Kokëderrat e Shqipërisë!

Arben Duka February 11, 2016 18:28

Kokëderrat e Shqipërisë!

Kemi thënë për Pandelinë,
se është një burrë i zoti,
dhe pse herë pas here ka,
ca shpërthime prej idioti!

Në mënyrë origjinale,
pushtetit ja nxori vlerat,
në rrugën drejt Europës,
na udhëheqin kokëderrat!

Kryetari i Partisë,
Pandushkës ja di për nder,
që në kulmin e lavdisë,
e quan një kokëderr!

Do thotë Pandi Nastradini,
në tjetër kuptim e thashë,
se ky lloj etiketimi,
ka kuptimin: “Rob i trashë!”

Shkoi shekulli njëzet,
o moj Shqipëri e mjera,
gjithë të parët në pushtet,
i ke pasur ca kokëderra!

Majkua në zenith të bindjes,
si dyfek e shkrepi fjalën,
Kryetarin e Rilindjes,
e barazoi me Salën!

Pandi-të kërcyen djajtë,
që me zë të lartë e the,
gjithë propagandën e majtë,
ti e hodhe në hale!

Si kokolepset njeriu,
s’di nishanin ku e merr,
s’dinim që dhe Pandeliu,
paskish qenë një kokëderr!

Mbasi shkrepi mitralozin,
Pandushi qeshi me lot,
po fjala vjen për Fatosin,
them se ja ka futur kot!

Vetëm Nanos mund të them,
epiteti s’do t’i shkonte,
se dorëhiqej pa problem,
edhe kthehej kur të donte!

Gaz të madh Pandi na fali,
për njëzet e pesë mote,
se derri-o Majko djali,
është kafsha më idiote!

Ndaj këtu me radhë u dogjën,
etapat e historisë,
se gjithmonë na udhëhoqën,
kokëderrat e Shqipërisë!

Unë jam populli i thjeshtë,
po s’e kam aspak për nder,
që rrugën për Europë,
sot ma prin një kokëderr!

Jetë të gjatë-o mendjendritur,
se na ke shpalosur vlerat,
dhe na e ke bërë të ditur,
se s’shpëtojmë dot nga derrat!

Arben Duka February 11, 2016 18:28
Komento

14 Komente

  1. N.V. February 11, 19:02

    Satire, kritikë dhe ironi e hidhur!…
    Ne fakt , Pandi, pa dashur, tha nje realitet…
    Se dhe Pandi, pa punuar asnje dite ne administraten e Shtetit, u gdhi nje mengjes ne krye te Piramides shteterore…Krefet dhe me Luften ne Kosove, kur Luften e bene te tjeret…(Kush pordhi, kush mori Groshin….)
    Iliri, po erdhi drejt e ne Majë, me katapult dhe ja nxiri fundin Shtetit duke punuar vetem per Liken…
    Edhe Fatosi, pijanec i persosur, beri burgun nga Sali Kapsollja dhe shkoi i dha doren…(Flm, qe ma lerove Nenen…!)
    Rama po na nderton shtet, por Kryetarllekun e do pa u votuar, automatikisht…
    Nuk po flas per Sali Katrahuren, se ai eshte Miniere floriri per krime dhe krijimtarine letraro-humoristke!…
    Keshtu, i dashur Dukë, Pandi foli si Osman Gazepi…, por ne fakt u be 14 vjec Dhenderr!…
    Poezi e bukur ne llojin e saj!…

    Reply to this comment
  2. Vëzhguesi F. February 11, 20:25

    Bukur Arben! Ne opinionin tim te shprehur dje nepermjet nje komenti ne kete gazete kam thene pikerisht kete qe ti kaq mjeshterisht e ke ngritur ne vargje. Shqiperia eshte ketu ku eshte, dhe eshte keshtu si eshte, se ne 25 vjet ka patur ne krye kokederra dhe tek tuk ndonje kokeqen. Madje ndonjeri ka qene kokederr dhe kokeqen bashke. Vete Pandi ja ka rritur vlerat vetes se ka qene dhe mbetet nje kokegic.

