Kokaina, Xhafaj: Operacioni, merita jonë. PD: Fol si Fatmir, jo si Saimir

March 5, 2018 16:10

Kokaina, Xhafaj: Operacioni, merita jonë. PD: Fol si Fatmir, jo si Saimir

 

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj deklaroi në Kuvend se operacioni për kapjen e 613 kg kokaine është meritë e policisë shqiptare, ndërsa ka paralajmëruar se shumë shpejt do të bëhen publike rezultate të operacioneve të tjera të rëndësishme antikriminale.

“Operacioni, meritë e policisë shqiptare. Në operacion u përfshi dhe prokuroria. Po vazhdon për identifikimin e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë kriminale. Policia ka rigjetur besimin te partnerët, si rezultat i tij aktualisht policia është e përfshirë në disa operacione të rëndësishme antikriminale, me partnerë të rëndësishëm si FBI dhe DEA, GdF, Europol dhe agjenci homologe të vendeve anëtare të BE rezultatet e të cilave shumë shpejt do të jenë publike”, tha Xhafaj.

Ai tha se procesi i vetingut do të sjellë standard profesionalizmi në radhët e policisë.

“Procesi i vetingut shpresoj se do të sjellë standard profesionalizmi dhe standarde të figurës në policinë e shtetit. Policia jo vetëm po arrin rezultate të rëndësishme në luftën e saj kundër krimit, po nga njëra anë ka rritur besimin te qytetarët, dhe nga ana tjetër po dekurajon veprimtarinë kriminale të elementëve të krimit të organizuar”, tha Xhafaj.

Ndërkohë, deputetët demokratë kanë reaguar menjëherë pas fjalës së ministrit të Brendshëm.

Deputeti Gent Strazimiri tha se duhet sqaruar deklarata e Armatës Kolumbiane, përderisa ministri “tha se është operacion shqiptar”.

Ndërsa deputeti tjetër demokrat, Enkelejd Alibeaj tha se ministri Xhafaj ka folur si paraardhësi i tij, Saimir Tahiri. “Më në fund sot na erdhi në parlament Saimir Tahiri me flokët e bardha të Fatmir Xhafës. Fatmir fol si Fatmir po jo si Sajmir”, tha ai.

Ndërsa deputeti Edmond Spaho bëri vetëm një pyetje: “Pse gënjen ministri i Mbrojtjes së Kolumbisë?”

Deputetja Jorida Tabaku iu përgjigj deklaratës së Xhafajt, se opozita po pengon integrimin. “Në fakt nëse ka dikush që e pengon integrimin europian të vendit janë ato që e kanë bërë krimin e drogën pjesë të ditës këtu, pjesë të qeverisjes, që i kanë ulur kriminelët në vendimmarrjen e qeverisjes. Nuk na vjen fare mirë kur lajmi i doganave nuk është rritje t ë ardhurave, po kapja e sasisë së drogës”, tha Tabaku.

a.s/dita

March 5, 2018 16:10
Komento

10 Komente

  1. cohu enver legjenda nga varri March 5, 16:28

    Nese do ndodhte mrekullia

    qe ne 1990 te xhirohej nje video cfare do ndodhte
    nga 1991 deri ne 2018 ku vendi eshte i pushtuar nga droga-vrasjet dhe protitucjoni i rruges dhe ai politik

    nese shqiptaret do ta dinin se dilte shurrembajtesi Enverit dhe do ta shkrumbonte ate vend
    .
    nese shqiptaret do ta dinin se do ti jepnin votat me shumice nje Edi Rame dhe ky rri si nje gjirafe e trembur para ujkut trime USALI berishes

    nese shqiptaret do ta dinin se nje ambaasdor me emrin Donald do tallte trapin me ate popull me perralla vetingu..

    .

    .nese shqiptaret do ta dinin se parlamenti do kthehej ne bordello tip grida suma apo nje dele si rudina e azem kriminelit….

