Kolonel Nuredin Dushani nga Bolena, si kalaja me bedena

September 6, 2018 12:51

Kolonel Nuredin Dushani nga Bolena, si kalaja me bedena

 

Me rastin e 90-vjetorit të lindjes

Nga Dhimitër Shtëmbari

Në një pyll me drurë të moçëm ta ka ënda të ndalesh më gjatë përpara ndonjë  druri trungtrashë, duke medituar se çfarë historish mund të kenë ndodhur nën  kurorën e degëve të tij pa gjethe.

Kështu të bëhet kur ndodhesh para ish ushtarakut madhor, Nuredin Dushani, dikur si sorkadh mali e tani i ngadaltë, tepër i ngadaltë, për shkak të moshës e, sidomos, të sëmundjes.

– E çfarë do të shkruani për mua! – na drejtohet. – Kemi kohë që e kemi mbyllur kapitullin; na mbetet vetëm të vendoset kopertina e fundit…

Ndërsa na thotë kështu, ndihemi edhe më të detyruar të shkruajmë diçka, qoftë edhe modeste, për këtë Kolonel në pension, (çuditërisht, jo gjeneral), që më datën 10 të këtij muaji mbush plot nëntëdhjetë vjeç.

Stërgjyshit i ishte ngritur këngë

Pema familjare nga ka dalë Nuredin Dushani atje në Bolenë të Vlorës ka rrënjë të thella. Gjyshi i gjyshit të tij, Kasëm Mullahaj, ka qënë ushtar trim i çetës së Zenel Gjolekës. Siç kanë pas treguar, teshat e Kasëmit binin erë barot. Edhe sot është e njohur një këngë popullore, që bën fjalë edhe për këtë kapedan të kohës.

Edhe gjyshi i Nuredinit pushkën e mbante kurdoherë të varur në mur. Të varur dhe me fishek në gojë. Më shumë kujdesej për armën, se sa për plugun.

Edhe gjyshi i së ëmës, Hodo Isuf Bushi, kanë pas dhënë jetën në luftën kundër turqve. Madje, edhe dy xhaxhallarët e tij, Shahe e Nuro Mullahaj, kanë bërë të njëjtën gjë në luftën kundër turqve, njëri në Meçovë të Greqisë dhe tjetri në Peshkëpi të Vlorës.

Edhe i ati i Nuredinit, Dushani, si dhe njëri xhaxha, Zeqiri, kanë pas qënë aktivë në Luftën e Vlorës të vitit 1920.

Kalendar i lavdishëm historie. Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe. Pushkët ndërronin duar në breza.

I ati, Dushani, emrin e të cilit Nuredini e mban për mbiemër, ishte nga ata burra që nuk duronte dot pluhur në vesh. U bashkohej shokëve kur ishte puna që ngriheshin kundër padrejtësive shoqërore.

Kur pushtohej Shqipëria nga fashistët italianë, Dushani vuri pushkën në sup  dhe bëri tutje, por…  çdo gjë kish marrë fund. I vetquajturi mbret i kishte bërë me kohë llogaritë!

Që në fillim të LANÇ Dushani u përfshi në çetën vullnetare të zonës së Bolenës.

“Rebeli” i familjes

Ndërsa këshillohej në familje që të ruante bagëtitë, se donin të hanin njerëzit e shtëpisë, Nuredini i ri rrinte sa rrinte dhe bënte tutje nga mesi i fshatit. Takonte e bisedonte me moshatarët e vetë. Nuk i bëhej të qëndronte mënjanë.

Në mars të vitit 1942, kur ishte vetëm katërmbëdhjetë vjeç, pranohet në gjirin e Rinisë Antifashiste të zonës. Sekretar i organizatës ishte Kamber Aliko, vëllaj i Asim Alikos – Hero i Popullit.

– Mirë që u pranuat në Rini, po a e dini se çfarë detyrash ju dalin tani? – na drejtohej herë mbas here Kamberi, – tregon Nuredini.

Ia kuptonin nëntekstin e pyetjes që u drejtonte sekretari i organizatës së Rinisë. Dhe Nuredini tregon, se që në këtë kohë nisi të kryente detyra që ia ngarkonin militantë politikë të ardhur deri edhe nga qyteti i Vlorës. Mirëpo, siç tregon, gjeti belanë në shtëpi: Jam unë, janë edhe vëllezërit e tu – Raiti e Malo me pushkë, prandaj qendro përqark shtëpisë, vazhdonte ta këshillonte i ati.

Kur i qe vrarë në Qarrisht të Librazhdit njëriu i shtëpisë, Maloja – partizan i Brigadës I Sulmuese, Nuredini nuk kishte pritur më.

