Kolegji rrëzon padinë e Veliasit për zëvendësimin e Mezinit

July 31, 2017 13:15

Kolegji rrëzon padinë e Veliasit për zëvendësimin e Mezinit

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar padinë e Lindita Veliasit, e cila pretendonte në këshillin bashkiak të Tiranës vendin e Genta Mezinit.

Kjo e fundit u përjashtua nga radhët e LSI në këtë këshill, pasi votoi bashkë me Agim Krajën pro rritjes së çmimit të ujit të pijshëm.

Mezini do të jetë pjesë e këshilltarëve të PS pasi u përjashtua nga LSI.

Mezini rezulton e 19-a në listë, por Lindita Veliasi e ka cilësuar si të kundraligjshëm përzgjedhjen e saj, pasi ajo ishte e renditur e 17-a dhe mandati duhet t’i takonte asaj.

Por nga shkresat e Bashkisë së Tiranës drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, firmosur nga sekretari i përgjithshëm Behar Zeneli, i cili vjen nga radhët e LSI-së, thuhet qartë se Lindita Veliasi është punonjëse e Bashkisë së Tiranës dhe ka konflikte interesi e për këtë arsye nuk mund të marrë mandatin e Këshilltares.

July 31, 2017 13:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim