Komandanti “nuk vjen” në sheshet dhe rrugët e pista!

June 26, 2018 11:21

Komandanti “nuk vjen” në sheshet dhe rrugët e pista!

I nderuar z.Thano

Intelektualët e vërtetë, pavarësisht situatave politike e social-ekonomike, me të cilat janë të detyruar të kenë lidhje, qoftë dhe pragmatiste, kanë mision të flasin, të shkruajnë e të operojnë për të vërtetën, e cila, mund të zhytet, por kurrsesi të mbytet. Në këtë linjë besoj se është edhe shkrimi i botuar në dy numra radhazi tek “Dita”, me titull “NJË RRUGË PËR ENVERIN” i analistit të mirënjohur, Bedri Islami. Sigurisht, mendimet e autorit të shkrimit në fjalë, nuk mund të jenë qindpërqind në unison me këtë replikën time, replikë e cila mund të merret edhe si monolog. Por një monolog i nevojshëm dhe për një çështje tepër madhore, që lidhet me figurën e një personaliteti, i cili nuk mund të shmanget nga Historia e shqiptarëve, e më tej saj.

Duke e ditur se hapësira në faqet e gazetës për mua “nostalgjikun e komunizmit” nuk mund të jetë e madhe, po mundohem të kaloj “nëpër maja malesh”, se vetëm kështu  mund të shohësh shpejt majën më të lartë të tyre, siç ishte shqiptari i madh Enver Hoxha për popullin shqiptar dhe historinë e tij mijëra vjeçare.

Kush ishte Enver Hoxha?

Jo vetëm brezi i lindur në tri dekadat e fundit, por edhe në që e jetuam kohën e tij, të trazuar e të molepsur nga sulmet e pandërprera që iu bënë e po i bëhen kësaj figure pas ndarjes nga jeta, ndodh që bëjmë pyetjen: Ç’ishte Enver Hoxha? Një komunist? Një partizan? Një Komandant? Një komisar? Një udhëheqës masash? Një strateg e reformator? Një legjendë? Apo një e vërtetë?

“Historinë e bëjnë masat, individët lozin rol të veçantë”, na mëson historia e shoqërisë njerëzore. Por roli i Enver Hoxhës në Epokën 50 vjeçare të Shqipërisë së Re e moderne ishte vigan. Ai përmblidhte në një njeri të vetëm virtytet më të larta e më të arrira të shqiptarit, dhe ishte në të njëjtën kohë edhe realizuesi më i shkëlqyer i aspiratave të popullit të tij.

Në dy mijë vjet  të Erës së Re, Arbërit nxorën dhjetra e qindra kollosë të mendjes e të shpatës. Midis tyre shkëlqeu Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Ai pati me dhjetra tituj me të cilët Kancelaritë e kohës e patën emërtuar si “Princi i Arbërit”, “Iskandër”, “Kalorsi i Krishtit” etj.  Por populli i tij e quajti me fjalën e thjeshtë “Kryetrimi”

Pesëqind vjet më vonë, Arbëri – tashmë Shqipëria, do të kishte përsëri Heronjtë e saj të penës e të pushkës, të mendimit e të veprimit, të aksionit e të revolucionit, që i dolën zot vatanit në momentet më kritike. Midis tyre, si një shqiponjë mali u ngrit Udhëheqësi i Lavdishëm Enver Hoxha. Edhe këtij Heroi Kombëtar koha i dha dhjetra tituj, por populli që e deshi aq shumë e quajti thjeshtë “Komandanti” dhe “Burri i dheut”.

Enver Hoxha ishte përfaqësuesi më autentik i shprehjes së njohur shqiptare “Burri i dheut”. Që të fitosh këtë titull kërkohen shumë veti e virtyte të larta e të dallueshme midis njerëzve të zakonshëm. Midis të tjerave, të jesh apo të bëhesh i tillë, duhet të kesh mençuri, trimëri e guxim burrash të vërtetë. Këto veti, ashtu si shumë të tjera, Enver Hoxha i pati në shkallën më të lartë. Për gjysëm shekulli me radhë ky “Burrë i Dheut”, si askush tjetër në historinë e vjetër e të re të shqiptarëve, mbrojti e ngriti në nivelet më të larta interesat e Shqipërisë e të Kombit të vet. Nuk mund të thuhet më saktësi nëse Epoka nxjerr Kollosë, apo Kollosët bëjnë Epokë. Por në rastin tonë, ne pa frikë mund të deklarojmë: Enver Hoxha për Shqipërinë dhe Kombin shqiptar bëri Epokë. Një Epokë që e futi Shqipërinë në hartën e Botës, duke i ngritur shqiptarët dhe vendin e tyre në shkallën më të lartë të dinjitetit si komb!