    Ju siguroj qe ata Bejkera-Genshera-Rajersona-elezbiberie dhe m/fuckere..nuk do te guxonin te shkelnin ne Shqiperi qe sot po kalon periudhen me te zeze te historise se saj..Ate te poshtrimit kombetar jo vetem nga bordelloja e parlamentit por dhe nga faktori nderkombetar qe kthyen ate vend ne Shprehje Gjeografike ose me sakte Ferme Kafshes te Lumtura

    Reply to this comment
  2. - March 5, 16:49

    kane kaq dite ,qe vazhdojn e rrotullohen
    si majmune cirku rreth kokaines se kapur ,
    si ne media edhe Parlament !

    Cfar efikasiteti si politikan ,si deputet ,
    te mos i afroshe asgje si Alternative politikave
    ne vend ,zgjidhjes se problemeve te vendit ,
    asaj per te cilen kto Deputete ,
    paguhen nga taxapaguesi Shqiptare ,
    por kapen mbas nji teme dhe kalojne kohen
    kot ne Parlament me pseudoArgumenta ,
    me debate qe i ngjan atyre te rrugeve ose kafeneve !

    Persa kohe ,kte Parlament nuk e mbikqyre dikush
    tjeter ,aty do vazhdoj muhabeti klubit ,
    te kalohet koha e kot ,me gjera qe s’i sherbejne
    aspak asaj per te cilen ata jane aty ,duke shperdoruar
    jo vetem kohen qe i jepet per te punuar ,por edhe parat
    e taxapaguesit Shqiptare .

    Un mendoj se per te gjitha ato seanca ,qe kta depiutete
    e kann kaluar me biseda rrugesh e klubesh ,
    e s’i kan sherbyer asgjeje ,por thjeshte vrasje kohe ,
    ti kerkohet kthim prapsh i pareve ,rrogave mujore
    dhe te financohen ,per te ngritur shtepi per fukarenjte
    ne Shqiperi .
    Per mua pd -lsi jane deputete qe nuk i afrijne asgje
    reale si deputete ,interesit te vendit ,por
    vetem kerkojne te ndalojne cdo zhvillim ,
    +te bllokojne cdo perparaim ,duke degjenruar
    cdo seance .
    Faji ktu eshte edhe pushtave ,qe vazhdojn te behen pjes e lojes .
    Keshtu nuk mundet te vazhdohet .
    No Efikasitet ,no Page .(per te gjithe deputetet)

    Reply to this comment
  3. intelektuali March 5, 16:58

    Meria e Partise Enveriste:

    PO PESHKU I MADH QE U ZHDUK?

    Njesoj si ne Xibraken e Taulant Librazhdit ku kishte emeruar si administrator nipcen e Enverit?

    AMAN SE NA PLASEN SHPIRTIN KETA HETUES TE ENVERIT ME PROPAGANDEN KOMUNISTE QE REZILIN E KTHEJNE NE FITORJE SI NE KOHEN E QEPES TE PARTISE SE PUNES!

    Reply to this comment
  4. intelektuali March 5, 16:58

    Merita e Partise Enveriste:

    PO PESHKU I MADH QE U ZHDUK?

    Njesoj si ne Xibraken e Taulant Librazhdit ku kishte emeruar si administrator nipcen e Enverit?

    AMAN SE NA PLASEN SHPIRTIN KETA HETUES TE ENVERIT ME PROPAGANDEN KOMUNISTE QE REZILIN E KTHEJNE NE FITORJE SI NE KOHEN E QEPES TE PARTISE SE PUNES!

    Reply to this comment
    • Zur Bruecke March 5, 18:16

      o kryemonstra e internetit:

      Kqyre cfare propogande kriminale bete ju per nipin e Enverit dhe doli qe ishte nje Ermal tjeter:

      .Zbulohen pronat e nipit Enverit , Ermal Hoxhës në Oslo dhe Neustad
      .
      Posted on January 29, 2015
      .
      Sipas të dhënave të një kompanie të huaj, Orbis Information, Ermal Hoxha nipi i ish liderit komunist, i arrestuar për dosjen e laboratorit të kokainës rezulton të jetë aksioner në tre restorante, dy prej të cilave, me seli në Neustad të Gjermanisë dhe restoranti i tretë në Norvegji.

