Kolegji Zgjedhor rikthen në garë vëllain e Mhill Fufit për Kurbinin

May 28, 2015 18:47

Kolegji Zgjedhor rikthen në garë vëllain e Mhill Fufit për Kurbinin

Kolegji Zgjedhor ka hedhur poshtë vendimin e KQZ për çregjistrimin e kandidatit të PD në Kurbin, Ilir Pjetraj duke e detyruar institucionin më të lartë zgjedhor që ta regjistrojë kandidatin demokrat për garën e zgjedhjeve lokale të 21 qershorit.

Kolegji Zgjedhor ka pranuar kështu kërkesën e Partisë Demokratike, që ankimoi po atë ditë vendimin e KQZ për të mos regjistruar në zgjedhje Pjetrajn në Kurbin, i cili është vëllai i deputetit të PD, Mhill Fufi.

KQZ kishte vendosur çregjistrimin e Pjetrajt për tejkalim të afateve të regjistrimit.

 

FOTO: Ilir Pjetraj i propozuar nga PD për bashkinë Kurbin. Edhe pse ka një mbiemër tjetër ai është vëllai i deputetit demokrat Mhill Fufi.

May 28, 2015 18:47
Komento

1 Koment

  1. metlaj May 29, 11:58

    ne veru te shqiperise eshte e vertet qe forca fizike dhe kapitali dhe vendimet e mara ne lidhjet e familjeve te medha a bere levizjet e esaj zone dhe rezultatet ane paur rezultate te lavdise kombetare si dhe te kunderten por sot nje pjese e te forteve te kohes se sotme jane pjes e forces se keqes dhe mos pasjes se karaterit te paraardheseve te tyre kane rene viktima e politikes qe udhehiqen nga udheheqes negativ eshtu dhe y kanditat do te shpenzoj dhe mund te fitoj por kur te mendoj se ka force dhe perbene rrezik ne zonen e tij do te akuzohet dhe ndeshohet sic dihen shume shembuj gjate periudhes se pluralizmit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*