Kokalari i shkruan Bob Hand: Berisha do vjedhë sërish zgjedhjet, SHBA të tregohet më e ashpër

Redaksia Online May 4, 2013 10:42

Kokalari i shkruan Bob Hand: Berisha do vjedhë sërish zgjedhjet, SHBA të tregohet më e ashpër

Aktivisti shqiptaro- amerikan, Geri Kokalari i shkruan Robert Hand, këshilltar i politikave pranë Komisionit të Helsinkit, që do organizojë të hënën një seancë dëgjimore për Shqipërinë

 

Zoti Hand,

Po ku shkruaj në lidhje me seancën dëgjimore të Komisionit të Helsinkit, të programuar për këtë të hënë, 6 maj.

Loja e rrezikshme që Sali Berisha po luan me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nuk është ndonjë çudi për ata që e njohin sadopak Shqipërinë. Komisioni i Helsinkit është i vetëdijshëm për shkeljet e zgjedhjeve në të shkuarën dhe se rezultati ka qenë në pikëpyetje më e pakta dhe me shumë gjasa joligjor. Megjithatë, rezultatet zgjedhore janë vulosur në mënyrë të pamenduar nga ndërkombëtarët që kanë pasur për detyrë të vëzhgojnë zgjedhjet në Shqipëri.

Një mesazh i qartë është dërguar në këtë mënyrë nga politika miope e SHBA dhe BE se stabiliteti rajonal triumfon mbi progresin e Shqipërisë si demokraci. Por kjo minon vullnetin e popullit shqiptar, që pa më të voglin dyshim janë përkrahësit më të mëdhenj të Shteteve të Bashkuara.

Siç kam theksuar në rastet e mëparshme tek zyrtarët e SHBA dhe BE që kujdesen për Shqipërinë, qëllimi i Sali Berishës është që të fitojë në zgjedhjet e ardhshme, pavarësisht se cili do të jetë rezultati i zgjedhjeve. Ne kemi marrë një seri raportimesh nga Shqipëria se Berisha po mobilizon forcat e tij për të mbushur kutitë e votimit, për të sjellë votues ilegalë nga Kosova, për të blerë votat dhe për të mobilizuar operativët e tij për të frikësuar votuesit në qendrat e votimit. Janë të njëjtat forma që janë përdorur në zgjedhjet e mëparshme kur komuniteti ndërkombëtar mbylli njërin sy. Dhe Berisha ka besim se mund të shpëtoja pa lagur nga këto shkelje të demokracisë sepse kështu ka ndodhur edhe në të shkuarën. Dhe nëse do i dështojnë të gjitha këto forma, ai do përdorë dominimin e tij në KQZ për të manipuluar rezultatin, njësoj siç bëri kur i dorëzoi Lulzim Bashës Bashkinë e Tiranës.

Zyrtarët amerikanë dhe ata europianë kanë pjesën e tyre të fajit për këtë situatë. Kjo sepse në të shkuarën BE dhe DASH e kanë lejuar që Berisha të shpëtojë nga vjedhja e zgjedhjeve, vrasjet, intimidimi i medias, abuzimi me parimet kryesore të zbatimit të ligjit dhe korrupsionin masiv. Berisha ka mësuar se ai mund të shpëtojë nga këto sulme mbi institucionet demokratike vetëm me ca fjalë goje dhe një shuplakë të lehtë në dorë nga SHBA dhe BE.

Nëse Berishës nuk i diktohet qartë që të kuptojë se nuk ka hapësirë për keqinterpretim, ai pa asnjë dyshim do të tentojë të kontrollojë dhe manipulojë rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri në qershor. Për këtë arsye është e domosdoshme që zyrtarët më të lartë të qeverisë amerikane të ushtrojnë presion tek Berisha që të ndryshojë qëndrim për KQZ-në dhe të detyrohet që të bëjë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nëse ai nuk iu përgjigjet këtyre kërkesave, atëherë duhet një ndërhyrje agresive. Një ndërhyrje mund të jetë veprimi direkt nga Departamenti i Shtetit dhe Kongresi për të poshtëruar atë publikisht duke publikuar provat për praktikat korruptive të Berishës, të zotëruara nga DASH, FBI dhe CIA dhe të paralajmërohen shqiptarët se Berisha po përpiqet që ta kthejë Shqipërinë në një diktaturë de facto.

Sa i përket seancës dëgjimore të Komisionit të Helsinkit, ne jemi të shqetësuar se të paktën dy nga ata që janë përzgjedhur për të dëshmuar kanë shërbyer si mbështetës të Sali Berishës, ndaj dëshmia e tyre duhet parë me dyshim. Ne do ishim të lumtur që të ofrojmë detaje në lidhje me këtë çështje, nëse na kërkohet.