Faktet dhe argumentet për këto deklarata të miat janë të shumta. Jo një shkrim gazete, por as gjithë gazetat e ditëve tona, me 20 apo 30 faqet e tyre, nuk do mund t’i përmblidhte këto fakte, të cilat rrojnë jo vetëm në memorien e popullit, por edhe në të gjitha skutat e arshivave e të diplomacive botërore. Vetëm duke ndjekur dokumentat e cunguara të CIA-s që kanë nisur të botohen në shtypin tonë (gazeta SOT për shembull), e kupton se çfarë konspiracioni është zbatuar e realizuar kundër LANÇ e Periudhës Socialiste, dhe vëçanërisht ndaj realizuaesit të këtyre dy epokave vigane, Enver Hoxha. Kush  nga shqiptarët e kohëve për të cilat flasim, por edhe i kohëve të sotme, do të mundte ta përballonte këtë konspiracion si Enver Hoxha?! Asnjë! Rezultatet mizerabël të tri dekadave të demokracisë pluraliste borgjeze e vertetojnë më së miri këtë konkluzion.

Po, pse u sulmua dhe sulmohet Enver Hoxha?

Më tepër se pesë shekuj më parë, vendi i vogël me emrin Arbëri, me qëndresën vitale 25 vjeçare kundër perandosisë më të fuqishme të kohës do të bëhej, jo vetëm mburojë e qytetërimit europian, por edhe një shembull i gjallë për gjithë kontinentin, se si një popull e një vend i vogël, mund t’i bëjë ballë perandorive të stërmëdha dhe të mbrojë lirinë e pavarësinë e tij. Në hakmarrje të kësaj qëndrese shembullore, otomanët, ndryshe nga vendet e tjera të pushtuara prej tyre, e kthyen Arbërinë në gërmadhë dhe vetëm geni i trashëguar nga Ilirët e përmendur i shpëtoi arbërit, dhe më vonë shqiptarët nga asimilimi i plotë.

Historia u përsërit në mënyrë të përpiktë, me ndryshime vetëm kohore e zhvillimore. Nga viti 1941, që shënon krijimin e PKSH, e deri në vitin e përmbysjes së madhe të vitit 1990, Shqipëria – vijim i Arbërisë së Skënderbeut, jo vetëm do të dilte në dritë, por do të bëhej një shembull i jashtëzakonshëm për kontinetin dhe njëherësh edhe sfidues për të gjithë lakmitarët e vjetër e të rinj të brigjeve të Adriatikut. Epokën e Kryetrimit Gjergj Kastrioti, do të përsëriste në dyfishin e kohës dhe në shumfishin e arritjeve Partia Komuniste Shqiptare me Burrin e Dheut, Enver Hoxhën, në krye. Periudha 1941 – 1990 që mban në kalendar plot dyzet e nëntë vjet, mban në “inventar” dy nga Epokat më të mëdha të shqiptarëve, Epokën e Famshme të LANÇ dhe Epokën e ndritur të socializmit. Pikërisht për të shembur këto dy epoka, u sulmua dhe sulmohet Enver Hoxha. Por kjo nuk u arrit dhe nuk mund të arrihet. Dy Epokat në fjalë janë si dy male të mëdhenj, ku strehohen të gjithë shqiptarët kudo që janë. Mal mbi këto male qëndron shqiptari i madh Enver Hoxha. Dhe malet nuk mund të rrëzohen.

Komandanti “nuk vjen” në sheshet dhe rrugët e pista!

Është fakt se, në Kosovë, organizata politike e shoqërore, nuk kanë munguar me propozime e nisma, gjer dhe kërkesa për referendum, për rivlerësimin e jetës dhe veprës së Enver Hoxhës. Në Ferizaj për shembull, “Fronti Popullor për Mbrojtjen dhe kultivimin e veprës së Enver Hoxhës” i ka propozuar pushtetit vendor vendosjen e emrit të tij sheshit kryesor të qytetit. Po ashtu në Shqipërinë “londineze”, ka patur inisiativa e propozime nga Organizatat e Veteranëve të LANÇ për këtë problem. Por përkundër këtyre propozimeve, unë do të shtroja pyetjen: A do të pranonte Komandanti të kthehej në Sheshin apo sheshet ku ne vetë e patëm vënë?!

