Kokaina rekord në Durrës, arrestohet në Gjermani Arbër Çekaj

May 4, 2018 14:11

Kokaina rekord në Durrës, arrestohet në Gjermani Arbër Çekaj

 

Policia gjermane në bashkëpunim me atë shqiptare, kanë bërë të mundur arrestimin e Arbër Çekaj, pronar i shoqërisë “Arbri Garden”, i cili akuzohet si porositës i kontejnerit me banane ku u kapën 613 kg kokainë.

Policia e shtetit shpalli në kërkim ndërkombëtar Arbër Çekaj, i cili kishte porositur kontejnerin me banane nga Kolumbia brenda të cilit u gjet dhe sekuestrua sasia rekord prej 613 kg kokainë.

Droga e ardhur nga Kolumbia, ishte e fshehur në një kontejner me fund të dyfishtë që ishte mbushur me banane, dhe kishte destinacion tregun europian.

Droga mbërriti në port më 19 shkurt ndërsa operacioni për sekuestrimin e saj u ndërmor mbrëmjen e 27 shkurtit

Vetëm dy ditë përpara ndërhyrjes së policisë, Arbër Çekaj ishte larguar bashkë me familjen në drejtim të Gjermanisë.

Detaje nga arrestimi

Burime për ABC Neës thonë se ai kishte ndryshuar identitetin nga Arbër Çekaj në Arbër Jansen, duke marrë mbiemrin e bashkëshortes së tij me origjinë daneze.

Ai u gjet i fshehur në një banesë dykatëshe dhe gjatë momentit të arrestimit mësohet se nuk bëri rezistencë.

Burime nga grupi hetimor pohojnë për ABC News, se dy javë më parë në Berlin të Gjermanisë kishin shkuar oficerë të Krimeve të Rënda, të cilët bashkë me homologët e tyre, bënë të mundur lokalizimin e më pas prangosjen e Arbër Çekaj.

Njoftimi i policisë

Ne kuadër të bashkëpunimit me agjensitë e huaja ligj zbatuese dhe konkretisht atë Gjermane është bërë e mundur lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit Arber Çekaj.

Arber Çekaj është pronari i firmës Arbi Garden ku u sekuestruan 613 kg kokaine në kuadër të operacionit “last snow”.

U shkëmbye informacion në kohë rekord midis Policisë së Shtetit dhe agjensive të tjera si dhe me Prokurorinë e Krimeve te Renda.

Ky shtetas është kapur në një provincë pranë Dusseldorf-it.

l.h/ dita

May 4, 2018 14:11
Komento

7 Komente

  1. Rosvelt May 4, 14:28

    Duhet mbajtur nen masa sigurie te larta ky bukuroshi, sepse kesaj rradhe rrezikon me jete!
    Pse?
    Sepse kokat e verteta te trafikut me kolumbine jane zyrtare te larte te PD-se, ky eshte vetem prestanome, si i thone italianet.
    Masa te rrepta sigurie, per t’i dhene mundesine qe te bashkepunoje, pra te zbrazi thesin e te merret nen mbrojtje.
    E morret vesh tani pse kohet e fundit Lulezim Basha ngeli duke bere “vizita” ne Gjermani?
    Sali, Lulezim, Shkerdhen … nuk ka imunitet qe u ben derman tani. Ju erdhi ngordhja!

    Reply to this comment
    • intelektuali May 4, 15:36

      Ore ti dallkauk, nuk shkruhet Rosvelt, por origjinali eshte Roosevelt, qe ne shqip lexohet Ruzvelt, por o mavri enveriste kur nuk di shkrim dhe kendim pse hyn ne debatin intelegjent tegazetes DITA?

      sepse:

      KUR QENKA KAQ I SQUTE SALI BERISHA SA TE KALOJE TONELATA KOKAINE ME BANANE KOLUMBIE NEN HUNDEN VIGJILENTE TE EDI RAMES, QE EDHE KUR PJERDHIN KRYETARET E BASHKIVE NEPER RRETHE E MESON RRUFE,

      atehere:

      Edvin Karagjozi eshte krejt i paafte si BOS per te drejtuar Vatanin dhe duhet urgjentisht te jape doreheqjen qe t’ja leje karriken e Kryeministrit nje tjetri me intelegjint dhe qe ka mbaruar shkolle dhe ka dipllome sagllam.

      Reply to this comment
  2. Pushti i UDB-se May 4, 18:11

    Po te shtrydhet ne hetuesi , do
    te dale qe ky gjasme Ceka apo
    Jansen , eshte ne te vertete
    Kulic tropoje , pjese e trustit
    Agron Kulici , ne perberje te
    korporates sa bajraktarit
    serb te Vicidolit !

    Reply to this comment
  3. alphade May 4, 18:45

    Humor , zoti intelektual : vetem mos i vini nofken Edit ,sic
    ja vini ju. Nje miku im me humor prej vulgu me thote here
    pas here: ” Edi Rama, qe ju i keni vene nofken ‘karagjoz’
    do ja martoje gjyshet te gjitheve duke filluar nga Vicidoli,
    ne Skrapar e deri tek te gjithe ata qe sot merren me epi-
    tete e nofka.Dora e tij eshte aq e gjate sa edhe nje dite
    mund te arrije deri te Ty,sic mbrriti te Cekaj ne Gjermani
    dhe Spanje e gjetke. Bile edhe ne Kolumbi,Ekuador,etj.
    Ku i dihet …?!

    Reply to this comment
  4. Adih May 4, 22:35

    alphate @…………………….
    Me habite more djale ,qe Edi i Jot me dore te gjate ,do ja martoje te gjitheve gjyshet ,duke dilluar nga Saliu etj . Sa keq me vjen per ty ,qe akoma nuk e ke kuptuar qe pjerdhin ne nje poc te gjithe djemte e Ramizit .Ne mos gaboj Rama i jot ka rreth 6 vite Kryeminister ,dhe akoma pret ti ,gomare te bije BAR ..Sje ngopur akoma me 6 vite ,dhe pa irono ,sa vite te duhen ty ti mesosh gjerat .Nje shembell te vockel po ta them ,A nuk e zgjodhi E Rama ,Like Meten president ,a do e doje ti Meten President ?I ktheu bythet 4 te vrareve ne bulevart ,nuk e di ,por une personalisht kam dhimbje ,per kete tragjeti .!!!!???

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*