e fet themeluan Kompaninë e Elektrolizes te Detit të atë vit. Ata zgjodhën të ndërtonin fabrikën e tyre të parë të grumbullimit të arit në Lubec, Maine te SHBA. Kjo zgjedhje si për vendndodhjen e saj të izoluar dhe për shkak të baticës atje që u ngrine nivelin e ujit te detit me 20 metra çdo ditë, duke ndihmuar efikasitetin e Akumulatorëve. Ata gjithashtu hapën një zyrë biznesi në Boston.

    Brenda pak muajsh, disa akumulatorë prodhonin 145 dollarë nga floriri në ditë. Për të mbledhur para për zgjerimin e investimit, bordi i drejtorëve të Kompanisë vendosi të ofrojë aksione në treg. Ata u futen ne Burse me oferten $ 33 një aksion, dhe brenda disa javësh vlefta e aksionit ishte rritur në 150 $.

    Por mashtrimi u zbulua

    Gjithçka duket sikur po shkonte mirë. Kompania po bënte plane për të rritur numrin e akumulatorëve. Investitorët po numëronin fitimet e tyre. Dhe pastaj në korrik 1898, Jernegani papritur u zhduk.

    U zbulua se ai kishte ikur në Europë me një emër të tjeter. Po ashtu, ishte zhdukur asistenti i tij misterioz, Charles Fisher, një njeri i cili kishte shmangur vëmendjen, duke lejuar qe Jerneganitë ishte fytyra publike e kompanisë.

    Sapo Jernegani dhe Fisher ishin zhdukur, Akumulatorët e arit pushuan së punuari. Asnjë gram flori i cmuar nuk doli me nga thellësitë e oqeanit. Investitorët e kompanisë shpejt kuptuan se përbërësi i fshehtë i nevojshëm për të bërë akumulatorët ishte rufjani Fisher.

    Fisheri ishte një zhytës i trajnuar. Gjatë testit fillestar të Akumulatorit ai ishte zhytur nën uje nga bregu me kostumin e tij të zhytjes, dhe e kishte zëvendësuar zhivën me nje kokrrize te vogel ari. Arin ai blente në Boston dhe e transportonte deri në Lubec, ku ja prezantonte investitorëve si nje shpikje famoze.

    Kur u bënë gadi planet dhe projektet plane për të rritur numrin e akumulatorëve, Fisheri dhe Jernegani kishin vendosur të merrnin paratë e tyre (vlerësuar ate kohe, nje shekull e kusur me pare në $ 200,000 secili) dhe të zhdukeshin. Të dy mashtruesit nuk u kapën kurrë dhe u zhduken si “Peshqit e Medhenj” te ambasadorit te nerum Lu.

    Reply to this comment
  3. info analitike March 5, 15:22

    Dmth kriepsikopati paska genjyer pa pike turpin sepse operacioni paska qene i bashkerenduar ashtu sic e pohoi dhe Xhafaj i cili me pas u perpoq te retushonte disi deklaraten per te mos nxjerre bllof kriepsikopatin. Ore Balili dini gje nga behet?

    Reply to this comment
  4. Aforizma.. March 5, 15:44

    Jemi “koke turku” . Perdoremi per pazalleqe globale . Dhe gjithmon ne dem ….tone . Prandaj thuhet; mos u mere me pune te pista, por me ….pune te ndershme .

    Reply to this comment
  5. keshtu ndodh March 5, 19:19

    Bravo ky ministri Kolumbian, e paska ditur se e kujt eshte droga, kush e ka derguar dhe e ka lene te lire. Ja keta i duhen shoqerise se soteme qe vetem deklarojne si Saliu ne parlament dhe nuk bejne asgje per te. Fajin e ka deti qe lejon transportin!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*