KOLEGËT E MI SPIUNË

May 12, 2016 13:11

KOLEGËT E MI SPIUNË

Ish-funksionari i lartë i Shërbimit Informativ në vitet ’90, Andrea Dimushi, kishte premtuar në një intervistë të mëparshme në DITA se një ditë do të tregonte bashkëpunimin me ish-Sigurimin e Shtetit, të një sërë emrash të njohur të politikës.

Ndërkohë që po flitet për reformën në drejtësi dhe për dekriminalizimin, Dimushi tregon sot pseudonimet e dikurshme të disave, padyshim disa syresh të publikuar edhe më parë. Por që marrin rëndësi tjetër kur shqiptohen nga një ish-zyrtarë i lartë të Shërbimeve Sekrete.

Duke e lënë të hapur këtë histori për të treguar edhe emra të tjerë… Dimushi sqaron edhe procedurat e rekrutimit të bashkëpunëtorëve, si vendosej pseudonimi dhe përse dikush që realisht nuk ka dashur të bashkëpunojë, është fshirë nga dosjet.

Kështu që pseudonimet që kanë mbijetuar pas 90-s, u përkasin atyre që kanë raportuar aktivisht…

– Zoti Dimushi, është koha e dekriminalizimit të politikës dhe është pikërisht momenti për të folur për ata që duhet të pastrohen, pra të largohen nga politika. Apo jo?

– Natyrisht, Xhevdet. E, për të hyrë në temë unë po e filloj me një ngjarje të ditës. Së fundmi Erion Veliaj ka bërë një përcaktim të ri të hierarkisë në bashki. Që nga punëtori më i thjeshtë e gjer në krye të bashkisë njerëzit që punojnë me të, ai i ka quajtur Kolegë! Thënie e bukur që vlen të përgjithësohet duke i bërë eprorë e vartës të barabartë për qëllimin që punojnë, e që në fakt të gjithë pavarësisht pozicioneve që kanë janë vërtetë kolegë, e punojnë si pjesë e një makinerie ku pavarësisht se shumica nuk duken në ekrane e konferenca, janë të gjithë duke përmbushur misionin që kanë marrë përsipër. Kjo është vlerë e shoqërisë, por unë në këtë intervistë dua të trajtoj një kategori tjetër njerëzish, atë të botës se padukshme që shumë flitet për bëmat e tyre, por ata vazhdojnë të jenë akoma në krye të detyrës, ashtu tinzarë, duke na bërë sterrë jetën sot, por duke na lënë pa perspektivë të ardhmen e fëmijëve e brezave.

 

– Pikërisht, prandaj dhe po flitet për dekriminalizimin…

– Po hyj direkt në temë. Këtu do të ndalesha tek “Kolegët e mi Spiunë”, jo tek ata që kanë rrëmuar për ndonjë thashetheme e sot vuajnë për bukën e gojës si gjithë të tjerët, por për shumë emra, njerëz të politikës së ditës, të cilët na kanë lënë vendin në këtë derexhe dhe e kanë bërë lesh arapi duke qëndruar vetë mbi milionat e vjedhura.

 

– Ka shumë vite që flitet për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. Çfarë mendoni se pengon që kjo dosje të hapen?

– Në pamje të parë duket se çështja është shumë e thjeshtë. Mirëpo problemi fillon e vështirësohet kur hyn në detaje të problemit në fjalë. Pse e them këtë? Sepse, megjithëse është marrë një nismë për hapjen e dosjeve të ish sigurimit, asnjë hap nuk është hedhur më tej. Janë njerëz që figurojnë me dy emra, me njërin në publik e politikë e me tjetrin në arkivat e pluhurosura nga mos hapja prej çerek shekulli të ish-Sigurimit të shtetit. Po bëj një sqarim, se shumë prej tyre janë hapur e lexuar me kujdes, e me to është luajtur për t’i kërkuar pa kusht bindjen e verbër ndaj njëshave. Përndryshe…

 

– A janë aq të shumtë sa thuhet këta ish-spiunë?

