Mero Baze u rikthehet akuzave për Kokëdhimën: Sekser si Argita dhe Shkëlzeni

December 29, 2015 10:25

Mero Baze u rikthehet akuzave për Kokëdhimën: Sekser si Argita dhe Shkëlzeni

Mero Baze ka kritikuar një projekt të deputetit Koço Kokëdhima që synon krijimin e një konsorciumi ekonomik ku përfshihen 8 biznese të njohura të jugut të vendit dhe 11 bashki që drejtohen nga kryetarë socialistë.

Sipas gazetës Tema, statuti dhe objektivat e këtij “konsorciumi” parashikojnë që bizneset dhe bashkitë do të përfshihen në një rreth të mbyllur ofertash, të formuar nga ky konsorcium, dhe që do të shmangin ligjet kryesore mbi të cilat operon partneriteti publik privat në Shqipëri, që është ligji i prokurimit publik, dhe ai i ankandeve.

Nisur nga ky fakt, Mero Baze, në editorialin e tij sot, paralajmëron kryetarët e bashkive të majta të mos bëhen pjesë e këtij plani që sipas tij është hartuar për interesa të ngushta të deputetit Kokëdhima.

“Nuk kam punë me kompanitë e biznesit që mund të formojnë një kompani të re, pasi janë në të drejtën e tyre të bëjnë biznes. Por, kam një këshillë për kryebashkiakët e Jugut, që janë përfshirë paraprakisht në planet e këtij “konsorciumi”, si pjesë e partneritetit publik në këtë skemë tërësisht korruptive dhe të paligjshme. Ata duhet t’i qëndrojnë larg kësaj aventure”, shkruan Baze.

Ai shkon edhe më larg, kur e krahason këtë ide të Kokëdhimës me skemat që sipas tij përdoreshin nga pushteti i kaluar i Berishës.

Kryetari i PS Edi Rama dhe deputeti Koco Kokedhima

Kryetari i PS Edi Rama dhe deputeti Koco Kokedhima

“Konsorciumi i këtij tipi nuk është ndonjë ide e re. Është as më shumë as më pak, studioja ligjore e Argitës apo çanta e zezë e Shkëlzenit, që detyronin çdo biznes apo ofiqar të shtetit, të operonte përmes tyre, duke i kërkuar dikujt 3 përqind për suksesin e projektit, dikujt 200 euro për orë, dhe të tjerëve dhe miliona. Për të mos e kopjuar direkt Familjen Berisha, ideatori Kokëdhima ka shpikur terma më kapitalistë, siç është “konsorciumi”, por që në thelb është një hallkë sekserësh, mes 11 bashkive dhe 8 kompanive private, të cilët do bëjnë sikur do bashkojnë fondet për të ndihmuar njëri- tjetrin, por në finale do të jenë objekt hetimi dhe përbaltje politike, në atë formë që nuk ja vlen të shkosh si “qeni në vresht” me mend e Kokëdhimës”.

Kjo nuk është përplasja e parë mes Bazes dhe Kokëdhimës, të dy të konsideruar si afër Ramës.

Në korrik 2014 Baze e akuzonte biznesmenin deputet për temën e Himarës ose më saktë mënyrës si e prekte reforma territoriale këtë zonë të veçantë të vendit.

“Sipas gjithë gjasave, zgjerimi i Himarës drejt Labërisë është një ide e Koço Kokëdhimës si deputet fuqiplotë i Bregdetit. Nga ana tjetër, Vangjel Dule e ka gjetur Himarën si varkë shpëtimi. Për të dy ekzistojnë arsye të autoritetit personal dhe ata duan të faktorizohen përmes konfliktit Himarë- Labëri…” – shkruante Baze.

Kjo ishte është përplasja e dytë publike mes tyre. E para ka ndodhur gjatë fushatës së 23 qershorit, pasi u mor vesh që Rama kishte futur në listën e deputetëve edhe Kokëdhimën. Baze publikoi një artikull ku ndër të tjera shkruante:

 “Kokëdhima është simbol i kapitalizmit të ri shqiptar, të lidhur me politikën, që ka shkëlqyer kur kanë shkëlqyer miqtë e tij në pushtet dhe është varrosur kur ata kanë ikur nga pushteti. Kjo nuk është as meritë e tij dhe as dështim i tij, por dështimi i modelit që kemi prodhuar për lirinë ekonomike dhe konkurrencën në këtë vend…Nga pikëpamja politike Kokëdhima është një ish- komunist që u shndërrua në kapitalist, i ngjashëm me çdo prototip në Evropën Lindore…”

Botuesi Mero Baze

Botuesi Mero Baze

Pas këtij artikulli në telefonin e Bazes ka mbërritur një mesazh nga Kokëdhima ku ndër të tjera shkruhej: “Tani nuk kam kohe por pas 23 Qershorit do t’i kthehem diskutimit dhe shpjegimeve te hollesishme per mendimet e tua…”

Baze u përgjigj me një postim në Facebook: “Me erdhi dhe kercenimi i pare nga pushteti i pas 23 Qershorit…”. Konflikti u shua shpejt me ndërhyrjen e vetë Ramës.

