Kolaudimi i makinave dhe skandali i shtyrjes së kontratës

September 11, 2019 09:39

Kolaudimi i makinave dhe skandali i shtyrjes së kontratës

Nga Edlira Shehu

Ndoshta nuk i rikthehesha koncesionit të shtyrë të SGS dhe për një vit tjetër. Atë ditë që doli njoftimi për mediat dhe tek-tuk u hodh si lajm online apo ndonjë titrim, kisha lënë të pija një kafe më një mikun tim.

Sapo u ul më tha: “Më kapi rrugës syri një njoftim për këtë shtyrjen e koncesionit të SGS dhe më erdhi hije skandali e pambështetur në asnjë bazë ligjore, por si gjithçka në këtë vend dhe kjo do të kalojë në heshtje, sepse media në përgjithësi nuk reagon, pasi ka frikë nga çdo gjë”.

E lashë duke e përshkruar më pas si një lajm dhe asgjë më shumë. Por nuk mu durua të shkoja më tej, kur dëgjoj një lajm tjetër në fundjavë që të hënën Task Forca do të zbresë në rrugë pasi më shumë se 10 mijë makina nuk kanë kaluar në procesin e kolaudimit.

Thashë filloi gjobëvënia dhe për çfarë, që një kompani të maksimizojë sa më shumë fitimin e saj, apo mënyra tjetër e të reaguarit nga qeveria, që njerëzit të mos ndihen dhe të mos kuptojnë asgjë.

E bëra këtë hyrje në mënyrë të tillë, pa shifra e kontrata me shpresën që njerëzit do të tërhiqen të lexojnë e të kuptojnë si negociohet në kurrizin tonë dhe pa asnjë bazë ligjore dhe ne heshtim e shkojmë në radhë për të paguar taksën e radhës.

Çfarë në të vërtetë ka ndodhur me kontratën koncesionare dhe çfarë parashikonte ajo kur u nënshkrua?

Ishte shkurti i vitit 2008 kur qeveria e asaj kohe caktoi Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit (sot Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë)  të fillonte dhe drejtonte procedurën e dhënies me koncesion të Shërbimit të Kontrollit të Detyrueshëm Teknik të Mjeteve me Motor dhe Rimorkiove të tyre në Republikën e Shqipërisë.

Kjo procedurë parashikonte dy faza, fazën e parakualifikimit dhe atë finale. Me 18 dhjetor 2008 SGS paraqiti ofertën e saj teknike dhe financiare pranë Komisionit të Procedurës Konkurruese në Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit.

Me datën 23 janar 2009, SGS u shpall fituese në këtë procedurë. Në përfundim të negociatave teknike, me datë 03 Shtator të vitit 2009, zoti Sokol Olldashi, Ministër i Punëve Publike dhe Transportit dhe zoti Jacques Vollenweider nga SGS, në prani edhe të mediave më të rëndësishme në Shqipëri, nënshkruan Kontratën për “Dhënien me Koncesion të Shërbimit të Kontrollit të Detyrueshëm Teknik të Mjeteve me Motor dhe Rimorkiove të tyre në Republikën e Shqipërisë”.

Por tej të dhënave në këtë formë që mbeten zyrtare dhe formale, marrëveshja e nënshkruar aso kohe, parashikonte në një pikë të saj të veçantë dorëzimin e koncesionit me disa pika të qartë: 1. Në fund të periudhës së marrëveshjes Operatori duhet t’i kthejë QKT ekzistuese dhuratadhënësit. 2. Në fund të periudhës së marrëveshjes Operatori duhet t’i ktheje dhënësit të granit QKT-në e sapondërtuar dhe makineritë dhe pajisjet e saj. 3. Operatori duhet t’i transferojë gjithashtu pajisjet elektronike dhe komjuterike, ndërtimin në progres, marrëveshje licencimi mbi programe kompjuterike, të drejta kontraktuale, regjistrimet në llogari etj…

.Pra marrëveshja ishte deri diku e qartë, ka një fillim dhe një fund kontrate e cila duhej të ishte 3 shtatori i këtij viti. Kjo jo vetëm nuk ndodhi, por pa asnjë lajmërim shtyrje kontrate, negociatash apo shikim marrëveshje Ministria del në një njoftim të thatë dhe thotë që shtyhet kontrata dhe një vit. Mbi cilën bazë? Mbi ç’kriter? Çfarë është negociuar dhe me çfarë tagri është bërë negociata?