– Po. Janë mijëra njerëz ndër vite, e po aq pseudonime që i kanë shërbyer Sigurimit të Shtetit, e që me aktivitetin e tyre kanë çuar nëpër galera e internime shokët e miqtë e tyre, por në shumicën e rasteve aty kanë përfunduar edhe vetë. Çudi e madhe me këtë kategori…! Bashkëpunëtorë në liri, bashkëpunëtorë në galerë! Tani ”të përndjekur politikë” që përfitojnë miliona nga vitet e burgut në kurriz të shqiptarëve të ndershëm që nuk dinë të hapin gojën për këtë shpërfytyrim. Mos harrojmë se këta dhe sot janë të parët në çdo akt dhune e kërkesë për para – sa herë që dikush i urdhëron të ”revoltohen”, se gjoja po iu mohohen te drejtat dhe si të “persekutuar”(akoma pas 25 vjetësh!) Mashtrues të përjetshëm, do ta quaja këtë kategori.

Por sot nuk do flas për këta…

 

Andrea Dimushi

Andrea Dimushi

– Po për kë do të flisni, konkretisht?

– Po e ngre pak stekën si fillim, duke filluar t’iu drejtohem me emër e mbiemër disave prej atyre që na na sollën aq shumë dëme dhe shkatërruan vendin në gjithë këto vite e që sot, përveç funksioneve që kanë patur apo kanë, zotërojnë pasuri të llahtarshme krahasuar me nivelin ekonomik të popullsisë.

Po filloj të pyes të parin për nga radha, atë burrin që “na solli demokracinë”, shokun Sali Berisha, ish komunistin e vitit ’68, që nuk donte të bëhej komunist, por i  erdhi keq për pushtimin e Çekosllovakisë e u betua për komunizëm… Shumë e bukur kjo! O Sali, ka 25-6 vjet që të thërrasin “Penicilina”. Në fakt, ti je shumë më shumë se një penicilinë. Sepse, ngado që ta nisesh me ty, ti del blozë. Ç’të të numëroj më parë: Bllokun, byronë e partisë së spitalit, rrëmbimin e PD-së, rrënimin nëpërmjet piramidave, 26 majin, 97-n, 14 shtatorin 98… Kush e urdhëroi të tërhiqej jo publikisht nga puçi? Kush fshihet pas atij burri që foli shqip dhe e “urdhëroi të tërhiqej” por nga jashtë kufijve? Pse gjithmonë sa herë ka patur ngjarje në Kosovë ky ka turbulluar Shqipërinë?

 

– Këto në fakt janë thënë vazhdimisht Andrea…

– E di, po tjetërkund e kam fjalën. Do pyes: Shoku Sali, pse zgjodhe Visho Ajazin në krye të Shërbimit Informativ Kombëtar? Pak shqiptarë e dinë që z.Visho ka qenë drejtor i zbulimit me seli në Ministrinë e Jashtme e cila mbulonte e mbulon shërbimin sekret shqiptar me jashtë. Çfarë nderi të ka bërë ky njeri që ia prishe rehatin nga Kanadaja për ta sjellë dhe emëruar kryetar të SHIK këtë person të betuar për t’i shërbyer Kanadasë, ndërkohë që në Shqipëri ka mjaftueshëm intelektualë për këtë detyrë?!

 

– Dakord, z. Dimushi. Po, pas kaq vitesh, duken si humbje kohe të vazhdosh t’i bësh pyetje Berishës?

– Ke të drejtë. Por njerëzit duhet të dinë, ndaj unë vazhdoj ta pyes: Ku fle lepuri, Sali? Në rezidencën franceze të ambasadës shqiptare për ty, apo për lidhjet e gjakut e znj.Liri me njerëz të rëndësishëm të UDB?! Materialet për ty në Francë e për Lirinë në Beograd, janë akoma apo janë bërë hi nga Bashkimi (Gazidede) e Visho Ajazi? Me siguri janë pastruar, ndaj dhe rithirre sërish pastruesin për të patur të sigurtë mbijetesën. Nuk dua të dëmtoj një njeri të mirë që të njeh dhe e njeh, por dhe ka administruar materialet e tua në Paris. Beson dot njeri se si mjek i numrit 2 të PPSH-së nuk të kanë studiuar ty dhe bashkëshorten Sigurimi i Shtetit? Ke folur për çdo vrimë çelësi. Por fol njëherë vetëm për veten tënde pa çimka. Kaq për sot për ty… Mbase së shpejti do kesh një dhuratë në shtyp….

