Kolonel Goxhaj: Lista zyrtare, kush ishin 129 luftëtarët nga Shqipëria në UÇK

Kujtim Boriçi September 16, 2013 16:55

Kolonel Goxhaj: Lista zyrtare, kush ishin 129 luftëtarët nga Shqipëria në UÇK

(Vijon nga numri i kaluar)

Pas muajsh e vitesh, ish-luftëtarë të UÇK-së, në data të shënuara e përvjetorë rikthehen në vend betejat e dikurshme të përballjes me forcat pushtuese serbe dhe rikujtojnë ato dit të përgjakura që sollën lirinë. Mes tyre, mungojnë ata që për lirinë e Kosovës dhanë jetë, ata që përfunduan në kampet shfarosëse të Milosheviçit, të tjerë që ende rezultojnë të zhdukur si dhe ata që janë ndarë këtë kohë natyrshëm nga jeta… Mes tyre, në këto përvjetorë, janë dhe ish-vullnetarët e UÇK-së nga Shqipëria…

Sot, në 28.09.2003, isha në qytezën e Kaçanikut, i ftuar në ceremoninë përkujtimore të dëshmorëve Bashkim Vishi dhe Nazim Terziu. Më shoqëronte edhe bashkëluftëtari tjetër nga Librazhdi, Dashamir Alliu, pjesëmarrës në radhët e Zonës Operative të Llapit. Duke më ftuar më krijuan mundësinë të ngushëlloj në emër të SHP të UÇK-së, (edhe pse me vonesë), familjarët dhe të afërmit e dëshmorëve në fjalë si dhe të gjithë pjesëmarrësit e mbledhur në atë nderim.

Data 28 shtator e vitit 2003 është pesë vjetori i luftimeve heroike në ish Nën zonën e Nerodimës, që ndryshe i thonë Beteja e Jezercës, ku ranë duke luftuar heroikisht nëntë trima, së bashku me komandantin e tyre Sejdi Sejdiu, midis tyre edhe djalosharët trima të Kaçanikut, Bashkim Vishi dhe Nazim Terziu.

Po të kthehemi pak prapa në kohë dhe t’i kalojmë në kujtesë ato ditë, do të themi se Luftimet e Jezercës së Ferizajt, në fundin e shtatorit 1998, shënojnë përfundimin e operacionit fshirës të verës dhe vjeshtës të atij viti nga Forcat e Armatosura Serbe. Them Forcat e Armatosura, pasi ato ditë u përdor nga serbët edhe Forcat Ajrore të tyre, aviacioni helikopter.

Dihet se ai operacion filloi në Drenicë, si përherë, vazhdoi në Dukagjin dhe Junik dhe përfundoi në Jezercë. Pra, armiku e kish parashikuar se të gjithë ata luftëtarë të UÇK-së, që nuk do të mund t’i asgjësonte, dhe që kurrë nuk do të pranonin të largoheshin  nga Kosova apo të dorëzoheshin, ata më “kokëkrisurit”, do të grumbulloheshin në malin e Jezercës, pasi e dinte se atje luftonin djemtë e Kaçanikut Heroik.

Dhe pothuajse ashtu ndodhi pikë për pikë, ndaj dhe luftimet e atjeshme vazhduan tre ditë e tre net, me një raport forcash të pallogaritshëm në favor të armikut, ku ushtria serbe sulmoi nga të gjitha drejtimet e mundshme, me tanke dhe këmbësori, për të mos u dhënë mundësinë që luftëtarët e Kaçanikut Heroik të mund të çanin rrethimin nga asnjë drejtim. Kjo nga që edhe armiku e dinte se ata djem kishin vendosur të luftonin deri në pikën e fundit të gjakut të tyre. Dhe ashtu ndodhi.  Luftuan nëntë heronj me një ushtri.

Kur rrëfen ngjarje të luftës, nganjëherë edhe vet habitesh, pasi, në vështrimin e parë, e tërë ngjarja të duket shumë e vogël dhe e parëndësishme dhe, padashur, fillon e dyshon në vetvete në se e tregove të plotë apo jo. Kështu ndodh edhe me mua në këtë rast. Kështu ndodhi edhe me dëshmitarët okularë që na folën në këtë tubim për trimat Bashkim Vishi dhe Nazim Terziu.

Dhe unë jam i sigurt se ata dëshmitarë harruan të na tregonin një detaj shumë të rëndësishëm, të cilin ata, jam i bindur se, mendojnë se nuk është i rëndësishëm, pasi ishin të rinj në luftë dhe janë ende të rinj, gjë që ne, më të moshuarit, e kemi vënë re gjatë gjithë luftës tek të gjithë luftëtarët e rinj, kur ata luftonin për lirinë e Kosovës. Ajo që dua të them me këtë rast është se  bashkëluftëtarët e 9 dëshmorëve harruan të na thonë se këta nuk panë asnjë gjurmë të frikës ose të tronditjes në fytyrat dhe veprimet e atyre heronjve-dëshmorë që përkujtuam sot ,dhe jam i sigurt se në momentin kur unë e thash një gjë të tillë, ata më kanë dhënë të drejtë.

Duke përmendur fjalën frikë, menjëherë më shkoi mendja tek kënga popullore, e cila thotë: Kaçanik të raftë pika/ Që nuk din se ç’asht’ frika/ Nantë sahat u thernë në thika…..

Kushdo që i dëgjon këto vargje nuk mundet me e ndjek më tej çfarë thotë rapsodi popullor apo këngëtari, pasi mendimin dhe dëgjimin ia bllokojnë fjalët: “Që nuk din se ç’ashtë frika / Nantë sahatë u thernë në thika”, gjë që don me thënë se, trimëria e Kaçanikasve shqiptarë nuk paska kufi. Të tillë ishin edhe Kaçanikasit e Betejës së Jezercit të shtatorit 1998: Bashkim Vishi, Nazmi Terziu dhe shtatë shokët e tjerë të tyre, të cilët ne i përkujtuam sot, duke u përulur me nderim para veprës dhe gjakut të tyre.

Këtë  cilësi të popullit të Komunës së Kaçanikut e tregon edhe një dokument i botuar nga UNMIK-u, një hartë që pasqyron shkatërrimet e secilës komunë të Kosovës, ku rezulton se 66% e shtëpive të kësaj komune kanë qenë 100% të djegura, 33% të djegura pjesërisht, por jo të banueshme dhe vetëm një për qind kanë mbetur të paprekura fare. Këto shifra tronditëse flasin vet. Ato bindin edhe njeriun më skeptik se lufta dhe trimëria e popullit shqiptar të kësaj komune i ka tërbuar serbët ndaj kanë bërë atë hakmarrje që nuk e gjejmë as në një luftë tjetër, as dhe tek nazizmi gjerman, madje as edhe në Vietnam. Ky fakt i thjeshtë bind cilindo dashakeq e jo më njerëzit me mendim normal se, në Kosovë, jo vetëm që ka pasur luftë, por ka pasur një luftë të pashoqe në atë shekull. Këto janë dokumente që i kanë botuar vet ndërkombëtarët, të cilat bien ndesh me ato që flasin kundër luftës tonë. E thashë këtë, pasi kohët e fundit ka ardhur në Kosovë libri origjinal i Wesli Klarkut, komandantit të NATO-s gjatë luftës në Kosovë, dhe ai thotë me plotë gojën se, e kanë detyruar të thotë se në Kosovë nuk patëm luftë, por ai e pranon me guxim dhe thotë se, në Kosovë jo vetëm që pati luftë, por ka qenë një nga luftërat më heroike si për NATO-n, e cila e kish për herë të parë, ashtu edhe për luftën e popullit shqiptar në Kosovë.

Duke u kthyer për në Prishtinë, ende mendja punonte dhe ishte fiksuar te ai tubim modest në sallën e kinemasë së qytezës së Kaçanikut,  duke thënë me vete: dihet se, që të rritemi jemi të detyruar që të gjithë, por që të luftosh me armë në dorë  për lirinë e një populli të tërë, kjo nuk është punë që e bëjnë të gjithë. Për këtë duhet zemër e fortë. Duhet të jesh Kaçanikas, bir e gjak shqiptari të vërtetë. Të tillë ishin dhe mbetën Bashkim Vishi e Nazim Terziu dhe shtatë shokët e tyre dëshmorë, që prehen në varrezat aq mirë të sistemuara në të hyrje të kësaj qyteze të vogël, por me emër të madh.