Kokëdhima ka replikuar me Bazen edhe me artikuj të botuar në të përditshmen e tij Shekulli:

“Nuk është diçka e re për publikun që Mero Baze shpif, sa herë ai shkruan për mua. Ai ka nënshkruar një karrierë të dështuar për shkak të malinjitetit e keqdashjes që e karakterizon. Dëshiroj t’i them këtij zotërisë se unë jam i realizuar dhe në paqe të plotë me veten. Shpirti im është i mbushur me dashuri…” – është një nga përgjigjet e deputetit.

Baze e akuzoi pas kësaj se “ka armiqësuar komunitetin lab me PS” dhe se “është kthyer në sekser mes bizneseve dhe shtetit për çdo ndërtim, përfshi dhe prishjet selektive në bregdet”.

Sipas Bazes, Kokëdhima “përpiqet të shfaqet si njeri i kryeministrit dhe mik i madh i tij, duke e përdorur këtë si kartë krediti personale në çdo problem”.

“Kjo është një kosto e padrejtë për kryeministrin, por është zgjedhje e tij. Ndaj u them mos u inatosni me Edi Ramën. Ç’nevojë ka njeriu të ketë armiq të tjerë, kur ka mik Koço Kokëdhimën! – shkruante Baze. / Dita /

 

December 29, 2015 10:25
Komento

46 Komente

  1. DANI July 29, 08:49

    KETA DY QELBESIRAT ZIHEN PER INATET E TYRE DHE SLENE GJE PA THENE E STERTHENE NE KURRIZ TE SHQIPTAREVE DHE NE DEMIN E VENDIT .PO TE NJEJTEN GJE BEJNE EDHE PORDHITIKANET E TJERE SI 5 MALOKET PER VERIUN GJASME KUNDRA HARTES ,SI SLI KAFSHA ME DETIN PRISHJA E Z.ZI E SHUME RASTE TE TJERA .NGA KETO INATE TE KETYRE QELBESIRAVE NE SI POPULL PO HUMBASIM CDO ORE E DITE QE PO KALON…………………………………………….?!

    Reply to this comment
    • leni July 29, 11:33

      Ky mero kte pun ka bo gjith jeten bjeri njonit qe eshte i madh e i rendsishem e rri e hapu kot me kot me analiza e me budalliqe qe vetem mendja tij e di si i prodhon. Personalisht as nuk i lexoj fare budalleqet e tij sa per deputetin respekt se po punon po i nxin jeten, po e ben jugun paris.

      Reply to this comment
      • roni July 29, 11:36

        Po te kishim e nja 10 deputet si koco ne ne gjithe shqiperine jam i sigurt se gjerat do shkonin ndryshe per te gjithe, eshte i vetmi qe pret e merret me njerzit e me hallet e tyre, eshte i vetmi qe kujdeset qe ne zonen e tij te punohet e te zhvillohen projekte qe do ndihmonin zhvillimin e asaj zone.

        Reply to this comment
        • hosemurinjo July 29, 11:39

          Sdi kush eshte ai gomar qe shan kocon po di qe nqs e shan nuk e njeh fare, nuk ja ka iden se cpo ben koco per jugun e shqiperise, per njerezit atje e per ekonomine e tyre, nuk e di se sa punon koco per te arritur dicka pra me nje fajle nuk di asgje.

          Reply to this comment
          • kac myftiu July 29, 13:38

            Kocua dhe Erjon Veliaj kan nje zakon muti: Ven njerez tu shkruajne komente pro neper forumet online 🙂 Burra palla

          • Enkel July 29, 16:15

            Ha ha ha.Keto komentet pro Koqos jane qesharake. Duket qe ka nxjerre gjithe familjen ne aksion komentesh ose poston vete nen emra te ndryshem. Te njejten gje ben Arben Malaj kur ka ndonje artikull ku i permendet emri. Palla njerez.