 

– Na thuaj ndonjë emër tjetër ish-kolegu…

Një djalkë pe Rakicke (fshat kufitar në Korçë), na e sollën në Librazhd pas mbarimit të shkollës e më pas u bë i madh në PD?? Është Ridvan Bode… Nga fukara kooperative, tani vetëm makina i bën mbi 70.000 euro! Nuk do flisja për të nëse nuk do drejtonte një fushatë të ardhshme e do i thotë demokratëve se kur PD do vijë në pushtet do qeverisë me duar të pastra… më mirë se në kohën e “Sudes”? Zot na ruaj!! Po i bie drejt o Ridvani i Rakickës… Ke qenë bashkëpunëtor i Sigurimit? Je i pasur o kolegu im spiun? O “Korçar”. A vazhdon ta këndosh atë këngën e dikurshme “o moj “korcar-re”, sa e bukur je?”. Si nuk na ke treguar njëherë si erdhe në Tiranë e për çfarë kontribuove në demokraci që u bëre nr. 2 i PD-së?

Do tjetër? Më ka marrë malli të takoj një mikun tim të vjetër ish deputet në Pogradec, që dhe ky flitet se do drejtojë fushatën e ardhshme të PD-së. Ka qenë dhe ministër, por kur e njoh unë ka qenë i ri… “I Vogël” dmth. Kur je “i vogël” edhe të falet apo jo. Të kam falur, madje nuk doja as ta zija në gojë as emrin, o Jemin.

 

– Kë do të veçonit tjetër nga kolegët spiunë të dikurshëm?

– Kolegen Jozefinë. Ka kaq vite as pohon, as mohon bashkëpunimin. Përveçse bën biografi, zonjë, përgjigju njerëzve që të kanë zgjedhur. Kolegia ime e dashur “Dizenjatore”! Ishe fare e varfër dikur, je në majë aktualisht për pasuri.

Kurse Astrit Patozit po i bie shkurt. Ke qene kolegu im, Tit. Thuaje dhe ti se mbahesh për “trim” o Alfons Ballsha?!

Para disa kohesh gazeta DITA ka bërë publike një listë me 100 pseudonime… Po i përkthejmë në emra konkretë që ta dinë të gjithë se PD ka qenë dhe është e mbushur me “kolegë”. Ka të drejtë Arben Duka kur thotë që PD-në e ka krijuar Sigurimi i Shtetit. Në politikë janë dhe dy “fukarenj”… Preç Zogaj që është pastruar me vendim gjykate, si dhe ai që për pak na u bë president i republikës, Artan Hoxha… Nuk ka nevojë të përmend pseudonimet e tyre, pasi i dinë të gjithë. Por, ndalova për këta të dy për të bërë një shpjegim, pasi ata sot na hiqen si viktima…

 

2– Po mund të kenë qenë dhe viktima…

– Dëgjo. Ishin apo jo viktima, po tregoj se si funksiononin gjërat në atë kohë, si bëhej rekrutimi i agjentëve, për shembull. Për tërhequr një person si bashkëpunëtor bëhej një studim i imtësishëm i personit, i familjes dhe rrethit të tij familjar. Oficeri i Sigurimit përzgjidhte në çdo rast njerëzit më të përkushtuar të mundshëm për atje ku e ndjente të nevojshme. Mbasi mbaronte studimi i paraqitej propozimi kryetarit të degës dhe kur ai e miratonte, oficeri krijonte mundësinë e kontaktit dhe, sigurisht, ka mijëra mënyra për një takim të fshehtë. Në takimin e parë, pasi i vinte rrotull për qëllimin dhe nevojën që kishte partia për bashkëpunim, i kërkonte personit bashkëpunim. Askush që ka në regjistër një pseudonim nuk mund të pretendojë se nuk ka pranuar të bashkëpunojë… pra të bëhet “koleg”. Dhe unë sot po flas për ca nga këta kolegë që na shfaqen çdo ditë nëpër ekrane e na bëjnë moral si më të ndershmit e botës…

 

– Disa edhe mund të mos e kenë pranuar bashkëpunimin. Është e vërtetë kjo?