– Bëni si bëni, – u kishte thënë njerëzve të familjes, – tani kam vendosur: do të shkoj partizan. Më vjen turp të qendroj pranë vatrës.

Dhe kishte nxituar për t’u bërë pjesëtar i Batalionit të parë të Grupit Partizan Vlorë – Gjirokastër.

Përgjegjës i Rinisë së Brigadës VIII Sulmuese Partizane

Më 25 prill të vitit 1944 Nuredini kishte qënë i pranishëm në Sheper të Gjirokastrës teksa zhvillohej ceremonia e krijimit të Brigadës VII sulmuese Partizane. Aty kishte dëgjuar të flitej edhe për emrin e kësaj njësie të lavdishme të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare. Kishte nga ata që dëshironin ta quanin Brigada e Vëllazërimit. Sepse në gjirin e saj kishte edhe mjaft djem e vajza nga minoriteti grek.

Kishte syresh që dëshironin ta quanin Brigada Partizane e Rinisë. Sepse mbi 90 përqind e efektivit përbëhej nga të rinj e të reja.

Por kishte edhe nga ata që kërkonin që formacioni partizan që krijohej rishtaz të quhej Brigada e Labërisë. Sepse pjesa dërrmuese e saj përbëhej nga lebër.

– Edhe pse vija nga formacione të tjera partizane, – tregon Nuredini, – u rreshtova si një partizan i thjeshtë. Kuptohet, para meje ishin dhjetëra e dhjetëra të tjerë, që gjatë luftimeve që kishin bërë iu ishin përzhitur flokët nga flakët e barotit.

Është e vështirë t’i shkulësh Nuredinit mbresa për veten e tij, sidoqoftë arritëm t’i shkëpusnim diçka:

Gjatë një përpjekjeje të bërë me nazistët te Ura e Kardhiqit Nuredini plagoset rëndë. Shokët i shkojnë menjëherë në ndihmë.

– Ku je plagosur? – nxitojnë ta pyesin ata që iu gjënden pranë.

– Ja, këtu…

Dhe Nuredini u bën shënjë kokën, nga i rridhte gjak, i cili i kishte skuqur krejt fytyrën.

– Po ty të janë mbushur edhe këpucët me gjak! – i thotë dikush.

Dhe ia ngre pak pantallonat dhe, ç’të shikonte?! Diku posht shpinës i qe hapur një plagë e thellë.

Cifla e predhës në kokë iu hoq në një nga spitalet e Beogradit

Ndërsa luftohej kundër nazistëve për çlirimin e qytetit të Gjirokastrës, një grupi partizanësh, në përbërje të të cilit ishte edhe Nuredini, i qe ngarkuar detyra që të zinte një pozicion të përshtatshëm diku lart Qafës së Pazarit.

– Ecnim me shumë kujdes që të mos diktoheshim nga armiqtë, – tregon Nuredini, – kur… ndjej sikur të më kishte shpuar ndonjë bletë.

Dhe vazhdon tregimin:

Detyrohem të ulem, kthej sytë nga pantallonat, kur shikoj që këpucët më ishin mbushur me gjak! Ndërkohë më nisën dhimbje therëse. Me zvarritje shokët vijnë drejt meje që të më tërheqin. Në çast shikoj para meje dy gra gjirokastrite, që vazhdonin të më afroheshin duke qarë. Me të mbritur pranë meje, u drejtohen shokëve të mi që të më mernin në shtëpitë e tyre. Ndërkohë që shokët vazhdonin të më ndalonin rrjedhjen e gjakut, nënat gjirokastrite nuk hiqnin dorë nga kërkesa e tyre: “Na e lini djalin, se e shërojmë ne”, vazhdonin të thoshnin ato.

Sakaq pat mbrritur aty komandanti i batalionit, Kadri Aliu.

– I ka lezet plaga partizanit, – i ishte drejtuar Nuredinit. – Në luftë jemi; nuk jemi në shëtitje…

Dhe pat urdhëruar që i plagosuri të dërgohej pa vonesë në spitalin më të afërt partizan.

Vet Kadri Aliu, që gjatë Luftës pat mbrritur deri komandant Brigade Partizane, qe plagosur disa herë.

Kur qe vrarë Pano Xhixho Nuredini pat ndjerë dhimbje mbi dhimbje

Luftohej për çlirimin e Vishegradit. Ishte një përpjekje që bëhej në kuadrin e luftës që zhvillonte Koalicioni i madh Antifashist Botëror me moton: ta  ndjekim nazizmin deri në Berlin!

– Ne, një grup partizanësh, ndodheshim pranë një shtëpie të bukur në një lagje të Vishegradit, – tregon Nuredini.

Komisari i batalionit, Pano Xhixho, minoritar, djalë tepër i zgjuar dhe shumë trim, na afrohet e na thotë se duhej të bënim shumë kujdes, sepse nazistët  kishin vendosur mina gjithandej.