          • genti July 29, 20:15

            Mero, quanto talento sprecato. Ndonjehere nje burri I duhet me shume guxim te perballoje xhelozine sesa friken. Mero eshte misherimi ksaj shprehje.

          • ana July 30, 17:59

            Kake njeri,mut tjetri!

          • nendetsja 105 July 29, 20:18

            Nese je vertet Kaci kam nje vete dy jane prej muti por asnjeri aktulaisht nuk eshte burre. Per burrerine e Kocos pyesni Brixhiden ome mire e me sakte mund tju pergjigjet drejtori aktual i Albpetrolit!

          • Anna December 29, 20:56

            Jo vetem keta Kocua e Veliaj. Eshte dhe endri fuga qe i ka gati freshistat e papune per te baltosur zerat publike qe kritikojne kryeministrin. E keni pare faqen hale te TEMES. Aty shfryjne keta anonimet me meditje.

    • ela July 29, 11:43

      po lere mo ca te drejte ka baze tani se na habitet..ne momentin qe po i del kunder cdo grek i mundshem ka nje arsye..kocua po ua mbledh ketyre po mbajeni mend sesi do jua bej..do e falenderoni me vone 😉

      Reply to this comment
      • Dielli mbi KORAB July 29, 15:19

        Mero Baze si mbrojtesi i fjales se lire dhe nje analist profesionist ka si mison te tijin nxjerrjen ne media te dukurive dhe fakteve qe demtojne demokracine dhe prosperitetin e vendit.Ndersa Koço Kokedhima mbasi perfundoi me sukses nje etape si botues dhe biznesmen i eshte futur politikes per te bere ndryshimim dhe riparimin e bregdetit.
        Nje fjale e urte thot, tjetrit shikoi punen dhe jo gunen,dhe kjo gje e simbolizon Koço Kokedhimen dhe perkushtimin e tij per realizimin e misionit qe ka marre ne zonen e tij elektorale.
        Fatkeqsisht me duket se me gjithe talentin e tij te admirueshem ne kete rast Mero po i fryn kosit dhe se ky debat eshte i panevojshem dhe tregon se keta dy burra kane inate te vjetra,ndoshta qysh gjat kohes jur Meroja ishte BENJAMIN i Berishes dhe udhetonte bashke me ate spikeren e lajmeve si shoqerues te Berishes kudo.Per mua ne kete rast Koço eshte ne te drejte dhe duhet pare si TRIUMFATOR.

        Reply to this comment
  2. Sherbyesit e mafies se saliut July 29, 08:58

    Mero Baze, ka plotesisht te drejte !
    Laberia eshte lene ne harrese nga cdo qeveri, dhe per te gjithe politikanet ka qene hambari i votave.
    Kokedhima, ka monopolizuar qeparoin dhe himaren, mjafton te shikosh se cfare kane bere edhe te afermit e kokedhimes ne qeparo!!!
    Kur Edi Rama erdhi ne pushtet , deklaroj me te madhe se do prishte te gjitha ndertimet pa leje ne vijen bregdetare, por kushurinjve te kokedhimes nuk i preku as edhe nje gure. Kane zaptuar pa leje plazhe te tera ne ane te rruges , ku kane ngritur restorante dhe merren me rritjen e peshkut!
    Kokedhima me gazeten e tij pacavurre duhet te heshti dhe jo te kokarisi me mediokritetin qe e karakterizon!
    Himara, qeparoi dhe shume fshtara te bregut , jane laberi dhe nuk mund ta mohoje askush kete cilat do qofshin itneresat e tyre ekonomike, politike… mos luani me historine o mjerane, sepse nese himariotet do klasifiokohen si minoritet , atehere edhe Vlora, Durresi i bie qe te jene ”qytete minoritare italiane”!
    Himariotet as greqishten nuk dine ta flasin!
    Une jam me origjine nga bregu dhe jam Shqiptar!
    Mero Bazen e pergezoj…si gjithmone ka kurajo per te diskretuar horrat , qofshin keta te majte apo te djathte!
    Edi Rama, duhet te reflektoje e te mos bej gafat qe ka bere mafia ish qeveritare!

    Reply to this comment
    • Xhib Gazepi July 29, 10:40

      Eshte koha e maskarenjve. Ne asnje vend, ne asnje kohe, krimi dhe terrori nuk ka qene i ngritur ne Sistem si sot ne Shqiperi! http://www.prenom777.wordpress.com
      “Faktet nuk pushojnë së ekzistuari për shkak se ato injorohen.” thote Aldous Huxley

      Reply to this comment
      • Bilbili July 29, 16:06

        Hello, mister Xhib Gazepi, paske mbetur mbrapa!