– Kjo është e vërtetë. Ka pasur dhe nga ata që nuk kanë dashur të jenë spiunë. Por unë sot po flas për ata që kanë pranuar bashkëpunimin. Qoftë Preçi, apo Artan Hoxha kanë pranuar bashkëpunimin… Kanë dhënë apo jo informacione të dëmshme, kjo është çështje tjetër dhe duhet verifikuar rast pas rasti. Sepse ja si funksiononin gjërat në atë kohë: Oficeri i kërkonte mendim pas pranimit për bashkëpunim që kandidati të zgjidhte një pseudonim… dhe e zgjidhte… nëse nuk mundej e ndihmonte oficeri dhe kur vendosej pseudonimi nuk kish e nuk ka burrë nëne ta fshijë. Duhej një vendim i shkruar për ta hequr si bashkëpunëtor e kjo ndodhte për ata bashkëpunëtorë mashtrues apo që nuk jepnin informacionet kur u kërkohej, pra kur nuk aktivizoheshin.

 

– Pra ata që nuk kanë bashkëpunuar mund të justifikohen sot e të thonë: Kot na bini në qafë e na i kujtoni atë histori pasi nuk i kemi bërë keq asnjë njeriu…

– Jo. Nuk është kështu. Dhe këtu më duhet të bëj edhe një sqarim… Nëse vërtet dikush refuzonte bashkëpunimin, materialet asgjësoheshin e nuk mbetej gjurmë. Pra as Preçi, as Artani dhe as të tjerrit që përmenden në këtë intervistë nuk mund të hapin gojë. Spiunin aktiv nuk mund ta shpëtojë asnjë vendim gjykate, përderisa është thirrur  e ka pranuar dhe mban një pseudonim. Por ende nuk e kuptoj se si disa nga këta bashkëpunëtorë të zellshëm dhe që kanë dëmtuar njerëz të ndryshëm, kanë sy e faqe e dalin nëpër ekrane e shesin moral si analistë e opinionistë. Në kohe “krize”, kur po flitet për hapje dosjesh, nga frika se mos u del “nami” bëhen aq aktivë sa të shqyejnë xhaketën po nuk u dhe detyra. Por bashkëpunëtorë nuk ka vetëm në politikë…

 

– Të flasim konkretisht Andrea…

– Ja psh, Artur Zheji a është përgjigjur ndonjëherë si “Bozhur”, për çfarë është angazhuar si koleg i Sigurimit të Shtetit? Po ”Kaçaniku”në krye të agrobiznesit shqiptar, kolegu Enver Ferizaj? Enver, mos u mërzit, se nuk po t’i them dhe familjaret e tjerë se ndonjeri ka qenë dhe deputet… Është e çuditshme për mua, por duhet të çuditemi të gjithë… Si është e mundur që të gjithë “kolegët” e mi spiunë që u morën me politikë vetë, por dhe të afërmit e tyre janë shumë të pasur? Ka një shpjegim të thjeshtë në dukje… Këta u futën me ndërmjetësim në politikë e biznes… U pompuan dhe ia dolën të bëhen krahu financiar i politikës që, duke vënë paratë në punë, blenë vota… pra blenë pushtet. Pushtet për të bërë më shumë para. Kjo duhet të marrë fund. Dosjet duhet të hapen para zgjedhjeve të ardhshme që këta krimba që bënë të pa vlerë shpresën e popullit për demokraci të mos gëlojnë më në zyrat e shtetit. Sot unë përmenda vetëm disa emra. Por ka edhe plot të tjerë që do t’i përmend një herë tjetër…

 

Intervistoi Xhevdet Shehu – Botuar sot në DITA

May 12, 2016 13:11
Komento

16 Komente

  1. canada May 12, 13:33

    E pabesueshme. Te gjithe spiunet u gjenden vetem ne njeren ane, ne ate te PD. !!!!!!!!!!. Ana tjeter ajo e mutit PS dhe LSI jane te virgjer, haahahhah. Pse nuk thua qe shqiptari ka lindur per spiun si e tha gjermani:
    Ne te vetmin vend qe pushtova gjeta spiune vullnetare.
    Z. Dimushi qe te gjithe te politikes jane hajdute dhe spiune vetem nje idiot nuk e pranon por ti si kryespiun I paguar, profesionist bej nje liste per te gjithe dhe botoje.

