Të fundit nga Çadra: Kollitet kryetari, vendi zhytet në kaos

March 1, 2017 14:01

Të fundit nga Çadra: Kollitet kryetari, vendi zhytet në kaos

Grabitje dyqanesh, zjarrvënie dhe rrëmujë masive.

Gojët e liga raportojnë se kjo është situata në Shqipëri ditët e fundit, kur një infeksion i lehtë grykësh e detyroi kryetarin e PD të humbasë tonin e tij qetësues e të sigurtë gjatë një fjalimi nga çadra e lirisë që transmetohej në gjithë vendin.

“Bashkëkombasit e mi (kollitje) shqiptarë. Në këto kohë të vështira, ju lutem (sërish kollitje) të protestojmë me dinjitet”, e nisi fjalimin e vet Luli, duke shkaktuar në sekondë një rënie pingulthi të indeksit Dow Jones dhe burses së Londrës me 50 pikë pas çdo kollitje dhe tërheqje hundësh.

Kur dëgjuesit panë se nuk ishin më të mbrojtur nga toni i rrjedhshëm, gati poetik i fjalimeve brilante të kryetar Lulit, mes tyre nisi një panik dhe histeri ngjitëse, që shpejt përfshiu gjithë vendin i cili ndjeu se pa fjalën e ngrohtë të tij, e ardhmja nuk ekzistonte më.

Filloi vjedhja e makinave, dyqaneve dhe supermarketeve, përplasja me policinë dhe grabitja e bankave.

“S’ka më shpresë, na pret veç errësira!”, bërtisnin shtetasit nëpër rrugë, qytete e fshatra anembanë vendit.

Raportime të orëve të fundit pohojnë se në mungesë të elokuencës shëronjëse të Lulit, mbi 85% e shqiptarëve kanë lëvizur familjarisht drejt pikave më të larta të terrenit, ose janë ngujuar nëpër bunkerë dhe tunele, të armatosur deri në dhëmbë.

Ata kanë marrë me vete radio të vjetra të Luftës së Dytë, për të dëgjuar të rejat mbi shëndetin e kryetarit.

Megjithëse mjekët demokratë të 21 janarit tentuan ta qetësojnë publikun dhe thanë se një e ftohur e lehtë është dhe do kalojë për katër ditë, dreqi ta marrë, ekspertët pohuan se deri atëherë do të jetë shumë vonë.

“Pse nuk u kujtuan më herët për ndonjë çaj të ngrohtë, vitaminë C dhe aspirina?”, tha profesori Kallash Biçaku live nga Çadra, “deri javën tjetër ky vend ka shkuar për lesh!”.

March 1, 2017 14:01
Komento

2 Komente

  1. Haaaaa March 1, 22:43

    Pjerdh Berisha dhe ngazellehen dhembe shkulurit!
    Doemos tere jeten jane mesuar qe me bajraktarin t’i bejne gjerat me te mira duke filluar nga…… kalamajte!

    Reply to this comment
  2. Donela March 2, 15:12

    Per lesh ka shkuar ky idiot qe vetem cirret.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*