Asnjë nga këto nuk dihet, thjesht një ditë më pas mbarimit të kontratës së SGS në Shqipëri, njoftohemi për shtyrjen e saj, por si, pse dhe nga kush nuk dihet…. Dhe ne së paku dhe një vit duhet të vazhdojmë të paguajmë për një kompani që rri në vendin tonë se kështu duan ca palë dhe nuk pyesin për asgjë dhe askënd.

 

September 11, 2019 09:39
Komento

14 Komente

  1. Arben September 11, 09:43

    opo vetem mos u zini, po na vidhni, rrini e qini sa te doni.

    nuk themi gje.

    Reply to this comment
    • Luli September 11, 13:18

      Duhet pyetur edvin plehra se perse e beri hajdutllikun e radhes Ku do i coje gjithe keto miliona apo miliarda euro qelbesira ? Me kaq sa ka vjedhur fisi i tij do te jetonte pa punuar per 100 breza

      Reply to this comment
      • Arben September 11, 21:49

        Nuk ke pare gje akoma.

        nga 1 janari hyn ne fuqi koncesioni i kasave te reja fiskale,

        do te paguajne gjithe bizneset nga 1000 euro, per nje

        paisje krejt te panevojshem, por qe edhe ne rastin

        qe e marrim te mireqene se nevojitet, vlen vetem 40 euro

        pse, vetem saliu do jepte koncesion per kasat??

        Cfare i mungon te gjatit te jape edhe ai nje koncesion.

        Reply to this comment
  2. operacioni zjarri September 11, 10:45

    Kocensioni nuk mund te zgjatet. Ky koncesion ishte parashikuar qe kur te mbaronte, te gjitha investimet do te transferoheshin tek shteti. Pra deri ne mbarimin e koncesionit investimet jane te koncesionarit dhe shteti i merr nje tarife me te ulet koncesionarit sepse ai po punon me mjetet e veta. Ne momentin kur ky koncesion mbaron mjetet jane te shtetit pra nuk mund te kemi me koncesion por nje marredhenie qiraje. Me kete poshtersi qe kane bere i bie qe shteti i thote koncesionarit qe mjetet dhe invesitimet jane akoma te tuat. Kjo eshte vjedhje dhe prokuroria duhet te nderhyje.

    Reply to this comment
  3. Jovan Bregu September 11, 11:23

    Çështja e kalimit në heshtje të ndryshimit të kontratave me shoqatat koncensionare dhe dyshimi lidhur me mbështetje në baza ligjore është me vend, kështu që për spikatjen një kompliment autores së këtij shkrimi kaq modest.

    Ashtu siç dhe ajo e ka përmendur, frika e mediave tona bythëshitura ka bërë që skandali i radhës pas atij të unazës së re të mos nuhatet në kohën e duhur, për tu trajtuar më pas gjerësisht dhe me profesionalizmin që karakterizon gazetarinë e pavarur dhe investigative. Mungesa e kësaj të fundit vë në dyshim rolin e mediave, pasi krahas dezinformimit, “kriminale” mund të jetë edhe symbyllja, heshtja apo mosveprimi.

    Reply to this comment
  4. Frroku September 11, 13:36

    Lajmin e kemi te ditur,por nuk dime ato te tjerat,te cilat meqenese nuk I ka bere te ditura ministria perkatese,duhet te na I beni te ditura ju. Edhe ju keni “gjynahet”tuaja,mjaftoheni vetem me nje lajm “te thate”.
    Jo te nderuar gazetare e botues mediesh,detyra dhe pina juaj ketu duhet te filloje,te gjurmini thelle e te nxirrni te verteten ne shesh,populli nuk kupton asgje.
    Ne mungese te nje qeverisje transparente dhe per “popullin”,mendoj se iu shtohet pergjegjesia per te demaskuar keto veprime te demeshme,te cilat I vuajme ne.