    Reply to this comment
  2. Gjyshi May 12, 13:34

    Oooooo popull.shikoni kush na ka udhehequr deri tani?vini gishtin kokes.ndryshe nuk do keni demokraci me keta spiune qe akoma jane gjalle dhe ne pushtet.shfarosini njehere e mire nga faqja dheut

    Reply to this comment
  3. Rrik Balsha Sr. May 12, 14:22

    ARTUR ZHEJI

    na qenkerka “Bozhur”-i ?
    Te tjere, ja atribuojne kete nofke Armando Shkullakut…apo o qelbesire e djeshme e sotme e drei sa te ngordhesh.

    Reply to this comment
  4. beni May 12, 14:29

    Pordhe me rigon! Asgje nuk thote, llafe pazari!

    Reply to this comment
  5. Lleshi May 12, 14:44

    Interviste bajate e cil pa dashur ngre larte figurat e felliqura qe na kane marre shpirtin e pasurite keto 25 vjete demografi e qe si spihune kane bere loje te dyfishte(fjala per kryekrimin ,pasi po te qe se qe i lidhur vetem nga sigurimi i shtetit te asaj kohe “miqte”nepermjet Arvizeve e Lu-ve do t’ia kishin ngrejtur patokonjte per 24 minuta)e kjo del qarte edhe nga deklaratat e disa vartesve te Sali Berishes qe sot dergohen si dipllomate per te mbrojtur karrieren e figuren “agjenturore”te ish te rekrutuarit te tyre qysh prej viteve 82 e me pas me kariere te shkelqyer “burre leshi”.Ndaj o Andrea se kishte rrypa si puna jote sistemi qe shkoi pa mbijetoi Saliu si njeringrenes e qe meritat e tij nuk eshte nevoja ti permendim se s’na lene “miqte”pa a i thene ç’do çast qe kryekrimi gjendet ne siklet.

    Reply to this comment
  6. Tanushi May 12, 15:40

    Dita, me vjen keq qe botoni intervista te tilla. Keto jane thene e sterthene. Ky luan vetem me fjale per hir te ndonje interesi qe ka. Kam pershtypjen se ky eshte nje sharlatan, pergjersa nuk thote asgje te re dhe sic e beni te njohur jo, ka qene dhe drejtues. Le te flasin ata qe kane punuar me te, njerz te ndershem qe sot jane pa pune, ceshte ky njeri qe hiqet e nuk thote gje te re, pervec pseudonimeve dhe emrave qe kane dale here pas here. Me nje fjale,mire thote Beni: Pordhe me rigon.

    Reply to this comment
  7. antifashisti May 12, 15:57

    Parlamenti shqiptar duhet te nxjerre nje ligj,qe per te gjithe ata qe kane bashkepunuar me SIGURIMIN E SHTETIT dhe sot jane pjese e politikes dhe administrates se larte shteterore,por qe mund t’u jene zhdukur dosjet e tyre,te THIRREN TE GJITHE ISH OFICERET E SIGURIMNIT TE HARTOJNE LISTAT DHE AKTIVITETIN E TYRE para 90-tes!
    Cdo oficer SIGURIMI i mban mend dhe i jeh te gjithe bashkepuntoret e tij!
    Ashtu si edhe vete keta bashkepuntore i njohin keta ish oficere sigurimi!
    Te gjithe oish bashkepuntoret e sigurimit te shtetit nuk duhet te zgjidhen ne politike dhe administraten e larte!
    Ne listen e dyte te jene te gjithe bashkepuntoret dhe AGJENTET E SPIUNAZHEVE TE HUAJA,qe kane punuar per interesat kunder Shqiperise!
    Edhe keta duhen denoncuar dhe te perjashtohen nga politika dhe administrata shteterore!
    Vetem keshtu pastrohet politika jone!