Sigurisht, e dëgjuam me shumë respekt dhe vazhduam të lëviznim me kujdes të madh. Nuk vonoi shumë, veçse disa minuta, kur… një buçimë e madhe na shurdhoi veshët!

Ajo çka kishte ndodhur atyre çasteve, qe treguar prej një partizan që kishte rastisur të ishte aty pranë: Panoja i kishte rënë derës së shtëpisë së bukur me shkelmë dhe pikërisht në atë çast kishte ngjarë ajo që nuk ishte pritur të ndodhte: kishte plasur një minë!

– Kur shkuam pranë kufomës së komisarit tonë, – tregon Nuredini, – nuk i përmbajtëm dot lotët. Pati ndonjë prej nesh që nuk u përmbajt dot dhe ia filloi të qarit, por menjëherë ndërhyri zëvendëskomisari që foli prerë:

– Trimat nuk qahen, prandaj mbahuni fort!

Dhe ashtu, me lot të nxehtë në sy, e kishin marë në krah trupin e pajetë të komisarit.

O shkollohuni, o zhvishuni nga Ushtria!

Mbas kthimit nga lufta, mjaft nga ish partizanët u mbajtën në radhët e Ushtrisë Popullore. Nga këta, disa syresh nuk kishin asnjë gram shkollë! Mirëpo erdhi një kohë, kur u shtrua kërkesa: ose vazhdoni e mbaroni shkollat, ose xhvisheni rrobën ushtarake!

– Kisha mbaruar katër klasë në vendlindje,  – tregon  Nuredini, – dhe me këtë arsim munda të kryej detyrën e Përgjegjësit të Rinisë së Brigadës VIII Sulmuese.

Menjëherë mbas çlirimit ia filloi shkollimit. Kuptohet, pa shkëputje nga puna. Ndërkohë që ishte përgjegjës i Rinisë në Garnizonin Ushtarak të Tiranës mbaroi Uniken. Sapo kreu këtë, ia nisi e vazhdoi Gjimnazin. Madje, u regjistrua dhe vazhdoi edhe studimet e larta me korrespondencë në Universitetin Shtetëror të Tiranës.

– I ndërpreva këto studime, – tregon Nuredini, – sepse më nisën për studime të larta në Akademinë Ushtarake “Lenin”  në Moskë. Si student, epror kishim Dilaver Poçin, një ish kuadër me kontribut të çmuar gjatë Luftës për çlirim dhe njëri tepër fisnik.

Në fund të studimeve prej katër vjet e gjysëm, iu desh ta mbronte diplomën me një temë nga Shqipëria.  Për këtë iu desh të kthehej në Shqipëri dhe të shkonte në Përmet, ku shkroi temën, duke mbajtur parasysh gjithçka që kishte të bënte me trupat ndërluftuese, terrenin…

– Tema u vlerësua shkëlqyeshëm, – na thotë Nuredini. – Dhe le të kemi parasysh faktin, se pedagogët ishim marshallë e gjeneralë; teoricienë të shquar të artit ushtarakë, por edhe strategë, kalitur Luftës së madhe Patriotike në ish Bashkimin Sovjetik.

Nga partizan i thjeshtë, në komisar Korpusi

Pas kthimit prej Luftës në Vishegrad, Nuredin Dushani caktohet përgjegjës Rinie në Garnizonin e Ushtarak të Tiranës, më pas – punonjës në Drejtorinë Politike të Ushtrisë, përgjegjës Rinie në një Brigadë Ushtarake në Korçë, shef i degës politike në Divizionin e Gjirokastrës, komisar Brigade në Librazhd.

– Në Librazhd kam punuar me Veip Alikon komandant të Brigadës, – tregon Nuredini. – Veipi ishte tepër i zgjuar dhe mjaft i shkathtë.

Kohë më pas Nuredini caktohet komisar i Korpusit Ushtarak të Burrelit, një Korpus që kishte shtrirje shumë të gjërë.

– Këtu kam pasur fatin të punoj me dy kuadro vërtet të përgatitur, më parë me Sotir Filton dhe, më pas, me Veli Llakajn.

Dhe Nuredini vazhdon të tregojë tërë atë punë të madhe që ishte bërë për të garantuar kufijtë veriorë të Shqipërisë.

– Në praktikë nuk i kishim të ndara detyrat, – tregon ish komisari i Korpusit. – Kur zbriste nëpër reparte Veli Llakaj, fliste edhe në emrin tim. Të njëjtën gjë bëja edhe unë në emër të tij kur ndodhesha para efektivave nëpër reparte të ndryshme ushtarake.