Jo, Ai nuk do të pranonte të kthehej në sheshet e rrugët tona aktuale, të cilat  janë kthyer në sheshe prostitucioni; në sheshe korrupsioni; në sheshe kurvash e kurvarësh të politikës borgjeze; në sheshe ku liria e individit zgërdhihet duke përcjellur plumba për të pafajshmit; në sheshe e rrugë ku zhgryhet e përdhoset identiteti dhe dinjiteti ynë kombëtar. Në këto lloj sheshesh e rrugësh, ku mbretëron skota e nëveristshme e kohës së sotme borgjeze nuk mund të qëndrojë Komandanti. Ndaj ai ka zgjedhur të qëndrojë, jo shtatore prej bronxi në pluhurin e pistë të shesheve e të rrugëve të përdhosura, por ka zgjedhur të qëndrojë Shtatore e gjallë në kujtesën e popullit,  në kujtesën  që ai e përcjell brez pas brezi për të mos u harruar kurrë. Në kujtesën e memorien e popullit Shtatorja e tij, kujtimi i tij, vepra e tij  është e sigurtë. Aty nuk mund të preket as nga tradhëtia e as nga mercenarët e saj.

Shtatorja e Enver Hoxhës dhe veprës së tij çdo ditë lartësohet në zemrat e miliona shqiptarëve. Shumë shpejt sheshet e rrugët tona do të pastrohen dhe Ai do të rikthehet me përmasat e tij vigane, jo vetëm midis shesheve e në krye të rrugëve tona, por edhe në qendër të Historisë së Popullit Shqiptar. Se e vërteta mund të zhytet, por kurrë nuk mbytet.

Do ta mbyll këtë shkrim me thënien e shokut tim të idealeve, shkrimtarit e poetit  komunist, Kryetarit të nderuar të PKSH Hysni Milloshi:  “Enver Hoxha shqiptar, është gurë prove për shqiptarët. Kush i largohet emrit dhe veprës së këtij shqiptari të madh, ai i largohet emrit dhe lavdisë së tij si shqiptar”.

Gjon Bruçi

June 26, 2018 11:21
Komento

48 Komente

  1. patriot me kembe ne toke June 26, 12:50

    Enver Hoxha i eshte larguar shesheve dhe rrugeve me diktaturen e eger, me rrethimin tel e gjemba, me mbajtjen ne varferi ekstreme te popullit, te cilit sa iu krijua mundesia iku nga syte kembet. Iken prej kujt? Iken prej mekembesve te Enverit, qe qeverisen pas ’90 e vijojne te sundojne ne kete vend fatkeq.

    Reply to this comment
    • Arben June 26, 15:07

      Gjithe keta kriminela qe kemi sot NE politike, dhurate

      NGA sigurimi I shtetit I kemi

      Reply to this comment
    • Idjotesia nuk po njeh kufij June 27, 19:24

      Jo more 2patriot… , jo ! Shqiperia u varferua deri ne ate shkalle qe thua zotrote , sepse ndaj nesh u ushtrua nje bllokade cnjerezore . Puna arriti deri atje , sa qe edhe floriri yne , nuk pranohej qe te na shisnin drithe apo barna , pa folur per te tjerat ! Kercenimet per agresion nga jashte , ishin te dukeshme dhe reale , duke na detyruar te shpenzojme aq shume per mbrojtjen e vendit . I vetmi kusht qe na vinte bota armiqesore , ishte , qe te hiqnim dore nga pavaresia e sovranitet yne . Ne se ke tru ne koke , edhe kur filluan proceset demokratike pas ~90-es , puna e pare qe beri Rajersoni , ishte shkaterrimi total i ekonomise , per ta cuar ne kuoten zero dhe mbjelljen e fares se korrupsionit , e cila , smbas tij , do te sherbente si “lubrifikant” , per te zgjidhur shpejt hallet e njerezve ! Ne keto kushte , nuk mbetej rruge tjeter , pervecse te hiqeshim zvarre neper rruget botes per nje krodhe buke , pa pyetur per degjenerimin e turpshem moral , lindjen e mafias , te droges , te krimit e korrupsionit te ngritur ne sistem … e sa e sa te tjera qe nuk numurohen ! Ti , ose nuk ke syte ne balle , nuk ke trute ne koke , ose ben lojen e budallait !

      Reply to this comment
  2. raul June 26, 12:53

    artikull brilant, vlersim qe e meriton komandanti suprem i forcave tona te armatosura, udheheqesi legjendar i luftes antifashiste na-cl dhe kryetari i shtetit per 50 vjet. Sa me larg nga koha e tij shkojme aq me madheshtore duket figura e ketij njeriu te madh qe historia e ka vendosur ne piedestalin e arte te njerzve te madherishem,,,

    Reply to this comment
  3. anticensurë25642654 June 26, 13:08

    Gjon Bruçi
    “Kush ishte Enver Hoxha?”????
    një personazh i politikës shqiptare,me drithijet e tij!një shqiptar,me gjithë të tjerët,që e ngriti shqipërinë në këmbë,që e nxorri nga mesjeta,të e çoi drejt industrializimit,që vrau një nga një të gjithë ata që e mbajtën në këmbë dhe e ndihmuan,që e çoi në falimentim tërë atë që ndërtoi,tërë sakrificat që i bëri këtij populli!vetëm e vetëm sepse ishte i PAGBUESHËM!
    “Po, pse u sulmua dhe sulmohet Enver Hoxha?”???
    thjesht sepse kështu i urdhërojnë,sepse kështu mund të duket dritë trashëgimia që kanë politikanët tanë prej tij,anën e errët shkatërrimtare të tij,sepse kështu mund të goditet ajo anë e pastër që pati ai,ajo anë që e vuri këtë popull në punë,që e bëri këtë popull shqiptar dhe krenar!!
    “Komandanti “nuk vjen” në sheshet dhe rrugët e pista!”???
    komandanti nuk i duhet askujt,dhe ty që e mbron me nostalgji!komandanti,sovrani,populli duhet të pastrojë rrugët e pista,rrugët e ndyra nga politika jashtëqitje shqiptare!!”komandanti nuk i duhet popullit,sepse deri sa ta gjejë!? do ta ketë më kollaj të fitojë llotarinë!!populli duhet të bëhet komandant,të marrë në dorë fatet e tij dhe të drejtojë ushtarët e tij!!
    boll më me enverin,ai bëri sa mundi dhe prishi po ashtu!!
    duhet të shohi se çduhet të bëjmë tashti!
    duhet të punojmë dhe jo të shpresojmë në “mesian” e radhës!!puna të mbush barkun dhe të rrit krenarinë,besimi!?vetëm se të budallalleps!!

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku June 26, 15:46

      Ceno, bravo!

      Reply to this comment
    • Amerikani June 26, 18:32

      Anticensure je i sakte. Keshtu tregohet historia jo bardh e zi. Pershendetje.

      Reply to this comment
    • Ballist i Lodhur nga Injorantet June 26, 21:13

      antiQensure ………….
      NA rrokanise ………………………….
      Vape andej o derman ?

      AntiQensura dhe Xhuxhumaku analizojne
      Enverin ?

      Haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

      Lamashi shane Sapunin ……………

      HyyyyyyyyyyyTtttttttttttttttttttttttttt
      Tutje , Di dhija se çeshte tagjia …………

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 June 27, 07:49

        o ballist injorant i lodhur prej vetvetes
        a ka mundësi të mos shpikësh idiotësira,emra sa herë do të hash mut??
        muti, mut mbetet sido që ta quash veten!!
        është e vërtetë se “Di dhija se çeshte tagjia”,dhija nuk di gjë,por duhet ta dish se tagjija nuk ja ka idenë se kush e ha dhe kush e dhjet pasi ta ket ngrënë!është një send,si ti,dhe sendet nuk kanë tru!!si ti!!
        na mbytën idiotët!!

        Reply to this comment
  4. Mark U.K June 26, 14:27

    Nga te kqijat e tij jan edhe bishtat qe ka lene mbrapa si puna e kti Brucit.Shko more car e ruaj lopt atj ne mal.Ju shkoni e beri homazhe e te tjert i bejn suren e .utin te koka.