      Referuar dokumentacioneve të siguruara nga kompania ndërkombëtare“ Orbis” Ermal Hoxha është regjisturar si bashkëaksioner në restorantin “Pizza Paradaies” në Neustadt të Gjermanisë, ku xhiroja vjetore rezulton të jetë 13 milionë dollarë. Kompania është themeluar në vitin 2012 me bashkëaksionerë Ermal Hoxhën dhe Vojsava Tagën dhe situacioni financiar i refereohet veprimeve bankare të fund dhjetorit 2014, pak ditë nga operacioni policor për arrestimin e rrjetit të prodhimit të kokainës, e njohur si dosja “Xibraka”, citon Tv Channel One në Shqipëri.

      Po në këtë qytet, Hoxha ka një tjetër restorant me emrin “Zur Bruecke”. Restoranti është hapur në 2008 dhe bashkëaksioner ka Mathias Glatte. Por në dokumentet e siguruara nga kompania “ Orbis”,Channel One zbuloi se Ermal Hoxha ka blerë 100 për qind të aksioneve në janar të 2014-ës. Në këtë restorant xhiro vjetore është 1 milionë dollarë.
      “TëinS Restourants”, ose restoranti binjak është biznesi i tretë me pronar Ermal Hoxhën me rezidencë në Moss të Norvegjisë.

      Reply to this comment
      • # March 5, 20:16

        13 Milione xhiroja vjetore !
        pak e exzagjeruar shifra .
        Pizza duhet me pas lart, ne vend te domateve e sallamit e djathit ,
        noj punonjese sexi lol Pizza sexi – 100$ copa

        Reply to this comment
      • intelektuali March 5, 22:48

        O Spiun i Sigurimit qe mund te jesh edhe Ilir Hoxha dora vete ne kete forum te nderuar qe po e ndyn me jashteqitjet e tua,

        Beji te Fala djalit tend, atij Ermal Hoxhes qe eshte aktualisht ne burg, me akuzen se ishte administrator i Laboratorit te Xibrakes, sepse e zbuluan gjermanet dhe e kapen policet e Merkelit me presh ne dore dhe Sajme Qorri as Edi Karagjozi nuk e shpetuan dot

        Reply to this comment
  5. Gregor March 5, 18:28

    Foli edhe intelktu-haleja, foli edhe kjo bushter qe kullot ne ujrat e zeza te SHQUP-it. Prandaj blogu mban ere sa here shfaqet mark ukuuku, intelektuahaleja dhe ndonje myteber tjeter si info-anali.

    Reply to this comment
  6. dr. Xhelali March 5, 20:55

    Dikur para rreth 12 vjetesh shkon ne Itali ne nje park eolitik( impiante prodhimi energjie elektrike me ere) shkon nje ekip nga ministria energjitikes shqiptare per eksperience ku midis tyre ishte cuditerisht dhe dr. Xhelal Mziu…kishte shkuar me mik ..
    .
    Ne fund te seminarit inxhinieri italian pyet pjesemarresit ( qe ishin alifmatrake) se mos kishin ndonje pyetje.
    .
    Ngrihet Xhelali dhe pyet:

    Qe e morrem vesh qe jane mullinje me ere dihet..por uji nga i vjen,,

    dhe ti i dashur # ke ngaterruar kekun me burekun

    me ndryshe;

    ERMAL HOXHA U KAP SI ESKOBARI PER BANALITETE
    NDERSA XEN ESKOBARI I VERTETE TALL BOLET ME LEJEN E LU LESHEVE DHE VETINGUN E TIJ
    ..

    Reply to this comment
  7. Arben March 6, 07:40

    keta qe u kapen ishin rivalet e genti xhafes.

    tani, kokaina do te kaloje vetem nga duart e genti xhafes

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*