Para Enver Hoxhës, në Byronë Politike

Ishte njoftuar Komiteti i Partisë së Korpusit Ushtarak të Burrelit se së afërmi do të merrej në analizë veprimtaria e tij nga ana e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë.

– Ia filluam punës në Burrel për përgatitjen e raportit që do të dërgonim në Byronë Politike dhe ndiheshim disi të sikletosur, – tregon Nuredini. – Ajo çka do të mund të thuhej në mbledhjen e Byrosë Politike varej edhe nga informacionet që i ishin dërguar Udhëheqjes së lartë nga rrugë të tjera.

Varianti përfundimtar i raportit i ishte dorëzuar edhe Drejtorisë Politike. Hito Çako, ish drejtues kryesor i asaj Drejtorie, kish vënë dorë fare pak.

– Po hë, more komisar, ç’do të na thuash për Korpusin që drejtoni? – i qe drejtuar Enveri në mbledhje.

Nuredini kishte vënë përpara disa gjysma letrash dhe kish nisur t’i lexonte.

Me buzën në gaz, Enveri kishte ndërhyrë me takt:

– Leri menjanë ato kartëra dhe na fol lirisht, për të na thënë se çfarë nevojash keni nga Partia.

Komisar Nuredini kish vazhduar me gjuhën e atyre që kishte shkruar në shënimet që mbante përpara, por Enveri kishte ndërhyrë sërish:

– Dëgjova këtu ca kritika ndaj jush, po ju a keni kritika ndaj ministrisë që ju drejton, apo… edhe ndaj nesh. Flisni lirisht!

Dhe Nuredini i kishte rënë drejt e drejt. Enveri e kish dëgjuar me vëmendje dhe pat tundur kokën.

– A, kështu po. Partia duhet t’i dijë gjërat ashtu siç janë, – pat ndërhyrë, – dhe jo ashtu siç na e do zemra të jenë…

Kur doli jashtë, Nuredini u kujtua se kishte harruar kapelen brënda. Trokiti,  hyri brënda dhe…

– Ma falni, kam harruar kapelen këtu.

– Merreni, – i qe drejtuar Enveri. – Vetëm pushkët mos na harroni.

Në çdo bisedë zbulohej një mësim

Erdhi një ditë dhe komisari i Korpusit Ushtarak të Burrelit zgjidhet Sekretar i Komitetit të Partisë të Shkollës së Bashkuar të Oficerave “Enver Hoxha”. Këtu do të gjente mjaft kuadro të mirënjohur, mes të cilëve edhe shokët Rustem Peçi e Agron Dushku, respektivisht komandant e komisar të kësaj Shkolle.

Në një festë të Shkollës shkojnë për të gëzuar bashkë me studentët e pedagogët edhe Enver Hoxha e Mehmet Shehu.

– Vijnë dhe ne i presim në hyrje të Shkollës, – tregon Nuredini. – Pasi takojnë e përshëndeten me komandantin dhe komisarin e Shkollës, Enveri më zgjat dorën. E takoj. Në çast më zgjat dorën edhe Mehmeti, duke menduar se të njëjtën gjë do të bëja edhe unë, por Enveri, që nuk e kishte parë këtë veprim të Mehmetit, vazhdoi të mos ma lëshonte dorën.

– Partia duhet të jetë në komandë, – m’u drejtua. – A ia ke zbërthyer ndonjëherë vetes këtë parrullë të Partisë?

– Vetes, kuadrove dhe tërë studentëve të Shkollës, shoku Enver.

– Shumë mirë!

Më lëshoi dorën dhe u kthye nga Mehmeti:

– Kjo është fidanishtja e Ushtrisë sonë.

– Po, shoku Enver, – ia ktheu Mehmeti, – prandaj edhe kujdesi i Qeverisë është rritur ndaj kësaj Shkolle.

Kryetar i palodhur i Shoqatës Kombëtare të Invalidëve të LANÇ

Me daljen në pension, si bashkëshortja – Hysnia, ashtu edhe fëmijët – Agimi e Liljana e këshilluan Nuredinin që të qetësohej pranë familjes. Po ku mund t’i  rrihej Nuredinit! Menjëherë u përfshi në Organizatën Kombëtare të Veteranëve të LANÇ dhe në Shoqatën Kombëtare të Invalidëve të LANÇ të Popullit Shqiptar.

Së pari u zgjodh kryetar i degës së Shoqatës Kombëtare të Invalidëve të LANÇ të Popullit Shqiptar për rrethin e Tiranës. Mbeti lagjeve të kryeqytetit dhe fshatrave të rrethit të Tiranës! Ikte në mëngjes dhe veç kur kthehej mbrëmjeve!

– Nuk je më i ri, për më tepër – edhe i sëmurë, – e këshillonte edhe vet kryetari i Shoqatës, Esat Molla.

– Shoku Esat, për dy muaj mbyllet afati i pranimit të dokumenteve për të njohur Statusin e Invalidit të Luftës. Është gjynah që të mos u njihet ky Status gjithë të të plagosurve gjatë Luftës! – ia kthente Esatit.

Qenë të shumtë ata që e patën falënderuar Nuredinin për kujdesin që pat treguar ndaj të plagosurve gjatë LANÇ, për t’u pajisur me Statusin e Invalidit të Luftës.

Aktualisht Nuredini është kryetar i Shoqatës Kombëtare të Invalidëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. I lodhur, por i padorëzuar.

 

Në një pyll me drurë të moçëm ta ka ënda të ndalesh më gjatë përpara ndonjë  druri trungtrashë, duke medituar se çfarë historish mund të kenë ndodhur nën  kurorën e degëve të tij pa gjethe.

Sa shumë fsheh historia e jetës së Nuredin Dushanit, e këtij nëntëdhjetëvjeçari! Jeta e tij është një roman me shumë kapituj. Kapituj interesantë, shkruar deri edhe me gjak.

September 6, 2018 12:51
Komento

19 Komente

  1. Çika September 6, 13:53

    Per ushtrinë shqipetare do të qe mirë , që , Nuredini të merrte dekoratat e Luftës , që i takonin me të drejtë dhe të kthehej në Bolenë . Do kishim një çoban të mirë !
    Ndërsa sh.Enver , do qe mirë per atë vetë dhe per Shqiperinë , që me mbarimin e Luftës , të vazhdonte shkollën e lartë që s’e bëri dot kurrë . Po të kishin bërë këtë , si Enveri dhe Nuredini , s’do kishin të sharë !

    Reply to this comment
    • Feniks September 6, 20:16

      O plehre balliste!
      Ne bijte e partizaneve kemi me cfare krenohemi,por ju nuk keni asgje o kelyshe fashiste se jeni pjella te tradhetareve te vendit!
      Provoni te mburreni me heroizmat tuaja,se per te share keni 28 vjet qe e beni o vrroma!
      Lavdi partizaneve tane heroike!

      Reply to this comment
    • Mali September 6, 21:19

      Ik mor plehre. I paske vene vetes edhe emrin Çika.

      Reply to this comment
    • mirel September 6, 21:35

      o Cika, na ngrensh bajgat.
      Ishin keta bij nenash qe u ngriten dhe e moren ne lule te ballit per Shqiperine, dhe qe i dolen zot dhe pushtimit, dhe clirimit.
      Ishin keta bij nenash qe i dolen zot Evropes dhe gjithe pretendenteve te truallit shqiptar.
      tani ju zhgerbythje vetem e keni shitur Shqiperine si qelbesira qe jeni.
      Plera ishit, plera ngelet

      Reply to this comment
  2. Shoku September 6, 14:14

    Heronjte, deshmoret ,invalidet e luftes e te gjithe ata qe luftuan per clirimin e Atdheut nuk do te harrohen kurre nga populli. Ata do te kujtohen per jete, e nje ndihmese per te mos i harruar jane edhe shkrimet tuaja zoti Dhimiter, Jane librat qe kini shkruar per heronjte e luftes, deshmoret e invalidet e luftes. Veprat tuja si : ” Lule gjaku”, Kenga e jetes mbi vallen e vdekjes”,”Me gjuhen e plageve” do te lexohen bres pas brezi, duke mesuar mbi heroizmin e gjysherve dhe stergjysherve te tyre. Nderime zoti Dhimiter !

    Reply to this comment
  3. shipska September 6, 14:46

    Te lumte Dhimiter qw i kujton keta njerez si Nuredin Dushani, qw 14 vjeç moren pushken dhe doli partizan kunder okupatorit te huaj, qw i dhane shume vendit dhe nuk moren ndonje vile, makine luksoze apo toka publike si ç;bejne sot majmunet e Çkes llapaqen. Por nuk ka faj ÇIKA i leshit sepse kur mungon tigri majmunet si ÇIKA behen trimosha! Mire se quhesh ÇIK, por je dhe çik legen!

    Reply to this comment
  4. pensionisti September 6, 15:02

    Me te vertet eshte per tu cuditur ,zoti apo zonja CIKA !
    Si ka mundesi qe ky Enveri pa shkolle te larte, apo edhe ky Nuredini ,pa shkolle fare i mbushen mendjen popullit, jo pak por 76 000 partizane,pa le qytetar e fshatar qe ndihmuane luften, t’u shkonin nga pas,e nuk degjuan te shkolluarit ne perendim , ata me kulture te larte e me pasuri perrallore? Mos valle e kishte fajin, se keta te shkolluarit e perendimit vune ate qylafin e bardhe me shkabe ,u bashkuan me pushtuesin qe te ruanin pasurine e tyre ? Me then te drejten per tu habitur eshte! Po dhe ai De Goli i Frances sa i “marre” paska qene kur flet me simpati per Enverin. PO edhe ky heroi grek MANOLIS GLEZOS qe erdhi e vendosi lule mbi trupin e Enverit ,per tu cuditur eshte.!

