Kokëdhima kundër Ramës: Po i hap rrugë importit të plehrave, të anulohet projekti

July 4, 2017 10:52

Kokëdhima kundër Ramës: Po i hap rrugë importit të plehrave, të anulohet projekti

 

Partia Zgjidhja ka reaguar ashpër kundër kryeministrit Edi Rama pas deklaratës së dhënë prej tij në televizionin francez ‘France24” për importin e mbetjeve.

Me një reagim për mediat, Partia Zgjidhja e akuzon atë se “Me kokën e tij, pa pyetur njeri, me një përbuzje të pashoq për opinionin publik vendas, ai ia rezervoi një stacioni të huaj televiziv, vendimin më delikat që mund të merret në Shqipëri në lidhje me importin e plehrave”.

Deklarata e plotë

Pa bërë ende betimin para Kuvendit, pa mbajtur ende fjalimin e politikave publike që do të zhvillojë gjatë mandatit të dytë, dhe pa shpallur ende qeverine e re, kryeministri Rama, ka nxitim në formë makthi, si t’i hapë rrugë importit të plehrave. Me kokën e tij, pa pyetur njeri, me një përbuzje të pashoq për opinionin publik vendas, ai ia rezervoi një stacioni të huaj televiziv, vendimin më delikat që mund të merret në Shqipëri në lidhje me importin e plehrave.

Zgjidhja denoncon orvatjet e kryeministrit për ta justifikuar importin e mbetjeve me legjislacionin europian. Komisioni Europian është shprehur se Shqipëria nuk e ka infrastrukturën e nevojshme për monitorimin, kontrollin dhe raportimin e mbetjeve të importuara.

Rama ende nuk ka marrë rezultatin e hetimit mbi mijëra tonelatat e plehrave të rrezikshme që kanë hyrë nga Durrësi për gjoja tranzit në Maqedoni dhe që s’kanë dalë kurrë nga territori shqiptar. Atij s’i interesojnë këto hetime, po ku të groposë helmet e huaja në tokën tonë.

Edi Rama s’paska marrë mësime nga e kaluara e afërt. Ai e kishte edhe shumicën me “1 milion” vota me 2013 dhe vrapoi t’u bënte peshqesh shqiptarëve armët kimike siriane. Pastaj edhe të kërkonte të kalonte në parlament ligjin për importin e mbetjeve me pretekstin se po falimentonte industria ricikluese.

ZGJIDHJA do të luftojë përkrah shqiptarëve me çdo mjet që ky projekt ogurzi të bllokohet dhe anulohet njëherë e përgjithmonë!

July 4, 2017 10:52
Komento

4 Komente

  1. devi July 4, 11:14

    Zgjidhja eshte nje particke ogurzeze e cila duhet te shkoje ne plehra se bashku me plehrat e tjere te ketij vendi.

    Reply to this comment
  2. Jimi July 4, 12:23

    Ky palo burr me cdo kusht do te jete ne qender te vip-ave, kur askush nuk e ka ne rrefene!

    Reply to this comment
  3. Kokedhimi July 4, 12:53

    Kur flet per plehrat edhe plehra. Ne fakt se ka keq, interesohet per stanin e vet.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 July 4, 16:55

      mirë kokëdhimi që është plehrë,po ju përse i kundërviheni në këtë drejtim??
      apo ju intereson shumë mbushja e shqipërisë me plehëra??
      të na rrojë udhëheqësi se dhe plehëra jemi gati të hamë!!
      parrullë e vjetër kjo!!
      e rënë pak nga cilësia,nga pari në plehëra,por ska rëndësi!!
      të na rrojë partia dhe udhëheqësi i gjatë,pa në PS shqipërinë!!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*