Kokëdhima: Sondazhi i Gallup, medalja e turpit për klasën politike! Bojkotoni 25 qershorin!

June 12, 2017 10:57

Kokëdhima: Sondazhi i Gallup, medalja e turpit për klasën politike! Bojkotoni 25 qershorin!

 

Kryetari i partisë ZGJIDHJA Koço Kokëdhima ka reaguar pas publikimit të sondazhit nga “Gallup International”, sipas të cilit 56 për qind e shqiptarëve duan të ikin nga vendi.

Sipas Kokëdhimës, kjo është medalja e turpit për këtë klasë politike. “Në 44 muaj ajo ia arriti që t’i bëjë shqiptarët që të vetmen shpresë të kenë ikjen nga sytë këmbët. Këtu, të lumtur janë vetëm një grusht njerëzish, kryetarët e partive dhe oligarkët rreth tyre”, shkruan kreu i ZGJDHJES në “Facebook”.

Statusi i plotë i Koço Kokëdhimës:

Bojkotoni zgjedhjet e 25 Qershorit!
Sondazhi i Gallup, medalja e turpit për këtë klasë politike!

Sot, 56 për qind e shqiptarëve duan të largohen nga vendi, po aq sa në Haitin e shkatërruar nga keqqeverisja dhe tërmeti. Është ironi e fatit të “luftosh” me Haitin për vendin e dytë në botë për të rriturit që duan të ikin në emigracion. Atje, si në kohën e diktatorit Dyvalje, njerëzit e thjeshtë tentojnë dëshpërimisht që të ikin me varka si refugjatë në SHBA. Ashtu si shqiptarët që nuk kanë lënë mënyrë pa përdorur që të ikin si azilantë ekonomikë në Europë. Kjo është medalja e turpit për këtë qeveri. Në 44 muaj ajo ia arriti që t’i bëjë shqiptarët që të vetmen shpresë të kenë ikjen nga sytë këmbët. Këtu, të lumtur janë vetëm një grusht njerëzish, kryetarët e partive dhe oligarkët rreth tyre. Ndaj ne i kemi shpallur lufte pa kompromis kësaj kaste sunduese që do të ishte e lumtur edhe sikur vendi të zbrazej plotësisht nga rinia, njerëzit e ndershëm e të zotë dhe forcat e afta për punë. Që të mos përfundojmë në këtë skenar apokaliptik për Shqipërinë, Partia ZGJIDHJA kërkon reagim nga të gjithë qytetarët, të bojkotojmë masivisht zgjedhjet e 25 qershorit, t’i japim një mesazh të qartë refuzimi kësaj elite politike që nuk përtërihet:
#Bojkoto Zgjedhjet që Vidhen
#Refuzo Listat e Kryetarëve
#Përmbys Oligarkët e Korrupsionit
#Jo Konçensioneve Antikombëtare
#Mjaft me Gënjeshtrat e Politikanëve
#Mos Lejo Braktisjen e Vendit
#Rrëzo Tiraninë e Skamjes dhe Krimit
#Shtet Për Popullin
Vetëm kur të përmbushim këto kërkesa në Shqipëri do fillojë të ketë vend dhe të ardhme të pranueshme për popullin! Nëse je i shtrënguar nga represioni qeveritar të marrësh pjesë në zgjedhje, vendos një Z të madhe mbi gjithë fletën e votimit që ta kthesh atë në një votë të qartë refuzimi!

June 12, 2017 10:57
Komento

4 Komente

  1. shoku June 12, 11:39

    Po ti Koço je i lumtur?
    Po ti do te largohesh nga Shqiperia?
    Koço, rilindasit e shkrine paurine e tyre per popullin, po ti do ta shkrish pasurine tende ( duke krijuar vende pune, shprese) per bashkekombasit e tu?
    Koço, ti ngre probleme reale, po a je i besueshem ti?
    A je ti pjese e atyre qe e detyrojne kete popull te largohet?
    Koço vellai, kujt i sherben ti?

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 June 12, 11:54

    O KOK DHIM
    jo”Bojkotoni zgjedhjet e 25 Qershorit!”
    por votë e bardhë në 25 qershor!!

    Reply to this comment
  3. Portieri June 12, 12:17

    Me se fundi sekretari Qoco doli nga goollovezha ku ishte fshehur dhe kerkon te mohoje ato qe ka arritur deri tani: 1-Te mos pranoje qe eshte zgjedhur deputet me vota te vjedhura.2-Te hedhi poshte listen kur e shkruajti ish kryetari 3-Pak si e cuditeshme po veten nuk e fut tek oligarket!!!!!4-Ku ke mesuar qe

    koncensionet jane kombetare na e trego.5-Po ti qe feston 1Prillin si dite lendjen tende .6-Ngrihu o populldhe jepi dermen dhe vet Qocos dhe vasalevet te tije si E.P(y)ukes e co.7-Vetem ky e ditka qe ne kapitalizem shteti u beka per popullin!!!!!.

    Reply to this comment
  4. Cadra ka per te gjithe po ska cadrista June 12, 16:05

    Ti anti qen e shurre je nje idiot ibpeshtire. Nuk e qep dot ate hale more hale.
    Psikopat.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim