KOLLTUQET PJELLIN TARTABIQE

April 15, 2016 12:39

KOLLTUQET PJELLIN TARTABIQE

1. Miza dhe shqiponja
I thoshte një mizë shqiponjës,
plot shpezë në kthetra ti vure,
po gjer më sot asnjë mizë,
s’e zure dot-që s’e zure.

Ashtu vërtet-tha shqiponja,
ty fjalën as topi s’ta luan,
po sot mësoje-ta dish,
shqiponja për miza nuk gjuan!

2. Kolltuqet
Kam njohur burra shumë të ndershëm,
kur s’kishin grada dhe ofiqe,
ndryshuan kur u bënë ministra,
kolltuqet pjellin tartabiqe!

3. Kush rrëzohet
Po ratë si lisi në tokë,
ta dini se kaq e patët,
se dihet-në atë lis,
bëjnë dru edhe sakatët!

4. Përbindëshi
Tani nuk ka më përbindësha,
me gjashtë këmbë dhe dy kokë,
tani ata ecin ëmbël,
me dy këmbë përmbi tokë!

5. Kanë thënë…
Shpesh herë për t’i bërë portretin,
të ligut-ose të marrit,
gjithë të mençurit kanë thënë:
“Nxjerr të vdekurin prej varrit!”

6. Plehrat
Plehrat e qytetit mund të hiqen,
për një javë-e shumta një muaj,
po plehun në shpirtin e njerëzve,
kush mund ta pastrojë-më thua?!

7. Një proverb
Thotë një proverb i vjetër,
dhe nuk pranon diskutime:
“Budallai dhe dembeli,
nuk bëjnë kurrë gabime!”

8. E bardha e sorrës
Dhe po të kërkosh gjithë jetës,
do mundohesh ti më kot,
në të gjithë sorrat e Botës,
një pikë të bardhë nuk gjen dot!

9. Floriri
Burrin me mënd e me nder,
e shante një ordiner:
“E ç’vlera ke ti-i thosh,
këtu asgjë nuk të dihet?!”

“Ashtu vërtet-o kokëbosh,
po ari nuk vlen-ku nuk njihet!”

10. Zvarranikut
Çdo akt guximi që të nisësh,
ti e shikon gjithnjë me frikë,
se s’ke guxim që të braktisësh,
baltën ku rron-o zvarranik!

April 15, 2016 12:39
Komento

5 Komente

  1. Mark uk April 15, 14:18

    Edhe nga nje kolltuk i till ke dalur.

    Reply to this comment
  2. shqipe April 15, 15:05

    Kthjellou!…

    “..Re nga lisi a nga kali
    Ben vaki e ja del mbane!
    Re nga fiku a gomari?..
    As Zoti s’te ben’ derman!…”

    Reply to this comment
  3. maks April 15, 17:07

    o mark trapi nuk fole njehere mbare po nuk matesh dot ti me arben duken ti je si puna e mizes dhe poeti i nderuar esht shqiponja je 1 sh ben duka respekt per ty

    Reply to this comment
  4. shqipe April 15, 18:43

    Harrova!..

    Nga fiku ka rene Saliu!
    Marku,dihet,nga gomari.
    Te dy kan’ vdekur vetiu…
    Ne muze gjendet samari.

    Reply to this comment
  5. SKENDER-BEU April 16, 13:41

    O MARK KERI QE O SHUSHUNJE,
    NUK SHAHET NJERUI NE GJUNJE.
    E DI QE BLETA RON NE MAJE TE MALIT,
    DHE MIZA RON NE BYTHE TE KALIT.
    NGA MALI JE POR TI JE MIZE
    DHE RRON ME BAJGA DHE GJIRIZE
    ARBENI QYTETAR ESHTE BLETE
    LUFTON PER FJALEN E VERTETE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*