Kolumbia fundos Poloninë, shpreson tek kalimi në fazën tjetër

June 24, 2018 22:06

Kolumbia fundos Poloninë, shpreson tek kalimi në fazën tjetër

 

Kolumbia ka arritur një fitore mjaft të rëndësishme për fatet e saj në Grupin H.

Amerikano-latinët mposhtën me rezultatin e thellë 3-0 Poloninë, duke i dhënë goditjen e “knock-out” kombëtares evropiane që pas këtij 90 minutëshi e shikojnë veten jashtë Kupës së Botës, Rusi 2018.

Dominimi i të besuarve të Pekerman ishte i pranishëm që në sekondat e para të takimit, me Falcao e Rodriguez që dhanë shkëndijat e para që ishin futur në fushë vetëm për fitore.

Për kolumbianët shënuan Mina, Falcao dhe Cuadrado, në një ndeshje të dominuar prej tyre.

Ndërkohë Lewandowski me shokë humbën edhe ndeshjen e parë ndaj Senegalit, duke mos pasur asnjë shans tashmë për kalimin e grupit.

l.h/ dita

June 24, 2018 22:06
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*