    Reply to this comment
    • mirel September 11, 14:57

      Duhet te dalin njerezit ne rruge o Frok. Nje vetem nuk ben asgje.
      Mos paguani kolaudimin te gjithe.
      Bizneset te mos blejne kasat e reja.
      Te refuzohen matesit e rinj elektrike.
      Te protestohet per doreheqje te Ramutit. Ne burg duhet te shkoje, qe me koncesionin e Rruges se Kombit. Dhunoi qytetaret qe tu detyronin te paguanin.
      Po hidheni ne ere ate traun prape o Kukesi.
      Ketu ku ka arritur puna, mbase u ka ardhur laku ne fyt shqiptareve dhe do ju perkrahin me protesta ne gjithe vendin

      Reply to this comment
  5. Iliri September 11, 14:51

    Shume mire ke bere me shkrimin. Pa dashur te paragjykoj, se nuk eshte korrkte.. Gazeta Dita te lejon te shkosh e te kerkosh informacion, apo te besh intervista ne Ministrine perkatese dhe ti pyesesh ? Dicka tjeter, pse nuk ben nje kallzim ( do ishte nje sherbim shume i mire per shoqerine dhe qytetaret)! Faleminderit.

    Reply to this comment
  6. mirel September 11, 14:51

    Jo vetem qe e ka shtyre koncesionin ne menyre te paligjshme, por ka angazhuar dhe task forcen qe ti dhunoje qytetaret nese nuk paguajne me zor koncesionin e hajduteve.
    Me zor, e moret vesh..task forcen popullut, me dhune do i marri leket.
    Ankohuni per protesten e Kukesit kunder traut. Te gjithe reaguat si popull trap ne vend qe ti kishit mbeshtetur qytetaret qe protestuan kunder grabitjes se Ramutit, Ahmutit dhe Gjiknurit.
    Jua vuri festen ne koke Ramuti. Jua mati trurin. E keni bosh. Paguani per kriminelet, e keni per detyre

    Reply to this comment
  7. mirel September 11, 15:31

    Buk doja te ndryshoj temen e shkrimit, po fjala “dhuratdhenesi” nga ja zbritur moj zonje?
    Une di qe ekziston fjala ” dhurues” , po dhuratdhenes!? Ju qofshi me keto fjale te perbera
    Te them qe eshte nje trend idiotesie ne qarqet qe e mbajne veten per elokuente..
    Shprehje injorancie e thelle ne fakt.
    Kjo thote dhuratedhenesi..
    Aty me tej nje tjeter thote leteporosi..
    Nje idiot tjeter thote u vetedorezua.
    Keni pare cyryke te trashe te tille?
    E dini cdo te thote pesore foljesh o qenie dythundrake.
    Pranon Evropa gjysmake te tille
    Lexoni si e perzene rracen shqiptare, me shqelma..se te tille na konsiderojne, deficente mendore.
    “Dhe jo vetem”

    Reply to this comment
  8. Lili September 11, 16:23

    Nuk ka ne Shqiperi as nje grusht njereze me bere nje kallezim penal ? Nuk ka nje grusht avokat apo studente te drejtesise qe per respekt te Drejtesise punojne per interes qytetare edhe hedhin ne gjyq qeverine per kete ligj jashtligjit?!

    Reply to this comment
  9. specialisti September 11, 18:53

    Zonja Edlira, pershendetje
    Qenke shume e informuar per kontraten dhe proceduren qe eshte ndjekur per lidhjen e saj.
    Me duket se me qellim , anash kalon nje fakt shume te rendesisshem , koncesioni ju dha SGS, pa gare.
    Ajo vendosi vete tarifen ( psh per vetura) 1.800 leke, nga 1.200 leke qe e kishte DPSHTRR.
    Qe me miratimin e asaj tarife, 50% me te larte, ju miratua nje fitim mbi 60% , me te larte se e kishte DPSHTRR.
    Edhe dicka, kjo nuk eshte takse, por tarife sherbimi , te cilen do ta paguajne drejtuesit e mjeteve, si ta kete SGS , si ta kete DPSHTRR.
    Eshte e vertete qe ministria, disa muaj para se te mbyllej kontrata, duhet te fillonte procedura, per ndonje kontraktor tjeter, por perseri ai do jete privat e drejtuesit per sherbimin do te paguajne.
    Rendesi ka cilesia e sherbimit.
    Makinerite, paisjet, ndertesat, toka etj etj , sipas kontrates do ti kalojne pa pagese DPSHTRR ( ministrise).

    Reply to this comment
    • **** September 11, 20:17

      E perse duhet ta bej sherbimin nje privat, dhe jo te jete sherbim i pranuar ne te gjitha pikat e rregullimit te makinave?

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*