    Reply to this comment
  3. Ivani i madh February 11, 22:15

    Pandi Majko shulja i nuk i hedh pa gje ato batuta o Arben poprovokon se mos i dale dicka. Ashtu beri te pa mundur qe te ndryshonte emrave shqip te disa fshatrave te minoritetit maqedonas ne emrave e vjeter sllave se i vrasien veshin ketij shules Majko emrat shqip. Dhe sberi asnje reagim kundra maqedonsve qe kane nderuar emrat historike te qyteteve dhe fshatrave te banuara nga shqipetaret si Shqupi, Manastiri e shume te tjere. Prandaj keto ediketime do presesh per politikanet shqipetare nga pro sllavi shulja P. MAJKO

    Reply to this comment
  4. SH.K February 12, 00:11

    Duka,si politikan nuk ne nuhatje dhe je siperfaqesor !
    Ngaikepamja politike si Pandeliu ashtu edhe Blushi pse jo edhe Ramushi jane KADAVERA pas 25 vjetesh po aqe sa Saliu fjala eshte politikisht jo penalisht.
    Politikisht ata e kane kryer njesoj detyren e shkaterrimit te shtetit dhe tere loja nuse-dajash behet jo se djalit te Kiços apo çobanit pe Blushi i plasi per demokracine qe vetem idjotet e qorrat e shofin por thjesht per te bere zhurme e protagonizem qe une jam ketu po ua hodha e behen zgjedhje une do mar qofte edhe nje vote e nuk me luan njeri nga stani po nuk u be une prape jam aty edhe 25 vjet te tjera se nuk mund te me heqin ne ‘demokraci’ !
    Keta jo vetem qe na kane perdhunuar por ne ‘nuk jetojme dot as pa Blushin e as pa Pandin sepse vuajme nga ‘sindroma e Stokolmit’.Ne vend qe te behej nje kongres ku Rames si kryetar qeverrije ti vihen te dyja kembet ne nje kepuce se 2 vjet nuk ka bere asnje reforme e nuk mund te beje per te vetemen arsye qe e kuptojne edhe gomaret po jo militantet e gazetaret:NUK KA SHUMICE POLITIKE PER REFORMA se jane ne konflikt te rende interesash!
    Shkurt i nderuari Arben socialSSalistat e tu jane katandisur si thote populli:’Ti kesh miq ste mbarojne pune,ti kesh hasem te hane mune’!Thuaji tet vellaji e bashkestudentit tim te ribotoje ‘Udhekryqe te historise ‘ se tani e lame ‘integrimin’ dhe ju rikthyem Nexhmies kur po na udheheq ‘HYSNI KAPO’!!Sa ka pare doktor Adhamudhi si bythkat pe Korçe Pandi apo Beni ehuuu

    Reply to this comment
    • Pellumb Zaimi February 12, 01:00

      Satire e perkryer per Gjinon . Eh mor Ben Lunxheria,-e kishim ca kohe minister mbrojtjeje dhe e pame mire kush ishte. Njr firifiu si veriu ja kush ishte Pandeliu ? Nuk kane fund historite e ushtrise per te dhe, megjithe perpjekjet gjigande prej Gjinoje per ti hipur fikut Gjino se Gjino mbeti ? Nuk i hipi dot kurre dhe mbeti 14-vjec kryeminister . Kerrke mbeti or kerrke i thone andej nga Korca. Nderime Arben Lunxheria dhe vizatoi sa te mundesh me penen tende keta ciliminj te stanit te Karabushit edi rama ? Kerrke dhe ky ?

      Reply to this comment
      • kukuvajkat February 12, 01:22

        Ce bre pellumb edhe ky edi kerrke qenka ? Jo bre jo eshte bere gomar tani. Ja per gomarllekun po kendojme ne kukuvajkat . Ja te kam rixha degjo vargun e pare e te dyte: Pandeliu kerrke mbeti/ se le xhollo mysybeti/ Xhollo i themi Edvin Rames / ATIJ GAMORIT CORAPEKUQ /Qe ju ngjiti kete Huq… Nuk eshte ndonje kenge kushedi por ju shkon bre ju shkon ? Muziken e kemi dhume te mire . Tollova moderne pe Ciljete. Rrofte Arben Duka !

        Reply to this comment
    • Pellumb Zaimi February 12, 01:05

      Po kalama bre kalama mbeti. Tepke si Taqka i Filloretes bre, ay derdimeni pe Sovjani qe dhe hunden e kishte si pe hajvani ? @@@@ Satire e perkryer per Gjinon . Eh mor Ben Lunxheria,-e kishim ca kohe minister mbrojtjeje dhe e pame mire kush ishte. Njr firifiu si veriu ja kush ishte Pandeliu ? Nuk kane fund historite e ushtrise per te dhe, megjithe perpjekjet gjigande prej Gjinoje per ti hipur fikut Gjino se Gjino mbeti ? Nuk i hipi dot kurre dhe mbeti 14-vjec kryeminister . Kerrke mbeti or kerrke i thone andej nga Korca. Nderime Arben Lunxheria dhe vizatoi sa te mundesh me penen tende keta ciliminj te stanit te Karabushit edi rama ? Kerrke dhe ky ?