    Reply to this comment
  5. Guri Naimit D(Dh.Xh.) September 6, 15:09

    Dhe 90 vite jete, i urojme;
    Veteranit ushtarak;Nuredin Dushani,

    Te tillet na kane shoqeruar me shembullin e tyre.Mes te tjerave, jam krenar,se jua kam degjuar,sa fjalen dhe veprat,kuadrove te tilla ushtarake.Kam patur fatin te jem mesues sa drejtues shkolle ne zonat e thella te Tiranes;(Shengjergj.Mner Zall_Dajt e deri ne Katundin e ri Tirane- Punonjes arsim-kulture),dhe gjithnje krah reparteve ushtarake kryesisht te brigates pare..Deri deguar ne Shkollen e bashkuar te oficereve,ne nje kurs 6 mujor(1976), per specializim si oficer,dipllomuar pas mbarimit te Universietit.Ato 6 muaj kam degjuar dhe deri takuar me kete figure te shquar te ushterise se asaj kohe,sa c’permendni,i nderuar Dhimiter Shtempari ,permes figure se ketij Veterani te njohur..Kjo fal dhe faktit se zona e Zall-Dajtit u caktua dhe si rezidence e spitalit ushtarak ne rast lufte e tj.Takuar atje thuajse gjithe kuadrot e larta te ushterise,deri pjesmare direkt ne nje stervitie te Batalionit Zall-Dajtit,(pjese e brigates pare,ne nje marshim rreth malit Dajtit-Priskes,Lugines se lumit Erzen e deri ne kodrat e Saukut,ku supozohej ai”Clirimi i Tiranes se Pushtuar”.Tere ajo stervitie si ne kushte lufte,mbyllur me ate kalimin si ne “tunel” ne proin perballe ‘Pallatit te madh te brigatave”,qe presupozonte marien e tij dhe niste,clirimit Tiranes etj
    Une ckatuar si zedhenes i veprimeve…Njohien me keto kuadro e kam quajtur shkolle,plotesuar njohurite per nje oficer te vertete te ushterise sone. E ruaj me nostalgji ate “dipllome”po e quaj mare ato vite fund 70tes..
    Me zotin Nuredin Dushani,sa oficeret e tjere drejtues te Rep “Vainit”me te ndeirin Simol Leska sa te mirin Arian Beqari si ne rinine e tij, ne cdo aktivitet ai mare pjese. E pershendes nga tej oqeanit. Si e pesionist ne Tirane, ndihem krenar krah veteraneve si Rustem peci me shoke e shoqe,te jem rjeshtuar,per aksion luftarak. . Nga tej oqeani lexoj me nostalgji kete shkrimin tuaj i nderuar Dhimiter Stembari,prane TYRE dhe Ju dhe, me gezon fakti qe i mirri Nurdin Dushani;ky “Gjeneral i gjeneraleve”,mbetur Kolonel,gezon shendet te plote mes jush,feston 90 vjetorin e Tij. Dhe 90 te tjera i uroj une 83 vjecari,marre rrruget e mergimit deri ne Kanada.
    Urime gjithe veteraneve jo vetem te Luftes Ncl.ne kete prag te festave te clirimit,kurorezuar me “29 nendor” Clirimin e Shkodres sa gjithe shqiperise qe perkon me 550 vjetorin e Herroit Kombetar Gergj Kastrioti-Skenderbe..
    Larg atdheu po mendien dhe zemres ATY. e kemi ne “Pasuesit Veterane”ketu ne Toronto,sa kemi prane,gjak te Ri,qe na mbeshtesin. kemi 31 pasues,vetem ne Toronto.Te riun pasues Armel Gezim Salillari 25 Vjecar me babane Veteran ne Korce e pranuam ne virgjilie te ketij 550 vjetori te herroit tone Kombetar Gjergj Kastrioti-Skenderbe.
    “Pasuesit Veterane” ketu ne Toronto ju pershendesin te nderuar Veterane kudo ndodhi.
    Faleminderit per kete interviste te shkelqyer te veteranit Nuredin Dushani,sjelle ju i nderuar Dhimiter ,Shtembari,ju urojme Shendet,Lumteri e me PASUES .
    Pasyesi Veteran 83 vjecar:
    Toronto 06-09-2018 Guri Naimit D.(Dh.Xh)

    Reply to this comment
  6. Agroni September 6, 16:28

    Sa mire ben gazeta Dita qe boton shkrime per figura te shquara te atij brezi qe beri Luften Antifashiste Nacionalçlirimtare! Brezi i ri, mjerisht krejt i çoroditur, duhet te edukohet me faktin, se vetem qendrim ndaj atdheut ka qene dhe mbetet etalon per te percaktuar karakterin e nje njeriu. Sot nuk vriten per Atdhe, per liri e pavaresi te Shqiperise, por vriten per pasuri, per prona, per Euro dhe per sa me shume vila. Duhet falenderuar zoti Dhimiter, qe na sjell ne kujtese figura te tilla te shquara, qe jetojne apo qe jane ndare nga jeta, qe kane bere aq shume per Shqiperine. Sa per mjeranet, qe nuk ndjejne asgje per ate brez, le te shpresojme se nje dite do te mund te kuptojne, se vepra e brezit qe beri Luften eshte e pavdekshme.

    Reply to this comment
  7. Coli September 6, 18:43

    Akoma me brockulla komunistesh?

    Reply to this comment
  8. Lili September 6, 18:47

    Agron,brezi i ri eshte pjell e edukates komuniste
    Kurse brezi i ketij ishte pjell e edukates mbretnore ,
    gjyko vete : e konkluzionet behen vete nga nje brez atdhedashes kaluan ne nje nrez atdheshites..

    Reply to this comment
  9. Sejdi Veseli September 6, 22:40

    Të faleminderit Dita për tekste me vlerë, si ky për Veteranin e LANÇ-it Nuredin Dushani, të cilat zënë vend në faqet Tuaja. Për mua lexuesin, më mbetet të shtoj. Se duke lexuar shkrime te hartuara nga pena të mprehta në duar të atëmëmëdhetarëve të dëshmuar, siç është Dhimitri, përjetësohet një shkallë e lartë frymëzimi, i domosdoshëm dhe orientues për ne shqiptarët, sidomos për kohën e sotme!

    Reply to this comment
  10. demo September 7, 00:23

    Pensionisti,ti shtron nje problem qe edhe sot pas 74 vjetesh ka mbetur si Paradoks per Luften tuaj nac-clirimtare.Si ka mundesi qe te gjithe te shkolluarit ne Perendim,profesore me diplome Sorbone si Abaz Ermenji,Doktor Petrela,Dr,Ndroqi,prof Ernest Koliqi e disa qindra mendje te ndritura te kombit nuk ju bashkuan luftes tuaj?Pse 100% te themeluesve te shtetit shqiptar jo vetem nuk e perkrahen luften tuaj,por kur paten mundesi e kundershtuan ate.Pse krahu i djathte i Ismail Qemalit zgjodhi te bashkepunoje me ushtrine gjermane per te ruajtur Shqipnine me Kosove dhe Cameri?Pse?Ishit me te mencur ju pa shkolle?Kafshare,mushkash,barij dhish,yzmeqare ,rrugace qyteti,.Ju ishit me te mencur dhe me atdhetare se ata qe e nxorren ne drite kete shtet,se do te qe fundosur pergjithmone?Thirri pak mendjes.Si spjegohet qe Enver Hoxha i pashkolluar doli me atdhetar se Abaz Ermenji me diplome Sorbone?Pse kur u pushtua Shqiperia ne 7 Prill Abaz Ermenji ngriti rinine korcare ne demostrate,kurse Enver Hoxha tallej me te ulur ne kafene?Si spjegohet ky Paradox?
    Lufta e Enver Hoxhes dhe e brigadave partizane ishte LUFTE E SERBISE.USHTRIA NAC-CL. U FORMUA PER TI SHERBYER SERBISE

    Reply to this comment
  11. MH September 7, 02:32

    Çika
    Po sa i trash dole me mend more Çika.Ia ngule vetes dhe gjithe sorollopit te tradhetarve jo sa krahu po sa huni i bazhdarit.kaluar dhe hostenit te kijeve ne kular.
    Krejt pa dahsje bile me shume qellim e deshire u orvate te ngresh shkollimin e tradhetarve para pa shkollimit te E.hoxhes dhe luftetarit trim Nuredin Dushanit.
    Pikrisht ketu krenohemi me aftesin e nji te “pa” shkollimit qe detyroi te shkllumit e perendimit ti nenshtroheshin laboratoreve po te prendimit ne kavije eksperimentesh.
    Cudia ma e madhe se per deri diten qe rrojti i mundi te gjithe kundershtaret ne te kater drejtimet sinoptike,more ne lindje-perendim juge e veri qofshin deri edhe ne superfuqi.