        Ajo thenja eshte vjeteruar tashme dhe ka dale nga perdorimi.

        Po te bej nje favor duke te njohur me formen e perditesuar te saj.

        “Injoroini faktet dhe ato do te pushojne se egzistuari!”

        Dhe me “fakte”, kuptohet qe nga skandalet roze ne faqet e para te tablloideve, deri tek vendimet e marra ne prapaskena nga kancelerite boterore per te filluar luftra interesi me viktima civile qindra mijeshe dhe qe kane rrjedhur per publikun naiv e indiferent nga
        “whistleblower”-it e krisur, te cilet zakonisht perfundojne pa pune dhe te perqeshur ose ne beper burgje.

        Reply to this comment
        • AGAÇJA LOPESHERUESE July 29, 20:16

          ÇUNAT E BIBERAJT DHE ASKUSHI

          Koço kush? Ah ai i dhmbjes se kokes qe te shkakton sa here qe duket ne TV apo pjerdhngrihet nga sherbetoret e tij te Shekullit. Provoni te shkruani nje mendimin tuaj qe gervish sado pak “Naltgjatesine e tij”, siç e quajti nuk mbaj mend cili, dhe jeni te denuar per jete ne betejat forumjane online, tek Shekulli natyrisht.

          Tom Doshi duhet te nderroje syzet e tij te diellit “Ray Ban” e te perdore nga ato qe veteprodhonim ne kohen e qepes, per te pare kesaj radhe gjysmeopingaret gjoks-shpuar te laberise. Them laberise se per ne verioret, nga ure e Mifolit e poshte jane te gjithe labe. Flasin çobançe, grekerishtçe, turqishtçe, hamutishtçe, vllahepordhishtçe, per ne nuk ndryshon asgje: jane thjeshte labe.

          E gjysem opingare me gjoksin me vrime nuk i quajtem ne, u vetemburren me nofken qe i pershtatej me shume, u permalluan me vrimat e gjokseve te shpuara para topave te hasmit qe tentoi tu zaptonte germadhat labe.

          Mekembenevarri Kadare, tregonte historine e atyre femijeve qe jepnin Guatemalen ne kembim te Hondurasit e te Belgjikes (pulla postare – mos u trembni), labet qe Tomy nuk i sheh po i zene frymen Shqiperise, i gjen kudo, ne ministrite, ne gjykatat, ne bizneset, ne ndarjen territoriale te Shqiperise: te jap Vunoin me jep Qeparone dhe Vranishtin, nuk te jap Himaren e Nerenxave, me jep Orikumin e drizave me gjithe plazhin e Sodes, biletarine e Kalase dhe mundesine per te pare detin nje here ne muaj maje Kuzbabase.

          Police, gardiste, opinioniste, farmaciste jane po ata, leberit e dhimbjes se kokes nga Himara e nerenxave e limoneve.

          Dhe si mos ti japesh te drejte kokedhimbjes, nga ana tjeter jane Çunat e Biberajt, te Shkrelit e te largqoftit Berisha. Jane ata te mire formuarit e serbo-malazezeve-antishqiptare, Meros, Greces, Lesit, Frangajt, Lulushit e per deri Xhevdetit te DITA-s. Nuk ekzistonjne krijesa me te basifonduara se keta, qe pertej hipokrizise, keqedashesise, servilizmit, ythelepirjes, poshtersise e parave natyrisht ne vend te pare, nuk kane mundesi te frymarrin shume gjate.

          Andaj batibekot e qeroseve me dhimbjekoket le ti leme te kavardisen ne tiganet e Lulhollandes se Tiranes, mbase nje dite do jene te pelqyer edhe per dacet e rrugeve, qe aq shume nevoje ka sot vendi, edhe per te luftuar minjte ekuq qe po na kercenojne ekzistencen si komb, si vend, si shtet.

          Reply to this comment
  3. AP July 29, 11:12

    Është një polemikë klasike mikroborgjeze !
    PS
    Për ndonjë demokrat të flaktë theksoj se ” mikroborgjeze ” është stigmatizim me kuptim të gjërë , jo thjeshtë komunist!