 

Lista e vullnetarëve

nga Shqipëria në UÇK

 

Në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK:

1-Dilaver Rezo Goxhaj (Shpëtim  Golemi), zëvendës Shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-s.

2-Bardhyl Tahir Tahiri, Tiranë, anëtar i Sshtabit të Përgjithshëm, shef për Xhenjon.

3-Indrit Lulzim Cara, Kavajë, Oficer,komandant i Kompanisë Autonome

 

Në zonën e II-të Operative ‘Pashtriku’                     

1-Tahir Malë Sinani, Tropojë, Oficer, Komandant i Zonës. Dëshmor.

2-Dine Alush Koleci, Kishaj-Krumë. Dëshmor.

3-Arian Qamil Brahimi. Shkodër. Dëshmor.

 

Në zonën e III-të Operative të Dukagjinit (ZO-s)

1-Agron Hasan Hajdari, qyteti i Librazhdit

2-Shaban Tafçiu, Klloboçisht, Peshkopi

3-Artan Sali Mani, Shkodër

4-Ymer Ali Coka, Tiranë (origjina, Kukës)

5-Sami Cen Coka, Tiranë–Bathore(origjina, Kukës)

6-Raimonda B. Maleçka ,Tiranë, (1998). Në Junik.

7-Halil Riza Coka, nga Tirana-Bathore(origjina, Kukës). Dëshmor.

8-Fatmir Rexhep Doçi, Tropojë. Dëshmor.

 

Në zonën e VI-të Operative të Nerodimës

1-Fatos Behxhet Ahmeti, Tiranë (1998). Në Br.138

 

Në zonën Operative të Llapit (ZO-5)

1-Adem Qerim Shehi, oficer, Farkë-Tiranë. Komandant i Br.153

2-Dashamir Aqif Alliu, Hotolisht, Librazhd

Pjesmarrës në operacionin ‘Shigjeta’

(Në Koshare dhe në malin e Pashtrikut)

1-Skerdilajd B. Llagami, Tiranë. Dëshmor

2-Enver Vila. Tiranë. Dëshmor

3-Altin Ramazan Ymeri. Tiranë.

4-Adem Dahri, Çamëri, oficer. Shef operativ, Br.138

5-Ali Spahiu, Tiranë, Rr. ‘Hoxha Tasim’

6-Myftar Q. Sfarca, b4Br.138, Lushnjë.

7-Agim Ismail Sallaku, Tiranë. Oficer, komandant batalioni.

8-Ibrahim A. Rudi, Tiranë, Br.138

9-Fatbardh Liman Krasniqi, Shijak.

10-Refai  Hysni  Tivari, Durrës.

11-Shkëlqim Mehmet Sejdini, Durrës.

12-Ali Aliaj, Durrës.

13-Dritan Goxhaj, Gjirokastër, oficer, (shoqërues i misionit ushtarak amerikan)

14-Ylli Eqerem Dashaj, Gjirokastër, F.K. ‘Delta’.

15-Alban Murat Selku, Piskupat–Pogradec, Br 138.

16-Dritan S. Durmishi, Tepelenë, oficer, komandant batalioni.

17-Ermir A. Bega, Tepelenë, oficer, komandant batalioni.

18-Bastri  Myftari, Deshan-Peshkopi, Br.138

19-Meçan Isa Zorbaj, nga Mallakastra.

20-Genci Behar Sefa, Lushnjë, invalid lufte.

21-Klodian Sotir Gjika, nga Lushnja.

22-Fatmir Isuf Kadrijaj, nga Lushnja.

23-Bledian Agim Zaimi, nga Pluku i Lushnjes.

24-Mejdi A. THaçi, Lushnjë, Br.138, logjistikë.

25-Ervis Karafil MAalasi, nga Berati.

26-Astrit Hekuran Suli, nga Berati. Dëshmor.

27-Rasim Ismet Rexha, nga Kukësi.

28-Agron Feim Axhami, Kukës, oficer,

29-Gani Ibrahim Thaçi, Kukës.

30-Arjan Rexhë Zhubi, Kukës, Pashtrik.

31-Dashnor Rustem Onuzi, Bicaj, Kukës.

32-Adem Xhelal Shehu, Bicaj, Kukës, oficer. Dëshmor.

33-Artan Xhemë Kovaçi, Vllahanë, Krumë. Dëshmor.

34-Ramë Must Gecaj, Ferkaj, Krumë. Dëshmor.