      Reply to this comment
      • kukuvajkat February 12, 01:19

        Ce bre pellumb edhe ky edi kerrke qenka ? Jo bre jo eshte bere gomar tani. Ja per gomarllekun po kendojme ne kukuvajkat . Ja te kam rixha degjo vargun e pare e te dyte: Pandeliu kerrke mbeti/ se le xhollo mysybeti/ Xhollo i themi Edvin Rames / ATIJ GAMORIT CORAPEKUQ /Qe ju ngjiti kete Huq… Nuk eshte ndonje kenge kushedi por ju shkon bre ju shkon ? Muziken e kemi dhume te mire . Tollova moderne pe Ciljete. Rrofte Arben Duka !

        Reply to this comment
      • kukuvajkat February 12, 01:25

        Tralala e Trilili/ E kam emrin Pandeli…….. !?!?!? Ce bre pellumb edhe ky edi kerrke qenka ? Jo bre jo eshte bere gomar tani. Ja per gomarllekun po kendojme ne kukuvajkat . Ja te kam rixha degjo vargun e pare e te dyte: Pandeliu kerrke mbeti/ se le xhollo mysybeti/ Xhollo i themi Edvin Rames / ATIJ GAMORIT CORAPEKUQ /Qe ju ngjiti kete Huq… Nuk eshte ndonje kenge kushedi por ju shkon bre ju shkon ? Muziken e kemi dhume te mire . Tollova moderne pe Ciljete. Rrofte Arben Duka !

        Reply to this comment
        • kukuvajkat February 12, 01:30

          Tralala e Trilili/ E kam emrin Pandeli…….. !?!?!? Ce bre pellumb edhe ky edi kerrke qenka ? Jo bre jo eshte bere gomar tani. Ja per gomarllekun po kendojme ne kukuvajkat . Ja te kam rixha degjo vargun e pare e te dyte: Pandeliu kerrke mbeti/ se le xhollo mysybeti/ Xhollo i themi Edvin Rames / ATIJ GAMORIT CORAPEKUQ /Qe ju ngjiti kete Huq… Nuk eshte ndonje kenge kushedi por ju shkon bre ju shkon ? Muziken e kemi dhume te mire . Tollova moderne pe Ciljete. Rrofte Arben Duka !

          Reply to this comment
  5. Kris 1 February 12, 01:48

    te ishin Gjino do tu kishim ngrene fiqte.Jane derra Guineje qe aristokratet e europes i mbajne per tu engledisur ne kete cep te ballkanit
    Bota ju ndjen lezetin ndersa populli u lodh duke degjuar hungerrimat e tyre

    Reply to this comment
  6. P.S.L. February 12, 09:36

    Po me derrat ckeni?

    Reply to this comment
  7. shqipe February 12, 12:47

    GJINUA KRYETAR!

    Naten von’ m’u be ne enderr
    Sikur,lozej komedia,
    “14. vjec dhenderr”
    Vene ne skene nga qeverria!

    Sikur behej goxha dasem
    Sofrat tejpertej shtruar…
    Gjithe te pasur,s’pash te varfer
    krismat s’kishin te mbaruar…

    Gjinua neper ta i qeshur
    Dukej i gezuar shume!
    Vetem nusja rrinte heshtur
    Nusja dy metra llokum!

    E shikonte dhendrrin shtremeber
    ( Ketu nis dhe komedia)
    S’i vente nuses ne thember
    Pa le me per kocmandira!…

    Si t’u mbathen mire e mire…
    Gjithe dasmoret cakerqejf!
    Thane per gjinon: “Dem me brire!
    E shkreta nuse c’do heq!…”

    Grat,andej nga sofra tjeter,
    Zune nje kenge sic din ato…
    Kenga nje avaz i vjeter:
    ” Top’ e madhi motres – oooo…

    Gjino ziu,si ne enderr
    (Domozdo qe faj nuk kish)
    Gezohej se behej dhenderr
    Aq i bene,qe s’kish ashish…

    O Nuse te gjet belaja!
    Nuk e di kush t’a qan’ hallin…
    Jo po, t’a di dhe Luftar Paja,
    Qe ca endrra coku dalin.

    Reply to this comment
  8. A February 12, 19:43

    Arben, nqs pranojme Kryeministrin kokederr, rezulton qe te kemi nje qeveri derrash. Do ishte me interes te lexonim disa vargje ne kete konteks.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*