Kolumbia thyen Senegalin dhe kalon më tej, Japoninë e kualifikojnë kartonat

June 28, 2018 18:11

Kolumbia thyen Senegalin dhe kalon më tej, Japoninë e kualifikojnë kartonat

Ndeshja e fundit në Grupin H për Senegalin ka rezultuar shumë e hidhur, pasi afrikanët përveçse janë mundur 0-1 nga Kolumbia edhe janë eliminuar nga Botërori.

Pas pjesëve të para që përfunduan me rezultatin 0-0 në të dyja ndeshjet, pjesët e dyta priteshin të kishin emocione të mëdha. Kolumbia detyrohet të luajë pa James Rodriguez, i cili largohet nga fusha i dëmtuar në minutën e 30’.

Ndërkohë surpriza vjen në ndeshjen e Japonisë, ku polakët kalojnë në avantazh në minutën e 60’, falë golit të Bednarek. Japonezët hidhen në sulm për të gjetur golin e avantazhit, që do t’i shpëtonte kur kolumbianët gjejnë golin e avantazhit në minutën e 74’.

Ishte talenti i Barcelona-s, Yerry Mina, ai që kaloi të tijtë në avantazh, pas një tjetër goditjeje këndore. Me atë rezultat, Senegali rrezikonte eliminimin për shkak se Japonia kishte më pak kartonë të verdhë. Japonia dhe Senegali kanë nga katër pikë dhe po aq gola të shënuar, kështu që skuadra më Fair Play kalon në fazën tjetër.

Nuk kishte ndryshime rezultati deri në fund të takimit. Kolumbia dhe Japonia kalojnë në fazën e 1/8-ave.

l.h/ dita

June 28, 2018 18:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*