35-Ylli Sokoli, Vllahanë, Krumë.

36-Haki Xhepaxhia, Krumë.

37-Kujtim Pecaku, Krumë.

38-Ali Bajram Çoko, Tropojë. Oficer, Br.138

39-Gëzim Berisha, Tropojë.

40-Ragib Kadri Sadikaj, Bajram Curri.

41-Hysni Dushi, Tropojë.

42-Avdyl Qerim Tërzhnjeva, Tropojë.

43-Xhevahir Bajram Selmani, Tropojë.

44-Feris Tërzhnjeva, Tropojë. Oficer, k.k. Br 138

45-Sadik Bajrami, Padesh, Tropojë.

46-Avdi Haxhiaj, Popaj, Tropojë.

47-Halil Demaj, Padesh, Tropojë.

48-Shpend Demaj, Padesh, Tropojë.

49-Xajë  Selim Çela, B.Curri, invalid lufte.

50-Bylbyl Hazir Breçani, Markaj, Tropojë. Dëshmor.

51-Qazim  Hazir Dautaj, Tropojë. Dëshmor.

52-Arif Sherif Breçani, Markaj, Tropojë.

53-Hysni Qazim Neziri, nga Kasaj, Tropojë.

54-Avni Memiaj, Myhejan, Tropojë, Br.138, invalid lufte.

55-Sadik Tahir Aliaj, Sopot, Tropojë.

56-Mustaf Tahir Aliaj, Sopot, Tropojë.

57-Agim Krasniqi, Tropojë.

58-Tahir Ramë Memia, Tropojë. Dëshmor.

59-Ramiz Ramë Memia, Tropojë. Dëshmor.

60-Mehmet Ramë Dezdari, Shkëlzen, Tropojë. Dëshmor.

61-Afrim Jashar Dragoshi, nga Kukësi.

62-Jetmir Elezi, nga Kuksi.

63-Safet Kovaçi, nga Kuksi.

64-Vehxhi Qerim Halili, nga Kuksi.

65-Fatmir Shaban Sallohi, Kamenicë, Tropojë, Br.138

66-Vasel Petër Lulgjuraj, Grudë, Shkodër, b2Br.138

67-Fadil A. Xhafa, Br.138

68-Besim A. Reshani, Br.138

69-Luigj Nikollë Paluca, Br.138

70-Marjan Pren Marku, Br.138

71-Mark Pash Coli, Br.138

72-Muharrem Fadil Mehmeti, Br.138

73-Robert Mikel Gjergji, Br.138

73-Sali Hysen Kukala, Br.138

74-Selver Jahir Shkodra, Br.138

75-Tomë Nikoll Gjergji, Br.138, FK ‘Delta’.

76-Anton Mëhill Lleshi, Br.138

77-Xhavit Rexhep Ibraj, Br.138, F.K ‘Delta’.

78-Xhelal Shaban Mustafa, Br. 138

79-Zaim  A. Rama, Br.138

80-Agron Zehir Selimi, Br.138

81-Hasan A. Latifi, Br.138

82-Oltion Hetem Igrishti, Elbasan, Br.138

83-Adem Bajram Selmani, Tropoja e vjetër. Dëshmor

 

Furnizues dhe shoqërues në luftë

1-Mitat Jonuz Bogdani, nga Prenjasi(Rrajcë).

2-Hazir Abdyl Malaj, nga Tropoja, mjek. Dëshmor.

3-Shkëlzen Mehmet Dallapaj, nga Tropoja

4-Fidaji Ali Dida, nga Popbregu, Kukës.

5-Ajet Ali Kovaçi, Popbreg, Kukës.

6-Sami Lutfi Nerguti, Popbreg, Kukës

7-Bilbil Ahmet Veseli, Morin, Kukës.

8-Agim Ismail Muja, nga Kruma. Dëshmor.

9-Hamdi Muharrem Muja, nga Dobruna-Krumë. Dëshmor.

10-Xhemë Sadri Bardhoshi, nga Letaj, Krumë. Dëshmor.

11-Xheladin  Ajet Dautaj, nga Golaj, Krumë. Dëshmor.

12-Mehriman Ukë Dautaj, nga Zahrishta, Krumë. Dëshmor.

13-Adem Ukë Mazreku, nga Vranishti, Krumë. Dëshmor.