    Reply to this comment
  5. Pellazgos June 26, 14:38

    Eshte hipokrizi dhe ironike qe nje popull si shqipetaret nuk arrijne te kuptojne se cfare eshte e kaluara,e tashmja dhe me e rendesishmja e ardhmja.
    Nuk e di nese keta bashibozuke qe festojne rizgjedhjen e nje Presidenti turk te mbushur me Xhamija,me shkolla turke,ne nje vend qe historia e ketij vendi eshte ndryshe nga keta barbare.
    Ne qofte se keta nuk “lexojne” se Historia e botes e ka njohur kete vend me emrin Epir,nuk e di qe bota mbretin Pirron qe shkoi te cliroi Magna Grecian nga barbaret e gladiatoreve Romake nuk ka as edhe nje dokument ne “gjuhen” e Arberit por me mijera Toponimesh,Shkrimesh,deklarime historianesh per rreth 2300 vje,Monumente te panumurta qe tregojne se ju jini thjesht barbare,njesoj si Sllavet e Shkupit jini katandisur duke perpjekur te ndertoni nje identitet fallco qe nje njeri me pak llogjike do cuditej se sa poshte kini rene.
    Nje nga ata ishte dhe antigreku,anti Epiroti Enver turku kur dihej nga te gjithe pervec “historianeve”shqipetare qe Barleti kete vend e quante Epir,ne jemi Epirote dhe Prijesi jone eshre Prijesi i Epirit,vazhduesi i Pirros,Mefas Aleksandros,Akilit etj.
    Cdo te thote Arber zoti Thano?
    Nuk e dime ne qe gjuha shqipe eshre e krijyar pas ardhjes se Turqise?

    Reply to this comment
    • Xxx June 26, 18:24

      Ore loqe qe loqe ngele ti. Ik o monarko fashist se na detyron te mbrojme Enverin tani. Ne 49 jua qiu racen ju monarko fashisteve greke. 300 te vrare dhe 270 rrober ju kapi e mijra te plagosur.
      Hajt i be shurren tani grek muti

      Reply to this comment
    • Babalja June 26, 18:30

      Arber do te thote ai qe te gamis miteren.

      Reply to this comment
    • I tille je , sa here hap gojen June 27, 20:39

      Nga te gjithe kokat e turbillta qe komentojne ketu , me i pa denji per te pranuar ne rrethin tone ,( pavareisht diversitetit per mendimet e vleresimet e seicilit ), mbetet kellira mesjetare bizantine , qe ashtu si ka petkun e zi te murgut prane kolonel Janulles , ashtu ka edhe shpirtin sterre te zi , e antishqiptar deri pertej varrit , eshte shqipfolesi kanceroz Pellazgaqis !

      Reply to this comment
  6. Mollosi June 26, 17:18

    E keqja me e madhe per Shqiperine, pas 500 vjet roberie nga osmanet, eshte Enveri me partine e tij !

    Reply to this comment
    • Arberia June 28, 22:34

      E keqja e Arberise eshte qe shumica e bijve te saj jane nga mendja, bole si puna jote

      Reply to this comment
      • Mollosi June 29, 10:08

        Enveri dhe partia beri qe shqiptaret te degjenerohen deri ne ate mase sa qe, kur ra partia, ne, pothuajse te gjithe, ishim ne gjendje qe te shisnim edhe b… vetem per nje camqakez apo per nje kanaqe “coca-cola”. Dhe kjo e keqe vazhdon akoma deri me sot, sepse disa, si puna jote, ende nuk mund ta kuptojne kete te keqe.

        Reply to this comment
  7. Plaku Xhuxhumaku June 26, 18:14

    O Gjon Bruçi, akoma nuk e ke marre vesh zotrote qe Komandanti Legjendar ka vajtur ne te s’emes? Ti pastroi sheshet e rruget sa te duash, hiq edhe te gjithe shurren dhe kakën, Komandant Bythoja nuk vjen me jo se nuk do, po ka marre fund me kohe. A more vesh o gjono?

    Reply to this comment
    • Babalja June 26, 18:27

      Po te ishe ti plako para xhaxhit te fryej ajo vegla thua?
      Kam frike se do i ktheje prapanicen qe te shpetoje se me Fevziun ndryshon puna. Ai ul koken dhe ngaterohet robi e mer per bythore.

      Reply to this comment
  8. Genci June 26, 18:59

    Llumi qe shkruan per llumin. e Gjirokastres.

    Reply to this comment
  9. guri malaj June 26, 20:21

    Të lumtë mendja e pena o Gjon Bruçi. Enver Hoxha jeton e do të jetojë në mendjen e zemrat e të gjithë atdhedashëve të ndërgjegjshëm në mendjet e zemrat e njerëzve vulnetmirë! Po të mos ishte Enver Hoxha ne do të ishim ca morracakë, as mish as peshk, gjysmë grekë e gjysmë serbë apo të nështruar plotësisht nga të huajtë, të pandjeshëm ndaj qenësisë sonë arbërore e shqiptare. Vetëm në epokëne tij krenarisht ka marrë kuptim shqiptarsia e ana njerëzore e jona, si dhe është ngjallur shpirti i shqiptarit, të cilin e mbytën shekujt e pushtimit nga të huajt e tradhtia e babëzia e këtyre tradhtarëve që u bënë shtrati i armiqve në trojet arbërore shqiptare. Lavdi jetës e veprës së tij! Nga Shqipëria përtej përtej drinit.

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku June 26, 22:16

      O guri pordha sa nga ju te ndergjegjshmit jeni ngelur akoma? He mo guri , jeni 200 me duket, tama si 200 petritat qe kendohet se themeluan putanen komuniste shqiptare. Ne fakt ate putanen e formoi Dushani me Velimirin. E leni shqiptaret, mos i ngaterroni me kopilin e derbederit te Gjirokastres. Shyqyr qe na shpetoi Zoti dhe e shpuri ne vërrën e halese, halene e haleve Enver Bytho Gjirokastren.

      Reply to this comment
  10. Ballist i Lodhur nga Injorantet June 26, 21:15

    antiQensure ………….
    NA rrokanise ………………………….
    Vape andej o derman ?

    AntiQensura dhe Xhuxhumaku analizojne
    Enverin ?

    Haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

    Lamashi shane Sapunin ……………

    HyyyyyyyyyyyTtttttttttttttttttttttttttt
    Tutje , Di dhija se çeshte tagjia …………

    Reply to this comment
  11. Rrapo Rrapavica June 27, 06:18

    O revanshiste te paguar dhe te degjeneruar te shitur dhe te prostituar me te gjitha agjenturat e huaja .Sado te perpiqeni me te gjitha mjetet dhe menyrat per te denigruar figuren e E.Hoxhes lodheni kot sic jane lodhur B.Fevziu K.Dervishi etj qe merren me denigrimin e tij.Te gjithe ju jeni Traper se Rruga “Enver Hoxha “eshte rruga 50 vjecare e epokes ze tij ,e skalitur ne kujtesen historike te kombit dhe nuk ka njeri dhe institucion ne bote ta zhbeje .Cdo perpjekje eshte dhe do te mbetet mjerane . Ai do te mbetet “Diktator i ndritur”sepse me dhune i futi njerzit ne shkolle per te mesuar ,me dhune per ti sheruar ,me dhune per te punuar ,me dhune per ti kulturuar .Por me dhune u shtypi koken edhe baballareve dhe te afermve te ketyre pinjolleve qe kane dale ne skene sot si minjte e halese dhe qe jane dekoruar nga nje president hale si kapter nishani .Si shpata e Demokleut u qendron mbi koke Hija e Enver Hoxhes ketyre pinjolleve qe behen trima tani me mullinjte e eres se deri dje ishin futur ne vrime te miut .Donkishotizmi i tyre do ngelet ne histori si njolla me e zeze e nje tradhetie kombetate per te zhbere mitin e nje legjendari.Koshi i plehrave i pret dhe Shtylla e Turpit.Nderkohe qe Obelisku i Enverit cdo dite e me teper lartesohet .Te mencurit heshtin . Budallenjve as perendite nuk u a kane dale .Prandaj eshte e kote te merresh me ta

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 June 27, 10:47

      Rrapo Rrapavica
      “Te mencurit heshtin . Budallenjve as perendite nuk u a kane dale .Prandaj eshte e kote te merresh me ta”
      më duket se ti nuk bën vënd tek këta që përmënd!!
      prandaj nuk ja vlen të merresh dh eme ty?!

      Reply to this comment
      • Shpellari i pa gjume June 27, 20:52

        Po ti , qe s`te pushon goja se pjerdhuri , me 10 komente dhe koshi i plehrave matufi xhuxhumaku , me disa te tjere , ku e ndjeni se futeni … , ” ne te mencurit qe heshtin…???!!! “

        Reply to this comment
        • Plaku Xhuxhumaku June 27, 22:23

          Jo shpellaro, nuk e di ku futet Ceni, megjithese nje barre mend me shume se ty duket ashiqare se i ka, po une me siguri futem ke ata qe ta shkelin librin e shtepise ty me gjithe ça ke ne te. E ik e flej tashti se kushedi ftillohesh.

