Kokëdhima: Rama, padrinoja i PS-së

September 7, 2018 20:17

Kokëdhima: Rama, padrinoja i PS-së

Partia ZGJIDHJA ka reaguar në lidhje me përjashtimin e deputetit të Lezhës Gjetan Gjetani nga Partia Socialiste. ZGJIDHJA shprehet se Rama është shndërruar në padrinon e mafies që e mban në pushtet. Për partinë ZGJIDHJA, Rilindja ka uzurpuar Partinë Socialiste, partinë më të madhe në vend, e ka kapur për fyti dhe ka eliminuar demokracinë e brendshme në PS.

Ai “shkarkoi” sot në mbledhjen e asamblesë deputetin e qarkut të Lezhës Gjetan Gjetani, pasi kritikoi punën e dobët të Policisë së Shtetit në Kurbin dhe bëri thirrje për protesta të popullit që në zonë të rikthehet rendi dhe siguria.

Veprime të tilla nuk duhet të habisin askënd. Ai është shndërruar në padrinon e mafias që e mban në pushtet. Rilindja e ka uzurpuar partinë më të madhe të të majtës, e ka kapur për fyti dhe e ka eliminuar demokracinë e brendshme në PS. Forumet ekzistojnë vetëm në letër. Ato nuk marrin asnjë vendim kolegjial, nuk bëjnë asnjë shqyrtim dhe janë te nënshtruara plotësisht. Ato thjesht “noterizojnë” vendimet që merr kryetari, pa pyetur për norma statutore, rregullore të brendshme, vendime të grupit parlamentar, apo të kryesisë së partisë.

ZGJIDHJA e quan të turpshëm dhe te papranueshëm veprimin e kryemafiozit te vendit ndaj një deputeti të popullit, i cili e ka për detyrim që të gjendet pranë njerëzve që i kanë besuar mandatin. Thirrjet e tij për protestë popullore ndaj policisë së paaftë vendore, duhet të ishin dëgjuar me kujdes dhe të ishin reflektuar me masa të menjëhershme që Kurbinit t’i rikthehet normaliteti dhe policia vendore të bëjë detyrën qe nuk e bën.

ZGJIDHJA u bën thirrje te gjithë socialistëve, por sidomos figurave që refuzojnë t’i nënshtrohen mafies që të reagojnë! Socialistë të ndershëm, distancohuni nga kryemafiozi shqiptar!

#ZgjidhjaPërDemokracinë“, shkruan ZGJIDHJA në deklaratën e saj.

o.j/dita

September 7, 2018 20:17
Komento

7 Komente

  1. Albania September 7, 20:51

    Palloshi i gjate eshte Bo si enveri kush e krtikon e perjashton nga partia ky cope idioti jeton akoma mi hijen e babait shpirteror

    Reply to this comment
    • Turi September 8, 17:06

      Goje qen, Kokedhimja! Pis i ndyre e rrugac me menyren se si flet! Palaco burre! Rama nuk beri gje tjeter vecse e hoqi nga puna nje person te korruptuar. Me kete nuk tregoj qe eshte padrino por tregoj qe eshte njeri i ndershem dhe qe nuk do ta toleroje korrupsionin qe nukm vdes ne Shqiperi. Eshte e turpshme te shkosh neper zyrat e shtetit me te punesuar nga leshelija dhe SHQUP-i dhe te mos gjesh zgjidhje. Rama po perpiqet ta beje Shqiperine Europe por me ke. Edhe ju qe komentoni negativisht jeni pjese e plehrave qe nuk ju pelqen progresi. Shqiperia do te behet nese ju maskarenj doni apo nuk doni. Faleminderit z. Rama qe ke durim e merresh me keta vagabonda. Duhet dikush ti vari per gjuhe keta maskarenj sepse nuk rregullohet gjendja ndryshe.

      Reply to this comment
  2. ! September 7, 23:06

    I nderuar Koco .

    Hiq dore se komentuari Ramen ,

    por punoni te krijoni nji Parti Politike ,

    me intelektuale e njerez qe perfaqsojn vertet

    popullin dhe interesat e ktij vendi ,

    per kte ka shume -shume nevoj sot Shqiperia .

    E ashtuquajtura opozite ,bandat pd-lsi ,

    jane se shpejti do hidhen per skrap .

    Qe mos te abuzoj patria ne fuqi PS ka nevoje

    per nji Parti e cial do sillte ekujlibrin ne politiken

    Shqiptare dhe larguar nga ajo politike katundi

    e bahalesh siedhe prona te familjeve te atyre qe,

    sjkaterruan Shqiperine

    Reply to this comment
  3. koqedhima September 7, 23:22

    Koqe koqedhima rri urte o zagar se shkatrrove Himaren dhe Qeparoin me ato ndertimet skandaloze
    Rri gezo ato qe ke vjedh deri ne momentin qe do ta rrasin patllixhonin ne burg o turiqen

    Reply to this comment
  4. antiharresa September 7, 23:48

    Komentusi albania paska qef koqet e rams ,se I kujto bolet e xhaxhit qi ky komentus I Ka pas lpi .

    Reply to this comment
  5. Nickname September 8, 07:00

    Eshte mire te na tregosh cfare do besh me ate programin e famshem te mbjelljes se Canabis-it dhe punesimin e trafikanteve, per te cilin shkove deri ne SHBA. Ke ndonje “çik” gisht ti ne kanabizimin e tere vendit? Kete na thuaj, se kjo eshte “zgjidhja”, qe të ka mbetur ne leter…

    Reply to this comment
  6. nuk shihet me sy . September 8, 16:48

    ky eshte nje psikopat, qe e ka kap ne befasi, opinionin publik dhe vepron si anti konformist . po shfrytezimi i i konfuzionit, qe krijoi ndryshimi i sistemeve, i dha shtys’ trurit te tij malinj, mbrojtur nga reminishencat, per rolin e dukshem, si esponent i larte i nomeklatures se shkuar te behet biznesmen, me mallin e popullit . dhe tani hiqet, sikur s’ja di njeri burimin e intelektit dhe te, te …ardhurave . ky tip lunatiku malinj, duhet rjepur i pari per korrupsion te paster nga populli, i mbushur me zemerimi te thelle, ndaj korrupsionit galopant, qe ka pushtuar shqiperine..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*