Kolegji përfundon rinumërimin për 15 kutitë e qarkut të Kukësit, nuk ka ndryshim rezultati

Redaksia Online July 27, 2013 15:35

Kolegji përfundon rinumërimin për 15 kutitë e qarkut të Kukësit, nuk ka ndryshim rezultati

Kolegji Zgjedhor ka përfunduar rinumërimin e 13 kutive të qarkut të Kukësit, në të cilat janë konstatuar ndryshime nga 1-2 vota në krahasim me shifrat e pasqyruara në proces-verbalet e ZAZ.

Përfaqësuesit e LSI-së thanë se dy kutitë e fundit kanë mospërputhje të kodeve, çka ka bërë që rinumërimi të pezullohet.

Pas një mbledhjeje të shkurtër, Kolegji vendosi hapjen e këtyre dy kutive, pavarësisht kërkesës së LSI-së

për të mos i rinumëruar, pë shkak të parregullsive.

“Problemet me kutitë janë thelbësore.  Është cenuar integriteti i tyre”, tha Ilirian Muho.

Probleme me kodet janë konstatuar në kutitë 0441 dhe 0464, të cilat pas rinumërimit nuk ndryshuan rezultatin e mëparshëm.

QV 0446 (asnjë ndryshim)
PD 251 vota
LSI 31 vota

QV 0441 (asnjë ndryshim)
PD 194 vota
LSI 23 vota

 

Nis rinumërimi

Hapja e kutive për rinumërim vjen pas vendimit të marrë të premten nga Kolegji Zgjedhor, i cili pranoi kërkesën e LSI-së për parregullsi në numërim.
Në vendimin e tij Kolegji urdhëroi KQZ-në, që brenda paradites sotme (ora 11:00), të dorëzojë kutitë e qendrave që do të rinumërohen, në selinë e Gjykatës së Apelit, ku do të zhvillohet ky proces.

LSI pretendon se ka prova që nxjerrin në pah numërimin e gabuar të votave në kutitë e qarkut Kukës, ndërsa asaj i duhet vetëm 15 vota për të marrë një mandat në këtë qark. Nga ana tjetër LSI pretendon se ka 155 vota më shumë në Qarkun e Kukësit.

 

Redaksia Online July 27, 2013 15:35
Komento

3 Komente

  1. Mark.uk July 27, 17:06

    Pse nuk komentoni ju mercenart e LSI tani qe dual blof kerkesa e tyre.

    Reply to this comment
    • kuqeziu July 27, 17:57

      kon harrue me te marre leje ty more DRUZHE serbije,po a nuk ishe lsi qe mbajti bastartin tend mer mark.uk kurve serbie per 4 vjet ne qeveri apo harrove ti …

      Reply to this comment
  2. Mark uk July 28, 08:40

    kuqezi:Po ju cpatet qe nxeheni se per te fyer e keni ne zemer.Ju keni arritur fundin e llogjikes,jeni ne nivelin zero me kulturen qe tregoni.Ja pse nuk ju doli llogaria atyre qe blen votat ne Kukes,ju muaren leket dhe nuk ju dhane voten.Tani si kan mbaruar votimet shiko e gjej ndonje pune ose ruaj dhite atje ne mal.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*