          Reply to this comment
        • anticensurë25642654 June 28, 08:17

          duket që je shpellar,trukar!!
          ne nuk hyjmë tek të mënçurit,or debil!!
          ne nuk e dimë që “Te mencurit heshtin .”në këto raste!!
          sigurisht dhe ti o shpellar!!
          kur një njerri di se si funksionon diçka,por bën të kundërtën!?
          do të thotë o është i lig,o është budalla!!
          ai që se di!?
          të paktën sështë i lig,por as budalla!!
          maksimumi mund të jetë injorant!!
          ps:injorant është një person që ka mundësitë të dijë diçka por e lë pas dore!

          Reply to this comment
  12. M'hill Lèpusha June 27, 10:42

    Fotografia e mèsipèrme i pèrket legjendave… Shkrimi emocionant pèr njè udhèheqès tè pa arritshèm. Janè fjalè qè dalin tè pastèrta ashtu nè spontanitet nga Gjon Bruçi. Fjalè zemre qè janè thènè e do tè rrithuhen sa tè jetè mbi kètè tokè shqipètari i vèrtetè qoftè dhe i fundit. I mbushur thellè me lavdi tè pèrjetèshme Enver Hoxha !

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku June 27, 22:25

      M;hill me vjen keq po edhe ti ne vend te jesh me shpellarin bon tifo per Enverin? Ti paska shpelare trute ai i kshillit or taj.

      Reply to this comment
      • M'hill Lèpusha June 28, 11:11

        Plaku Xhu…po tè vika keq pèr mua malsorin qè nuk jam me ty e me shpellarèt…. jam rritur me ajrin e pishave e me ujin e ftohtè tè burimit, nè mes luleve tè livadheve e bagètive qè kullosin…qumèsht dhie e djath delje, mish nè hell e raki skrapari. Besèn ja dhamè Enverit dhe kurrè shpellarit tè Viçidollit. Ai i kshillit po mka shpèrla topet se trunin e kam tè kthjellèt… Ndoshta ti je pèr tè ardhur keq pèr bujtinat e tua nè Spaç dhe Burel, gjithseicili atè qè meriton.

        Reply to this comment
  13. NNP June 27, 11:41

    Enveri nuk ka me tani nevoje per ne por Shqiperia e shqiptaret e te gjitha brezave qe vijne do ta kene mesi ENVER HOXHEN!

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 June 27, 12:31

      enveri bëri sa mundi,sa ishte gjallë,mirë dhe keq!!
      na la për të mësuar shumë!
      na la për të mësuar si nga e mira dhe nga e keqja!!
      problemi është se si mësojmë ne!?
      anapolla!?
      të paktën deri tashti??

      Reply to this comment
  14. demo June 27, 17:30

    Te pastrojme rruget dhe sheshet nga enveri dhe nga MODELI QE LA PAS ENVERI.

    Reply to this comment
  15. Mark .U.K June 27, 19:28

    Aq sa zgjati okupimi komunist,aq do duhet te hiqet era e keqe e tij.

    Reply to this comment
  16. Plaku Xhuxhumaku June 27, 22:28

    Qe ne fotografi duket si kishte katandisur ky udheheqesi legjendar, nje i rrjedhur qe nuk merrte vesh ku ishte. Ata oficeret duken te gjithe si koqe kandari me veshtrim te friksuar se moa atij vampirit te plakur i tekej per ndonje pike gjak ne ate moment dhe mjere kujt ia vinte gishtin.

    Reply to this comment
    • antiharresa June 28, 21:28

      Kryesorja eshte qe Enveri nuk e rruajti @arin per asnje sa ishte gjalle .Normal qe pas vdekjes se tij egzistojne edhe bushtra burra si ti qe behesh trim pas beteje.Nejse kush po ta @i sumen ty mor djathtosh i cekut te bardhe dhe lepires bolesh te ish komunistave ,ne krye te djathtosheve.