    Reply to this comment
  4. Agim Anastasi July 29, 11:40

    Dyeli Kokedhima -Baze. Cili ka te drejte?! Perse Kokedhima zbulon petet e lakrorit. Se ky debate nuk ka diskutim qe do te qise fitues Z. Baze. Por trashja e debatit ,nxhjer gjera te reja ,pasi Kokedhima me qellim ngateron jo fjalen po e po ,por nje popull me nje tjeter komb apo religion. A nuk eshte kjo menyre te akuzuari e njejte me ate te Berishes,te cilin Kokedhima e ka alergji. Dhe vertet ,ne shkrimin ne oret e vona,Z. Baze leshon akuza te renda qe e rendojne deputetin socialist. Eshte i njejti analiste ,ashtu si me Berishen dhe familjen e tij,apo dhe me bashkepuntoret e tij,po keshtu dhe me Ju ,Z.Kokedhima. Nuk e kuptoi perse deputeti socialist perplaset me Bazen. Para nje viti ne nje komente timin i kame sugjeruar Z,Kokedhima ti largohet konfrontimit me Z,Baze. Perseri i theme ,me mire per ty . Eshte veshtire ta shkaterosh,pamvarsishte se ke parane. Ka ca gjera ne jete ku paraja nuk ndimon. Ik nga Z,Baze. Ne Shqiptaret qe jetojme vite ne dhe te huaj, mezi presim Bazen me shkrimet e tij,ai eshte pasqyra per ne ,ku shohim e degjojme ç’ fare ndodh ne atdheun tone,qe ka mbi 20 vjete qe bene perpjekje te “fitoi” demokracine.

    Reply to this comment
  5. labi July 29, 11:41

    Lereni kocon te punoje ore aman se dhe ai te filloj e te merret me bizneset e me punet e veta e na mori lumi ne njerezve se vec ky po merret me hallet tona kshuqe mos e luani, keni plot bishta ku te kapeni jo te gjithe te njerezit qe punpojne.

    Reply to this comment
    • pjeshka July 29, 11:43

      Po bazja kte pun ka pas me po ky i shkreti njeri i drejt e ja kthen e bazja ben ate qe di te beje me mir fillon e shpif aty e e zhyt komplet, si kujton ti, e ka bo gjith jeten bazja ate po ky ngaqe po punon se si i vjen.

      Reply to this comment
  6. July 29, 12:32

    Zihen dy te paskrupullt , dy laramaner . Me shume se çe kane nxire e nxijne dot dhe prandaj nuk u bene pershtypje . Varu,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,

    Reply to this comment
    • Estore July 29, 15:09

      Eshte nje Mero nje Kokedhime
      dy oturaqe mbushur plot
      hamulisin dhe hngelline
      mes nje populli qe ron kot.

      I mjeri popull qe do te ripet akoma?????

      Reply to this comment
  7. çentrale July 29, 13:21

    Merua kur shkruan me inat e dhjet muhabetin. Per mendimin tim ka te drejte Koçua

    Reply to this comment
  8. Pionier Lubonja July 29, 15:05

    MERO ‘GAZETAR RRACE’ APO BASTARDE?
    Titullin ‘rrace’ kush e jep ne Bathore,Fevziu,Balliu ,Sali apo Arviz-iu?
    Kush eshte kontributi i ketij rrace apo ‘malltezi’ ne sherbim te informacionit te pa varur e profesionist e ne sherbim te kujt populli ka qene per ti hapur syte?
    Ku duhet te lexojme per kete rrace bastarde qe te kete thene per 24 vjet qe:
    -Ne kete vend ska demokraci eshte restauruar anarkija,nuk ka informacion,ka vetem hajduteri,nuk ka zgjedhje te lira,populli trajtohet si bageti sepse nuk votohet por vetem voton bile edhe kur voton TA QI ne parlament del KLA QI e kur voton per LAZE ne parlament del BAZE.
    Ne debatin qe nuk i plas b.. shqipetareve nmese Kokedhima tregohet miop politik qe minimizon reformen me Himaren apo Bazet e Dhimot ky palo gazetar eshte miopm intelektual per te vetemin fakt qe MALESINE E LABERISE KERKON TA LERE TE NDARE NGA BREGDETI I SHQIPERISE —-KUR HISTORIKISHT TERE SHTETET E HUAJA PERFSHI DHE SERBINE KANE LAKMUAR DETIN E JO SHQIPERINE!
    P.S ky gazetar akullore oborri salisjan ashtu si GFevzinjte e tjere duhet ta lene per ca kohe gazetarine e te meren me historine te pakten nga koha kur diskutohej copetimi i Shqiperise e tema ish::”PROBLEMI I ADRIATIKUT’ose ‘La questione Adriatica”.Kokedhima duhet te kete parasysh si perfaqesues i popullit nje thenje po te popullit:’Po fjete me qorrin gdhihesh çakerr’