    Reply to this comment
  8. guri shabani May 12, 16:18

    Per Artur Zhejin me behet qefi qe i del emri sepse nuk eshte degjuar ndonjeher por per Salen ,Xhozin Ridvanin dhe Patosin dihej.Te pakten te qethet pak Arturi se po behet si baba Faja Martaneshi.

    Reply to this comment
  9. Olti May 12, 16:28

    Or jepini ilacet ketij ! Ky oficer ushtrie ka qene , as sigurims nuk ka qene. Ka bere nje permbledhje te thashethemeve te gazetave.Gjynah i shkreti !! Mendja gje e madhe.

    Reply to this comment
  10. dauti May 12, 17:34

    Gazeta Dita eshte bere nje lecke qe fshin te pegerat e ketij bajges me emrin Andrea Dimoshi.
    Ato qe thote per Jozefinen dhe Sali Berishen jane genjeshtra nga me banalet.
    Ai Siguyrimi, per te cilin flet ky njeri pa asnje nder, nuk do e afrointe Saliun te udheheqja, nese ky do kishte patur lidhje agjenturore me serbet. As Liria nuk ka patur lidhje me sherbimin sekret serb. Te gjitha keto jane brockulla te thena nga Nexhmije Hoxha, e cila ka folur per nenen e Lirise, e cila gjate luftes ka punuar ne radhet e sherbimit sekret ne ushtrine partizane.
    Jozefina, dhe ti o qen i ndyre e di mire, nuk eshte “dizenjatorja”. Kete e thote nje ish oficer sigurimi, qe e di mire se kush eshte “dizenjatorja” e vertete.
    Per te tjerat nuk po flas, sepse nuk i lejoj vetes te fus duart aty ku ka dhjere nje palaco si ky qe qenka intervistuar nga enveristi Xhevdet Shehu.

    Shpresoj ta botoni kete opinion, sepse e keni bere zakon te perzgjidhni ato qe u interesojne.

    Reply to this comment
    • Arturi May 13, 00:32

      O “daut”, shko pyete Zhelefinen se si mori pasaporte dhe vize per te shkuar ne Vatikan, perpara hapjes te “demoNkracise” tone?!
      Ose pyete Liri Berishen perse e kapi Zhelefinen per rreckash, kur po festonin “futjen” ne NATO, ne sheshin Skenderbej.

      Reply to this comment
  11. Bilbil Sulovari May 12, 17:52

    Ta besoj plotesisht o z.Dimush sepse me ate prove kontakti kane dashur te ma kallin forte por zoti e di si kam shpetuar nga kurthi i keq.Presion i jashtezakonshem por dola fitimtar.Kolegu yt spiun sot me ndryshon rrugen me koke ulur,ndodhta nuk te besohet por eshte shume e vertete.

    Reply to this comment
  12. Alban_2016 May 12, 19:50

    KETO INFORMACIONE JANE TE FRIKSHME zt. Dimushi. A keni prova? Nese po perse nuk behen publike? A do ti dergoni ne Byrone Investikative kur te krijohet? Meqenese ju dhe koleget e juaj keni qene dhe jeni profesioniste perse nuk i keni eliminuar fizikisht keto funderrina te shitura dhe te shpetoje i gjith Kombi Shqptar?

    Reply to this comment
  13. Mark uk May 12, 22:07

    Tani qe kan ardhur ne pushtet ish komunistet fillon e vjedh vrer more spiun muti.Ju duhet te ishit me kohe te te shumtit more rrac e ndyre.

    Reply to this comment
  14. Mark uk May 12, 22:12

    ju duhet te ishe denuar me kohe ashtu sic ke denuar me mijra shqiptar te pa fajshim.Tani qe shoket tuaj jan ne pushtet ju merrni zanatin e qenit more spiun .uti.Pse nuk ke hanger .ute ma pare kur ishin te djathtit ne pushtet more ndysir.Ndoshta jan edhe te verteta se cfar nuk keni bere ju more te poshter.Po kur e thuani mbas sa vitesh,nuk ju beson njeri more rrac e poshter.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin