Kokainë mes patateve të ngrira nga Holanda në Shqipëri, arrestohen dy shqiptarë

May 15, 2019 14:04

Kokainë mes patateve të ngrira nga Holanda në Shqipëri, arrestohen dy shqiptarë

Dy kamionistë shqiptarë 30 e 44 vjeç u arrestuan në Portin e Barit në Itali me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Gjatë kontrollit në doganën e portit të Barit në automjetin e tyre që vinte nga Holanda me destinacion Shqipërinë, u gjetën rreth 7 kg kokainë e mbi 150 mijë euro kesh.

Kamioni transportonte patate të ngrira nga Holanda në Shqipëri e tranzitonte përmes portit të Barit.

Lënda narkotike së bashku me paratë ishin fshehur në një vend të modifikuar enkas në kabinën e shoferit.

Kokaina ishte e konfeksionuar në 6 pako ndërsa paratë kesh ishin në prerje 20 e 50 euro.

Dy shtetasit shqiptarë janë vënë në pranga e janë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore italiane në burgun e Barit.

o.j/dita

May 15, 2019 14:04
Komento

4 Komente

  1. demokrati May 15, 14:38

    PA DYSHIM QE LULI kokA Droges ne hollande

    Reply to this comment
  2. prizem May 15, 14:59

    Prite kur te thone qe e beri Rama…

    Reply to this comment
  3. Lul kastraveci pa fara May 15, 16:14

    Edhe hollanda e lulit ben trafik droge….

    Reply to this comment
  4. Konti Sbalta May 15, 17:59

    Prandaj Hollanda do te rivendose vizat per Shqiptaret, sepse ben presion per drogen e forte Hollandeeze qe nuk po lejohet te futet ne Shqiperi dhe ne te njejten koh nuk po lejon Shqiperia, te eksportoje per ne Hollande “hashashin e Lazaratit “,sipas marreveshjes qe kishte
    bere me Sali Berishen nepermjet ShqiptaroHollandezit Lulzim Basha !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*