    Reply to this comment
  9. Dashamiri July 29, 15:31

    Mero Baze ka te drejte dhe ata qe i kundervihen nuk e dine arsyen e polemikes. Laberise nuk i duhet as Koço Kokedhima dhe asnje pushtetar i koruptuar. Keta qe e lavderojne dhe kerkojne qe te kete edhe deputet te tjere si Koço, duhte te dine se Ky Benjamin e kryeministrit ka marre fonde per fshatin e tij gjoja, por ne realitet jane per te bere rrugen qe te çon te sarajet e tij. Ne rast se kryeministri Edi rama do te trajtonte edhe deputet te tjere si ky athere shqiperise i ka varur leshte dhe do perfundoje me keq se Berisha. Ne ras se keto qe them nuk jane te verteta athere le te botojne fondet qe Edi rama ka dhene fshatit te Koços dhe te botohen edhe ato qe i ka dhene laberise. Ne rast se injorohet Laberia per nje si Koço hajduti, duhet qe Edi Rama ti vere gishtin kokes dhe te pergatitet per fundin e afert. Te dy turp te kene dhe i zente buka e shqiptareve.

    Reply to this comment
    • GRAMOZ July 29, 20:16

      ESHTE VJEDHJA E SHEKULLIT TE BANKES TE SHTETIT SHQIPETAR NGA GUVERNATORI FULLANI KU SHIFRA KALON MBI 46 MILION DOLLARE ,MODELI FULLANI MER VALUTE ME KILE DHE VENDOS LIBRA ME KILE ,PSE NUK FLET BERISHA DHE BASHA PER KETE VJEDHJE MASIVE ..PSE NUK FLET MINISTRIA E FINANCAVE AKTUALE DHE ISH QEVERISE BERISHA ..PSE NUK FLET PRESIDENTI NISHANI..

      Reply to this comment
  10. moisiu July 29, 15:31

    Z.Mero i ka bere opozite Saliut ,sa gjithe PS se bashku duke futur dhe Kacon brenda qe perjashtoi nga puna nje gazetare para pak kohesh e cila kapi nje problem qe ketij nuk i interesonte te dilte e verteta ! Mero eshte legjenda e gazetarise,dhe nuk u eshte frikesuar bandave te pushtetit si Koco .Mero mund te krijonte nje parti para 23 Qershorit dhe do te kishte perkrahje te shumte,sidomos te intelektualeve,Koco i lepihet Edit ,prandaj i hyri politikes si deputet dhe sigurisht te perfitonte nga ky pozicjon .

    Reply to this comment
  11. lavdosh July 29, 15:56

    Arroganca e K Kokedhimes eshte e tepert. Kjo rrezikon ta falimentoje edhe si politikan. Rama duhet te reagoje. Te fortet po I dalin nga kontrolli.
    Sa per M Bazen, nuk ke se cfare ti thuash. Eshte me I mire I ketyre aneve, dhe jo vetem.
    Nuk eshte bythelepires, por njeri me principe

    Reply to this comment
  12. AGAÇJA LOPESHERUESE July 29, 16:20

    ÇUNAT E BIBERAJT DHE ASKUSHI

    Koço kush? Ah ai i dhmbjes se kokes qe te shkakton sa here qe duket ne TV apo pjerdhngrihet nga sherbetoret e tij te Shekullit. Provoni te shkruani nje mendimin tuaj qe gervish sado pak “Naltgjatesine e tij”, siç e quajti nuk mbaj mend cili, dhe jeni te denuar per jete ne betejat forumjane online, tek Shekulli natyrisht.

    Tom Doshi duhet te nderroje syzet e tij te diellit “Ray Ban” e te perdore nga ato qe veteprodhonim ne kohen e qepes, per te pare kesaj radhe gjysmeopingaret gjoks-shpuar te laberise. Them laberise se per ne verioret, nga ure e Mifolit e poshte jane te gjithe labe. Flasin çobançe, grekerishtçe, turqishtçe, hamutishtçe, vllahepordhishtçe, per ne nuk ndryshon asgje: jane thjeshte labe.

    E gjysem opingare me gjoksin me vrime nuk i quajtem ne, u vetemburren me nofken qe i pershtatej me shume, u permalluan me vrimat e gjokseve te shpuara para topave te hasmit qe tentoi tu zaptonte germadhat labe.