14-Xhevat Ajet Lleshi, nga Kishaj, Krumë. Dëshmor.

15-Isa Peshk Malaj, nga Peraj(Letaj), Krumë. Dëshmor.

16-Besnik Azem Brati, nga Kruma, Dëshmor.

17-Naim Hajdar Cema, nga Kruma. Dëshmor.

18-Astrit Selman Prushi, nga Kruma. Dëshmor.

19-Kujtim Ibish Lleshi, nga Kishaj, Krumë.

20-Mentor Xhemal Muhadri, nga Vllahanë, Krumë.

21-Asllan Rasim Muhadri, nga Vllahanë, Krumë.

22-Agron Cahani, nga Kruma

23-Bedri Cahani, nga Kruma.

24-Hamdi Cahani, nga Kruma.

25-Qamil Cahani, nga Kruma.

26-Gëzim Cahani, nga Kruma.

27-Elez  Cahani, nga Kruma.

28-Brahim Dauti, nga Kruma.

29-Ismail Halim Dauti nga nga Golaj, Krumë.

30-Xhemal Muhedari nga Vlahën, Krumë.

31-Hajdin Muhedari nga Vlahën, Krumë.

32-Bardhok Kraja, nga Vlahën, Krumë.

33-Vesel Goça, nga Vlahën, Krumë.

34-Xhavit Goça, nga Cahani, Krumë.

35-Gentian Din Buça, Tropojë e Vjetër.

36-Sadri Azem Mala, Tropojë e vjetër.

37-Gramoz Sherif Buça, Tropojë e Vjetër.

38-Hysni Salih Papaj, Tropojë e Vjetër.

39-Rexhep Sadik Papaj, Tropojë e Vjetër

40-Arbër Skënder Hajdari, fshati Degë, B.Curri,invalid.

41-Agim Sadik Papaj, Tropojë e Vjetër.

42-Qamil Selim Hajdari, Degë. B.Curri.

43-Ali Çeku, oficer, Br.138, nga Tropoja e Vjetër.

44-Alfred Jakup Çela, Koçana, B. Curri (Komuna Markgegaj)

45-Riza  Ali Haxhija, Shipshan, Tropojë

46-Nazmi Ademi, nga Kukësi.

 

Sqarim:

1. Në këtë listë, përfshihen vetëm ata persona, vullnetarë për çlirimin e Kosovës, të rreshtuar në radhët e formacioneve të UÇK-së, brenda në Kosovë si dhe ata që kanë furnizuar ato formacione.

Për Kryesinë e Shoqatës:

Dilaver Rezo Goxhaj.dv.(Kryetar)

Adem Qerim Sehi, d.v.(Sekretar)

 

 

 

NESËR DO TË LEXONI:

-Pjesë nga ‘Ditari i Luftës në UÇK’ të kolonel Dilaver Goxhajt: Lidhja ime me familjen Jashari në Prekaz dhe harresa zyrtare sot për Adem Jasharin, ‘Heroin Legjendar’ të luftës së Kosovës.

-Çfarë u bisedua në familjen Jashari gjatë vizitës që bënë në Prekaz  ish-kryeministri Pandeli Majko dhe Ilir Meta.

-Cili ishte roli i Ibrahim Rugovës gjatë periudhës së luftës së UÇK-së dhe roli i disa ish-luftëtarëve të saj, sot në pushtet.

 

Kujtim Boriçi September 16, 2013 16:55
Komento

15 Komente

  1. Eri September 16, 17:58

    Mirenjohje te thelle gjithe ketyre luftetareve dhe nderim dhe perulje deshmoreve ne liste.
    Qeverite e dy vendeve duhet te ngene nje permendore per te renet dhe cdo vit te behen homazhe ne nderim te heroizmit te tyre.
    Faleminderit z. Goxhaj qe i sjell keto dokumente, duhet te arkivohen ne kalendat e historise me qellim qe memorja jone e shkurter mos te harroje luften e lavdishme per pavaresine e trojeve shqiptare.

