Kokainë dhe municione në shtëpi, në kërkim 43-vjeçari

June 17, 2017 09:52

Kokainë dhe municione në shtëpi, në kërkim 43-vjeçari

Një 43-vjeçar është shpallur në kërkim nga uniformat blu pasi iu gjetën kokainë dhe municione në shtëpinë e tij.

Në sajë të operacionit të koduar “Streha”, policia gjeti në një shtëpi në Shijak kokainë, një peshore elektronike me mbishkrimin “LAICA”, dy armë zjarri automatik, model 56 kal 7.62 mm, një armë zjarri pistolet tip “COLT’USA”, një armë gjahu e markës “BERETTA”, kal 12 mm, një pistoletë sportive, tip Super Conter, 264 fishekë luftarakë mob 56, kal 7.62 mm, 95 fishekë mod 54, kal 7.62 mm, 7 fishekë pistolete, kal 45, 65 fishekë për armë gjahu, kal 12 mm, dy krehera automatiku, mod 56, një automjet tip Benz, i blinduar.

S. Gj., 43 vjeç, pronari i shtëpisë është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

June 17, 2017 09:52
Komento

1 Koment

  1. aty June 17, 10:34

    Dy gjera duhen sqaruar ne kete rast, si eshte e mundur qe personi nuk ishte ne shtepi, ose ate operacion e kane dekospiruar ose te policise me fal po jane trguar budallenj ne kete rast.Ata e dinin qe ai kishtearme e kokaine te prisini kur ai te ishte brenda e jo ta kerkojne ne drejtim te paditur si gjithmone.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*