    Mekembenevarri Kadare, tregonte historine e atyre femijeve qe jepnin Guatemalen ne kembim te Hondurasit e te Belgjikes (pulla postare – mos u trembni), labet qe Tomy nuk i sheh po i zene frymen Shqiperise, i gjen kudo, ne ministrite, ne gjykatat, ne bizneset, ne ndarjen territoriale te Shqiperise: te jap Vunoin me jep Qeparone dhe Vranishtin, nuk te jap Himaren e Nerenxave, me jep Orikumin e drizave me gjithe plazhin e Sodes, biletarine e Kalase dhe mundesine per te pare detin nje here ne muaj maje Kuzbabase.

    Police, gardiste, opinioniste, farmaciste jane po ata, leberit e dhimbjes se kokes nga Himara e nerenxave e limoneve.

    Dhe si mos ti japesh te drejte kokedhimbjes, nga ana tjeter jane Çunat e Biberajt, te Shkrelit e te largqoftit Berisha. Jane ata te mire formuarit e serbo-malazezeve-antishqiptare, Meros, Greces, Lesit, Frangajt, Lulushit e per deri Xhevdetit te DITA-s. Nuk ekzistonjne krijesa me te basifonduara se keta, qe pertej hipokrizise, keqedashesise, servilizmit, ythelepirjes, poshtersise e parave natyrisht ne vend te pare, nuk kane mundesi te frymarrin shume gjate.

    Andaj batibekot e qeroseve me dhimbjekoket le ti leme te kavardisen ne tiganet e Lulhollandes se Tiranes, mbase nje dite do jene te pelqyer edhe per dacet e rrugeve, qe aq shume nevoje ka sot vendi, edhe per te luftuar minjte ekuq qe po na kercenojne ekzistencen si komb, si vend, si shtet.

    Reply to this comment
  13. Tiku July 29, 17:44

    Per mendimin tim gazeta Dita i ka kushtuar kot faqen e pare dy personzheve famkeq Mero dhe Koco. Eshte e pamundur te gjesh se kush nga keta te dy ka te drejte dhe kush genjen. Si Mero ashtu edhe Koco jane dy mashtruesit me te medhenje te Shqiperise, ndoshta baraz me Sali Berishen ose shume prane tij. Intrigat me te medha te Sali Berishes mbajne firmen e Mero Bazes. Kurse Edi Rama sa here eshte perfolur per korrupsion dhe leje ndertimi pa kriter e ka pasur nga babezia e Koco Kokdhimes. Si Mero dhe Koco vetem kane perfituar prej politikes. Edhe sot per kete pune e bejne sherrin. Sic duket jane perplasur bashke ne te njejtin tender…

    Reply to this comment
  14. Marin Gashi July 29, 18:32

    Fleterrufe!

    Reply to this comment
    • Dielli mbi KORAB July 29, 20:14

      Mero Baze si mbrojtesi i fjales se lire dhe nje analist profesionist ka si mison te tijin nxjerrjen ne media te dukurive dhe fakteve qe demtojne demokracine dhe prosperitetin e vendit.Ndersa Koço Kokedhima mbasi perfundoi me sukses nje etape si botues dhe biznesmen i eshte futur politikes per te bere ndryshimim dhe riparimin e bregdetit.
      Nje fjale e urte thot, tjetrit shikoi punen dhe jo gunen,dhe kjo gje e simbolizon Koço Kokedhimen dhe perkushtimin e tij per realizimin e misionit qe ka marre ne zonen e tij elektorale.
      Fatkeqsisht me duket se me gjithe talentin e tij te admirueshem ne kete rast Mero po i fryn kosit dhe se ky debat eshte i panevojshem dhe tregon se keta dy burra kane inate te vjetra,ndoshta qysh gjat kohes jur Meroja ishte BENJAMIN i Berishes dhe udhetonte bashke me ate spikeren e lajmeve si shoqerues te Berishes kudo.Per mua ne kete rast Koço eshte ne te drejte dhe duhet pare si TRIUMFATOR.

      Reply to this comment
  15. vlonjati July 29, 19:25

    Nuk dua te futem ne mes KOCOS DHE NEROS por nuk mund te harroj nje te vertet te madhe ,sali m,,,t m…tin e beri skenderbe mero kurva dhe fari by…..Fariu eshte i “fisem”nuk e la salin ,nerua??????????.NUK E KUPTOJ DOT PSE U NDA NGA PLEHU.Duhet te kene qene interesa te medhaja.Mallkuar qofshin b.thlepirsat e coomp.