Në vazhdojmë të jemi të shqetësuar se Berisha po përdor lobistët në SHBA për të shmangur ndërhyrjet kundër regjimit të tij të korruptuar.

ADA nuk mbështet asnjë parti politike apo kandidat në Shqipëri. po ashtu nuk kemi asnjë iluzion për ndonjë kandidat politik. Ajo që dimë ne është se Sali Berisha është kërcënimi më i madh për demokracinë në Shqipëri. / TEMA

 

 

Redaksia Online May 4, 2013 10:42
Komento

9 Komente

  1. tragji-komedi May 4, 12:06

    GERI TE GJITH BOTA E DI QE BERISHA DO TI RREMBEJ ZGJEDHJET>PERDHUNIMIN QE I KA BER KETIJ KOMBI UDBERISHA>NUK KA QENIE DJALLEZORE TA KISHTE MENDUAR>…FITORE E DREJTA DRITA E ARDHMJA.

    Reply to this comment
  2. Fleks May 4, 12:46

    Me pelqen ky shkrim i bukur.

    Po SH.B.A di shume mire dhe se si jane bere e “fituar” zgjedhjet 3 here me radhe ne Bashkine Tirane.

    Se di shume gjera Amerika dhe Europa bashke.

    Ti ndoshta i haron ose ben sikur i haron.

    Por Amerika dhe Europan,nuk te haron asnje presje.

    Sidomos ate qe,ato per bashkine Tirane i shihnin vec djajte.

    Kurse parlamentaret kishin kamerat 24 ore neon stop.

    Prandaj asgje evecante.fiton Berisha per here te 3-te,urte e bute e qete qete.

    Aspirate kjo e shumices se shqiptareve,kudo qe ndodhen ato.

    Reply to this comment
  3. Fleks May 4, 12:53

    Nuk po vazhdoj me tutje se nuk ia vlen.

    Loja e rrezikshme meKQZ-ne thote z Kokalari!!??

    Cfar loje e rrezikshme,kur LSI berei aleance PARAZGJEDHORE e jo paszgjedhore me PS-ne.

    Detyrimisht qe do ballancoheshin forcat ne KQZ ne favor te maxhorances.

    Pastaj u be loje diletante e opozites,hoqen anetaret e vet me duart eveta.

    Dilentantizem kurre i ndohur ne asnje vend te Botes.

    Per te tjerat lexo OSBE-ne per zgjedhjet lokale Bashki Tirane.Skandal i vertete.

    Kuti qe transportoheshin te hapura,te shkyera te tejmbushura(me flete mbi nr e votuesve).

    25% e votuesve(te djathtet)nukgjenin emrin ne liste se i kishin degdisur ne qendra te tjera votimi qe mos gjenin emrin kurre e mos votonin dot.

    Reply to this comment
  4. tragji-komedi May 4, 14:35

    FLEXI TI JE NJE…. TRAGJI_KOMEDI

    Reply to this comment
  5. tragji-komedi May 4, 14:37

    flexi A E LEXOVE BEDRI ISLAMIN ?

    Reply to this comment
  6. kadeti bigler May 4, 15:07

    Ty te lumte dora qe perpiqesh per atdheun dhe u shkruan me ciltersi por si tua bejme ketyre vezhguesve qe thon se pati progres me zgjedhjet e kaluarapor prap se prapzgjedhjet i fiton salliu se podesta dhe ky barkederi i O S B qe pa pik turpi nenvizon se k q zeja funksonon edhe me kater antar mjer ky popull mos e thent perendia ta kemi edhe kater vjet te tjera mbi shpin kete barbar

    Reply to this comment
  7. kelmendasi May 4, 17:06

    Tash fshijne menderen me letren e ketije budallajit qe i kerkoji Berishes te behej minister i Ekonomise e se beri me 2009

    Reply to this comment
  8. BAY AREA CA. May 4, 18:01

    Faktet qe disponon FBI , DASH dhe CIA t,ja perplasin ne fytyre Kriminelit, bashipozukut dhe agjentit Serb si familje, njeriut me antiplumb Sali Gerdalla.

    Reply to this comment
  9. Shpella e Dragobise May 5, 12:12

    Sali Birisha ka me fitue 99% ne keto zgjedhje. Ai ka me mbet i perjetesuem ne pushtet, e prijesi me jete gjate ne historine e Shqipnis.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*