      Reply to this comment
      • Plaku Xhuxhumaku June 29, 01:33

        Tamam ate po them edhe une, qe Enveri nuk e ruajti, beri ate qe i deshi bytha dhe kete ju vejushat e tij dhe muti qe ka lene pas e quani per gje te madhe e na e beni edhe hero edhe legjendar. Or ti antiharresa, nqs ty te pelqen te kesh mbi krye nje qe nuk e rruan [email protected] ti qofsh i lumtur, Ketu nuk eshte as pune lepirje, as pune e djathte as pune e majte, eshte pune bon sensi (nqs Enveri ta lejon ta kuptosh se c’domethen) dhe ketu nuk ka trimeri pas beteje. Ketu ka deshperim pas betejes se humbur me historine dhe ju koqet qe akoma nuk e kuptoni qe e keni ngrene nga prapa sa krahu nga heroi juaj legjendar.

        Reply to this comment
  17. RAKO June 27, 22:34

    NUK IA VLEN TE FUTESH NE KETE DISKUTIM LLUMESH POR ME BENE PERSHTYPJE KJO FOTO KU NE FAKT JANE ATA QE RAMIZ ALIA SOLLI NE USHTRI PER TE BERE PARAPERGATITJEN E SHPARTALLIMIT TE SAJ:LLACIFACIN PROKOP MURRA,KICO MUSTAQIN,SALI DIBREN ,ALI VUKATANEN E KOMPANI!

    Reply to this comment
  18. Lexuesi i durueshem June 28, 06:55

    Falenderim pa fund, i nderuar Gjon Bruçi!
    Shkrim real me te verteta te padiskutueshme dhe te paasgjesueshme ne te gjitha kohet, qe do te vijne me pas.
    Jane ca horra ketu, qe s’kane pune e zanat, vetem dine te shajne dhe ofendojne.
    Keta nuk jane shqiptare, pa ç’ka se shkruajne ne kete gjuhe. Jane mercenare, te shitur, zgjebarake, antishqiptare, ashtu siç eshte e tere opozita antishqiptare aktualisht.
    Te mos merzitemi me ‘ta, t’i meshirojme dhe me durim t’u themi se kush jane e sa vlejne.
    Nderim vepres se Burrit te Dheut, Enver Hoxha!
    Te mos shohesh veprat e tij, do te thote te jesh miop.
    Te mos kuptosh rrethanat ne te cilat qeverisi dhe udhehoqi vendin Enver Hoxha (i rrethuar nga armiq te brendshem dhe te jashtem, Evropa dhe ShBA e luftonin pa reshtur), do te thote te jesh idiot ose i antishqiptar.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 June 28, 09:52

      kur mbrrita në këtë pikë të komnetit tënd “Jane mercenare, te shitur, zgjebarake, antishqiptare, ashtu siç eshte e tere opozita antishqiptare aktualisht.”,desha të të shtroja një pyetje,por për fat e lexova të gjithën!!
      dhe përgjigjen e mora “Enver Hoxha (i rrethuar nga armiq te brendshem dhe te jashtem, Evropa dhe ShBA e luftonin pa reshtur)”!
      lali do të falenderohet ai që do të shkruaj për enverin ashtu si ishte dhe jo ashtu si i pëlqen,si do që të ket qënë!!
      pra enver nuk ishte vetëm i bardhë,nuk ishte vetëm i zi,por ishet brënda spektrit të dritës!
      të dukshme dhe të padukshme,nga syri i njeriut!!
      enveri nuk ishte ajo që bëri gjat jetës së tij,por dhe ajo që la pas!!
      dhe kjo e parë në tërë spektrin e saj të dritës!!
      duhet ta dish,nëse nuk e di akoma,o lexues i (pa)durueshëm,se ku ka dritë!?
      ka pa tjetër HIJE!!
      po mohove HIJEN,në të njëjtën kohë ke mohuar dhe dritën!!

      Reply to this comment
  19. vasili June 28, 12:34

    Kjo gazete vazhdon te mbyse veten.

    Reply to this comment
  20. .......... June 28, 23:51

    plaku xhuxhumaku ka qen komunist e njof un por esht nje pusht burr pa moral qe se ka shokun mos u merni me te ,esht lafarak qe kerkon te haj dhe perfitoj ne xhdi sitem ,RRESPEKTE ENVER HOXHES ATIJ BURRI SHTETI QE TRADHTARVE TE KOMBIT I DHA PLUMBIN DHE ZORRAXHIT DHE LLUMIN E FUTI NE BURG .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*