    Reply to this comment
  16. mazllemi July 29, 20:46

    Po Koçua eshte nje legen burre kete e dine te gjithe

    Reply to this comment
  17. latifond July 29, 21:39

    Prape e kane rrahjur kete?

    Reply to this comment
  18. AP July 29, 21:51

    Po të shau Saliu , je njeri i mirë !
    Nuk e kuptoj pse Saliu e urrente aqë shumë Koçon ?!

    Reply to this comment
  19. Gjini July 30, 00:23

    O ED RaMa, 1+1=2 dhe dije mire se nese te del 1 dmth se te mungon nje 1. Ekuacion i veshtire por hahahahaha ai qe ka 1 e zgjidh.

    Reply to this comment
  20. Naimi July 30, 07:47

    Koco lesho dhe Mero qerja, si kapaku dhe tenxherja! ( Pa sharje e fyerje ).

    Reply to this comment
  21. zeqo July 30, 12:26

    O Thano, qenia bilogjikisht njerezore Mero Baze eshte qelbesira mediatik dhe njerezore shqoerise shqiptare, si Mero Baze nuk gjen moster tjeter ne planet, ti Thano e njeh me mire se cfare ka ber eai me gazetaret dhe me biznesmenet e poltikanet ne kohen kur sherbente ne shalet e qelbura te saliut. ehste intrigant, shpirt zi dhe njeri qe lumturohet kur i ben keq dikujt. ai mendon vetem per keq. ndaj dhe gruaja i dha duart se e kuptoi me ne fund se me c’m…t njeri ishte lidhur gabimisht ne kohen studentore

    Reply to this comment
  22. ben July 30, 13:15

    Koco me gjithe parate qe ka mund te shkonte te jetonte ne arjin e paster dhe ne bukurine e Zvicres sic shkojne te gjithe te pasurit e botes dhe nuk duhej te rrinte ne Shqiperi te merrej me plehrat, por kjo futja ne politike tregon mentalitetin e te pasurve tone qe jashte i quajne ” te pasurit e rinj”, TE PANGOPUR DERI NE VDEKJE !!! Nuk e dine se ceshte jeta e mire…..

    Reply to this comment
  23. Aliu July 30, 14:37

    Çuditem me disa qe thone e din Rama kete? Po çfar kujtoni ore te uruar se Rama eshte ndonje burr I mire,po kush ka jetuar ,apo eshte bashkohes me ramen gajasen se qeshuri me naivitetin e ketyre njerezve.Ai eshte usta I fjales,ka sensin e humorit por te jete kryetar qeverie pu,pu,pu kujtoni drejtorin per Jovan Bregun.

    Reply to this comment
  24. gjike marku September 19, 19:42

    SI ESHTE KATANDISUR VENDI ,QE RA NE DUART E QELBESIRAVE KOKEDHIMA ,ESHTE E VESHTIRE TA NDEROJE MERUA DHE PAK TE TJERE SI AI

    Reply to this comment
  25. asita December 29, 16:24

    Mero pse nuk na e tregon se si eshte loja,ku fle lepuri……Sepse,ai nuk e sheh Kocon si koco,por si gllaberues.Mbase Koco ka te drejte dhe mire do ishte te ishte keshtu.Mire do ishte ta dinim dhe nga Koco se cfar inisiative eshte kjo,cfar modeli dhe perspektive ka,pasi mund te perqafohet dhe nga zona te tjera.

    Reply to this comment
  26. asita December 29, 16:27

    ……..Koco duhet te flase.

    Reply to this comment
  27. Ani December 29, 21:07

    Kokedhma eshte nje plehre e atij sistemi qe besonte qe 20 vjec se kishte lindur per te udhehequr partine. E keni takuar ndonjehere te shoqen? Flet vetem se si e mahniste Koco me kapitalin e marksizmit . Jane nje cift qesharak por i rrezikshem tashme. Nese eshte dikush ne media qe nuk paguante kurre rrogat e gazetareve – ky ishte kokedhima. POR nuk ka pleh me te madh se Mero Baze. Eshte si nje grua e poshter e telendare prej tepelene qe mund te beje gjithcka per kenaqesite perverse e te liga te tij . Qe nuk ka asnje skrupull moral por vecse qellime ineteresi fitimi me cdo kusht. Dikur ishte nevojtorja qe shkarkonte ujra te zeza per Edi Ramen ne interes te Berishes. Sot ben te kunderten, ne te njejten menyre e ne te njejten sasi. Po u prishen interesat mund te nderroje prape.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*