“Agjentura serbe dhe greke, valle mes Tiranës. Turqia, aktive së fundmi”

October 24, 2018 21:32

“Agjentura serbe dhe greke, valle mes Tiranës. Turqia, aktive së fundmi”

Ish-atasheu  shqiptar në Turqi, kolonel Hajro Limaj i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, tha se agjenturat serbe dhe greke hedhin valle në mes të Tiranës, duke shtuar se vitet e fundit është mjaft aktive edhe agjentura turke.

Shteti grek investon shumë në Shqipëri për agjenturën e saj, siç e ka pasur vazhdimisht. Kjo është e padiskutueshme. I përdorën në të gjitha format dhe të gjitha fushat në pozicione të rëndësishme.

Aty pati një konflikt midis ministrit të Mbrojtjes dhe të Jashtëm dhe më pas i detyrua ministri i Jashtëm të sqarojë se si merret ky buxhet. La të kuptohej mjaft mirë që këto para çohen në destinacionet përkatëse për të mbajtur agjenturën e tyre dhe për të krijuar të re. Agjentura serbe dhe ajo greke prej vitesh hedhin valle në mes të Tiranës.

Kemi politikanë që zihen në Tiranë dhe të nesërmen shkojnë në Athinë. Po të kishte shtet dhe të vepronte siç duhet shërbimi informativ, ata do të ishin brenda. Është Rusia, është Turqia. Vitet e fundit, Turqia në Shqipëri dhe botën shqiptare është shumë aktive“, tha kolonel Hajro Limaj.

 

v.l/ Dita

October 24, 2018 21:32
Komento

14 Komente

  1. Sazani October 24, 21:58

    Edhe Hajrua siç ka deklaruar vetë , ka qenë spiun yni , dmth zbulues yni strategjik. Këta spiunët grekë e serbë e hedhin vallen në mes të Tiranës , siç e ka hedhur vallen edhe Hajrua në vendet e tyre .
    Këta spiunet këtë punë kanë . Aty edhe SHBA me aleatët e saj më të ngushtë , spiunojnë njëritjetrin .
    Të ruajmë sekretet, në kemi sekrete . Zorë se kemi sekrete !!

    Reply to this comment
  2. CDV October 24, 22:00

    Po e thene troc, zihet Rama me Bashen pas zgjedhjeve, kercenon se do anulloje gjithe kontratat e Berishes, te nesermen shkon Likja ne Athine, dhe ringjallen kontratat qe tani Likja ben sikur nuk do i firmose.
    CDV

    Reply to this comment
  3. Koqa October 24, 22:07

    Hajro legeni per vete eshte spiun I turqise.
    Ka fakte ,por mundohet te hedh hij syve

    Reply to this comment
  4. Qeparoi October 24, 22:13

    Ne krye te valles tund shamine e beqarit Janulla.

    Reply to this comment
  5. Profet October 24, 22:16

    Turp per te gjithe ne shqiptaret qe e katandisem kete vend e shtet ne kete gjendje te mjerueshme.
    Dinjitetin shqiptar e kane neperkembur qeverite e lepujve te 30 vjeteve te fundit.

    Reply to this comment
  6. Arben October 24, 22:31

    SHQIPERIA UROPIANE,

    SKLLEVER MODERNE.

    HAPNI SYTE O MILET.

    Reply to this comment
  7. Kris 1 October 24, 22:53

    Po sherbimi informativ shteteror dhe te tjerat degezime te tij me se merren?

    Reply to this comment
  8. Pellazgos October 24, 23:16

    Une nuk e kuptoj pse uk kini Hero Sulltanin por Skenderbeun.
    Hajri,emrin e ke Turk,Fene po ashtu,dashurine po ashtu, clidhje ke ty me kete vend?
    Ore do zgjoheni ndonjehere ju apo do vazhdoni akoma me Turqine.
    Skenderbeu dhe Epiri i Tij ka patur Kishe Greke deri sa u be Autoqefale per 2000 vjet.
    Mirepo Dum Babasit ua kane mpire trurin Hajriu me Hamzsin dhe deklarojne se jane “Ilyre”!

    Reply to this comment
    • Janaqi October 25, 15:09

      Shkruaj o Pellazgos, shkruaj se po nuk shkrove tapret Janulla koromanen e perditshme.
      Edhe kjo e jotja eshte nje menyre (sado e peshtire) per te mbajtur frymen gjalle.
      Kane ardhur kohe te veshtira per ty edhe per Janaqin!

      Reply to this comment
  9. alphade October 25, 04:12

    Spiuni,tregon me gisht spiunin tjeter dhe ne fund te tere
    spiune. “Vetem ne Shqiperi,ka thene ‘allamani’ i kam gje-
    tur spiunet pa para” ! Duke filluar nga Berisha dhe duke
    perfunduar deri te Hajrua,te gjithe i kemi spiune,shyqyr zotit. Na kane “nderuar” !!!

    Reply to this comment
  10. Martini October 25, 05:57

    Tashti e kuptoi ky budalla.Spiunazhi kunder vendit tend ne favor te.huajve ka qene gje e neveriteshme.dhe e denuar rende nga Kodi Penal.Aktualisht ashtu si vjedhja e genjeshtra eshte zotesi ne Shqiperi.

    Reply to this comment
  11. Sulo October 25, 06:46

    Nuk ja ja vlen te komentosh. Jeni te gjithe ordiner

    Reply to this comment
  12. i durumi October 25, 09:55

    Me mire mut se i vogel thote nje shprehje e urte popullore.Duke ene te tille politikanet tane shkerdhata si dhe nenpunesit byceshpartalluar te sherbimeve sekrete e policive tonat behen spajune jo thjeshte nga frikas por dhe nga pagesa.Keshtu kas qene e keshtu do mbetet historikisht shqiperia po nuk vuri dore amerika e te na bashkoje minimumi me kosoven

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*