    Reply to this comment
  12. Çika September 7, 12:50

    Enverizmi është një rrymë antimarksiste në lëvizjen komuniste , është ideologjia e socializmit primitiv e injorant feudo- ushtarak .
    Për mendjen e intelektualëve debilë e injorantë , si puna e MH , Enveri paska mundur kundërshtarët “ në të katër drejtimet sinoptike “ ( formulim idiot ! ) si edhe superfuqitë !
    Këtu unë e mbyll muhabetin me MH- të . Me alabakëri të tillë s’ke ç’bisedon !
    Dy fjalë kam për të majtët e ndershëm :
    Unë I kam dhënë Luftës më shumë nga Enveri dhe Nexhmija , më shumë nga familjet e tyre- Hoxhajt dhe Xhuglinët . Enveri i vdekur dhe enveristët e gjallë , kur flas unë dhe ata si unë , duhet të mbyllin gojën dhe të vrasin mëndjen e tyre kretine , se , ku kanë gabuar , ku na kanë tradhetuar !
    Në fshatin tim , unë kam nja 200 partizanë si puna e Nuredinit- njerëz të ndershëm , patriotë , të padjallëzuar , pa kulturë të thellë , që talli bythën me ta , shoku Enver !
    Hë mo Nuro , e mundim ne NATON dhe traktatin e Varshavës ? Dhe Nuredini i përgjigjej – siurdhron shoku Enver , nën udhëheqjen tuaj gjeniale i marrim të gjitha kalatë . Po kështu edhe për heqien e gradave , edhe për pushkatimin e gjeneralëve etj etj .
    Ata që përgjerohen per Enverin , janë ose idiotë , ose të djallëzuar . Në të dy rastet , janë sherbetore të borgjezisë .
    Lavdi marksizëm- leninizmit të pavdekshëm !

    Reply to this comment
  13. pensionisti September 7, 14:38

    Zoti Demo ! Te faleminderit qe more mundimin e bere sqarimin e komentit tim. Por fyerjet,te cilat ju i kini ne goje,nuk jane argumenta. Argumenta jane faktet. E fakti kryesor eshte se Enver Hoxha i pa shkolle fitoi luften ,zvilloi vendin ne te gjitha drejtimet e jetes. E di qe do kundershtosh ,por me sharje e jo argumenta. Permend atu dhe profesor Abaz Ermenjin. Mire bene,por po te them se ligjirimin e Abaz Ermenjit e kam degjuar direkt nga goja e tij. Ne qendrimin e tij pranoi gabimet e Ballit Kombetar ,ndaj mos ia fut kot duke u mbrojtur me ofendime e mos argument.

    Reply to this comment
  14. demo September 7, 18:45

    Enver Hoxhes dhe 90% te analfabeteve qe ju bashkuan brigadave partizane nuk ja ndjente fare per Kosove dhe Cameri.
    Ndersa per Themeluesit e pavaresise se Vlores,Lef Nosi,Mitrovica,Hajredin e Bektash Cakrani,,nuk kishte Shqiperi pa Kosove dhe Cameri..Se kete bashkim e realizoi Ushtria Gjermane,apo Djalli me Brire,,per kete para se te gjykoni ju komunistat Eterit e Pavaresise Kombetare per colaboracionizem, duhet te gjykoni ate NENEN e tregimit te Gorkit,qe kerkoi deri ne fund te Azise,lengaten e botes,tmerrin e njeresimit,Lubine e njerezimit,Timur Lengun dhe i kerkoi te birin,qe ja kishin rrembyer piratet Saracene.Nuk pyeti sa bij nenash kishte vrare T imur Lengu,se kerkonte birin e saj.Ne nuk pyetem sa ruse,polake,franceze,ukrainas,serbe,greke kishte vrare ushtria gjermane.Ne na kishin rrembyer me pa te drejte
    Kosoven dhe Camerine.Ju qe zbritet nga stanet e Laberise i kishit bere mire llogarite me gishta.Kush kishte te drejte dhe kush jo,kush ishte fashist,kush nazist,kush komunist dhe kush ruajalist dhe mbajtet qendrimin e duhur,u radhitet me forcat demokratiko-borgjeze-komuniste fituese te luftes. Per keto forca te Verberta ne sherbim te Armiqve shekullore te vatanit,
    Noli shkroi poezine:Thompsoni dhe Kucedra:
    Tek ura,tek ura,
    Vraponi o burra
    Thomsonin e ngrate
    qe ju vete e vrate
    o ju te mallkuar.qe s`doni Atdhe!

    Reply to this comment
  15. Tarasi September 7, 19:52

    Prralla 14 vjec luftoi o pika qe nuk ju bie

    Reply to this comment
  16. Lala September 7, 21:40

    Jete dhe shendet Nuredinit,
    urime per Dh.Shtembarin,
    sa per ”cika,, e ”demo,, ,
    nuk e rruaj bash k…in.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*