Kolla dhe gripi, kura natyrale që ju shëron

March 6, 2018 22:25

Kolla dhe gripi, kura natyrale që ju shëron

Stina e dimrit dihet që dobëson sistemin tonë imunitar, duke reduktuar praninë e antitrupave. Gripi dhe kolla janë të pranishme në këtë stinë.

Ne mund të zgjedhim mes shumë produkteve farmaceutike, apo kurave natyrale që ndihmojnë në shërimin më të shpejtë.

Një ndër kurat natyrale mjaft efikase është çaji me trumzë, limon dhe mjaltë. Trumza është mjaft e njohur për vetitë e saj anti inflamatore.

Pijeni sidomos në stinën e dimrit, apo kur keni simptomat e para të gripit dhe ftohjes.

Përbërësit

Një gotë ujë 250 ml, një lugë kafeje me trumzë, 5g, dy lugë me lëng limoni dhe një lugë me mjaltë.

Përgatitja

Ngrohni ujin dhe kur të nisë të ziejë uleni flakën dhe shtoni trumzën. Lëreni të ziejë ngadalë për 5 minuta, e pastaj fikeni zjarrin. Lëreni të pushojë për 10 minuta, dhe filtrojeni. Shtojeni lëngun e limonit dhe mjaltin e përziejeni mirë.

Konsumi

Pijeni 2-3 herë në ditë, sidomos para se të flini, që të qetësoni simptomat e ftohjes.

o.j/dita

March 6, 2018 22:25
Komento

2 Komente

  1. demo March 7, 04:39

    cfare eshte trumza?

    Reply to this comment
  2. MH March 7, 16:56

    Përbërësit:

    Një gotë ujë 250 ml, një lugë kafeje me trumzë, 5g, dy lugë me lëng limoni dhe një lugë me mjaltë.

    Si ta kuptojme,per ke bahet fjale.Kujt perberesi i perket cdo saisi.

    1- Një gotë ujë 250 ml,
    2- një lugë kafeje me trumzë,
    3- 5g,
    4- dy lugë me lëng limoni dhe një lugë me mjaltë.

    Vrejtja asht: Kujt i perkasin 5g,si dhe cfare jane keto 5g,.I keni ndare me presje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*