    Reply to this comment
  2. ruku September 16, 19:52

    Jam i te njejtit mendim me Rukun. Djemte nga Sghqiperia, bashke me luftetaret e tjere te UCK-se e trupat e NATO-s, bene heroizem, evituan nje padrejtesi shekullore qe rendonte mbi Kosoven, nje pjese te rendesishme te kombit shqiptar.
    Dhe zoti Goxhaj, bashke me te tjeret, ben mire qe na jep keto deshmi e dokumente, pasi qweverite tone, dje dhe sot, kane bere e po bejne ‘shurdhin’ ne kete drejtim. Apo e kam gabim o Pellumb Zaimi!? Ku je qe nuk po komenton keto vleresime te kolegeve tuaj te UCK-se?

    Reply to this comment
  3. sami September 17, 00:38

    Nuk di nese jane emrat e te gjithe pjesmaresve ne UCK nga Shqiperia sepse,mesa di, ka qene pjesmares edhe ish oficeri Spiro Bucka..

    Reply to this comment
    • ibrahimi September 17, 19:09

      I nderuari Sami, nese e ke lexu me kujdes shenimin ne fund te listes qe na jep z. Goxhaj, atje thuhet qarte: “Në këtë listë, përfshihen vetëm ata persona, vullnetarë për çlirimin e Kosovës, të rreshtuar në radhët e formacioneve të UÇK-së, brenda në Kosovë si dhe ata që kanë furnizuar ato formacione”. Spiro Bucka ka qene ne formacionet logjistike te UCK qe kane vepruar ne Kukes dhe jo me ato qe kane luftuar si ne Kosove dhe as me ato forca qe morren pjese ne operacionin “Shigjeta”. Une jam nje nenoficer (kapter) i ish divizionit te Kuksit dhe e di fare mire se ku ka qene dhe cka ka ba Spiro Bucka dhe do te tjere.

      Reply to this comment
  4. beni September 17, 00:52

    Edhe nje here shpreh falenderime pe rzotin. Goxhaj qe na sjell keto fakte dhe qe ne fund fare po njohim emrat e heronjeve tane.

    Doja te vija ne dukje qe nga Kruma paska shume deshmore. Nderime dhe rrespekte per Krumen qe paska burra trima e te patrembur e deshmore.

    Gjithashtu me mbushet zemra tere shend kur lexoj qe nga te katerta anet e Shqiperise ame paskan rrokur armet kundra dushmanit te urryer serb.

    Qofte i perjetshem kujtimi i atyre qe dhane jeten per lirine e Kosoves tone.

    Z. Goxhaj edhe nje here faleminderit qe te pakten ju (kur ne fakt duhet te jene instacat shterore ne te dyja anet e kufirit), po na ndriconi kete faqe te historise sone e te luftes qe i tere populli shqiptare ka bere per cliruar trojet e te pareve tane.

    Reply to this comment
  5. Rexhepi September 3, 08:09

    E qka te thuhet ma teper se ata qe bene per ne,kjo nuk mund te shperblehet me fjalë.
    Lum ato familje qe kan rrit djem te tillë.Ne mbetet te punojm me shum per ti qu amanetet dhe mundin e tyre perpara.
    Kjo tokë shqipe ka lind gjithnji zogj qe kan fluturuar lart e ma lart duke mos u friguar nga asnjë “grabitqar”.Perkulje per vepren e bere,u prehshin ne boten e amshushme ,te mbeturit gjall shendet, respekt dhe nder te pakufishem.

    Reply to this comment
  6. Arlind December 29, 11:09

    Prsh. Ne nje kafene ne tirane kam lexuar nje proze heroike kushtuar nje deshmori te UÇK me mbiemer Llagami nga tirana,emrin e te cilit nuk e lexova.

    Reply to this comment
  7. Miri February 16, 18:59

    Pershendetje:
    Nuk gjeta emrin e Fatmir Mullaj nga durresi

    Reply to this comment
  8. arifi February 17, 14:00

    lavdi deshmorve dhe luftetarve qe jan gjall ne zemrat tona qe najsellen lirin persh nga franca nje gjuh nji komb ebashkuar

    Reply to this comment
  9. Afrim January 15, 15:14

    Emrin tim se pashe

    Reply to this comment
  10. Afrim January 15, 15:17

    Pershendetje emrin time spo eshoh afrim pëllumb sejdiu durres br. 128

    Reply to this comment
  11. Sidrit Q February 22, 15:43

    Po Sovran Agim Qeleposhi nji nder ushtart kryesor te Brigades 138 Agim Ramadani me komandant Rrustem Berishen ku e keni lan ?/

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim